AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

Publikimi dhe fshirja e një thirrjeje për donacione nga qendra më e madhe shëndetësore e vendit rikthen vëmendjen te financimi dhe efikasiteti i sistemit mjekësor, ndërkohë që QSUNT këmbëngul se ka fonde të mjaftueshme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
54 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca polivalente në spitalin qendror në QSUNT. Foto: Esmeralda Keta,

Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një listë të gjatë mungesash, duke kërkuar donacione nga individë dhe kompani biznesi.

Lista përfshinte kërkesa për pajisje logjistike si kompjuterat dhe printerat, por edhe për aparatura të rëndësishme jetëshpëtuese, mes të cilave 15 respiratorë, 6 defibrilatorë, 3 aparate anestezie e deri te barelat për transportimin e pacientëve.

Kërkesat për donacione të QSUNT u bënë publike nga gazetari Osman Stafa si pjesë e një debati për prioritetet e qeverisë shqiptare, që pasoi vendimin për të paguar nga fondi i emergjencës 4.3 milionë euro për koncertin e reperit amerikan, Kanye West.

Menjëherë pas publikimit, QSUNT fshiu mëngjesin e 14 korrikut nga serverat e saj shtatë skedarë me dokumente, përfshirë edhe kërkesat për donacione të pajisjeve logjistike dhe mjekësore, me argumentin se dokumentet “e kishin humbur aktualitetin”.

Megjithatë, ky episod e mban hapur debatin e financimit të varfër të sistemit shëndetësor në Shqipëri si dhe efikasitetin e shpenzimeve të buxhetit spitalor.

Edhe pse thirrjet për donacione nga institucionet publike nuk janë të paligjshme, ato ekspozojnë sipas ekspertëve, një krizë të thellë financiare dhe strukturore në QSUNT.

“Pranimi i donacioneve nuk është i paligjshëm, por sigurisht që ato nuk duhet të jenë rruga parësore për kompletimin e spitaleve,” thotë Eglantina Bardhi, drejtore ekzekutive e organizatës “Together for Life”.

“Sektori i shëndetësisë është i keqfinancuar dhe fakti që nuk ka buxhet, që ka keqmenaxhim dhe korrupsion, na përball vazhdimisht me krizë të përhershme”, theksoi ajo.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i hodhi poshtë pretendimet për mungesë fondesh dhe transparence në një përgjigje me shkrim për BIRN. Institucioni deklaroi se publikimi i thirrjeve për donacione përfaqëson thjesht “një mekanizëm plotësues” të parashikuar nga ligji dhe nuk nënkupton pamundësi të spitalit për të ofruar shërbime.

Lidhur me fshirjen e listave në orët e mëngjesit pas denoncimit, QSUNT pretendoi se dokumenti “kishte humbur aktualitetin”, pasi pjesa dërrmuese e nevojave ishte adresuar ndërkohë përmes procedurave të prokurimit publik.

“Për këtë arsye, përditësimi i fundit në faqen zyrtare të QSUNT nuk ka pasur për qëllim kufizimin e aksesit në informacion publik, por pasqyrimin e gjendjes aktuale,” argumentoi spitali.

Shqetësimi kryesor mbetet imazhi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është institucioni më i madh shëndetësor në Shqipëri dhe e vetmja qendër terciare e shëndetit në vend. QSUNT trajton rastet më komplekse që referohen nga i gjithë sistemi shëndetësor, ndërkohë që shërben edhe si bazë për mësimdhënien dhe kërkimin mjekësor universitar.

QSUNT mbështetet te prokurimet publike si rruga kryesore për ofrimin e shërbimeve, por përballet shpesh me mungesa të përsëritura në medikamente dhe pajisje diagnostikuese.

Sipas Bardhit nga “Together For Life”, mungesat e përsëritura nuk vijnë vetëm për shkak të problemeve financiare, por edhe si produkt i vendimmarrjeve administrative që dështojnë të përkthejnë buxhetin në qëndrueshmëri shërbimesh mjekësore.

“Këto mungesa bazike nuk shikohen me prioritet për t’u plotësuar,” thotë Bardhi.

Sipas saj, kriza është edhe më e thellë, pasi në mjaft raste edhe kur ka aparatura të avancuara, ka mungesë personeli për t’i përdorur.

“Thembra e Akilit” e sistemit shëndetësor është buxheti i pamjaftueshëm. Sipas Bardhit, donacionet, në të cilat është angazhuar edhe organizata që drejton, nuk mund ta mbushin boshllëkun që krijohet nga kjo mungesë.

Publikimi i listës për donacione dhe fshirja e kësaj liste më pas nga QSUNT tregojnë sipas Bardhit se autoritetet e ndiejnë presionin publik, por shqetësimi i tyre kryesor mbetet imazhi.

“Ata mendojnë se u është cenuar imazhi, gjë që nuk më duket mbrojtje legjitime, as e qeverisë as spitalit, para kontrastit të madh mes mungesës së buxhetit në spital dhe financimit të një  koncerti”, tha Bardhi.

Gazetari i Neës 24, Osman Stafa, i cili bëri publike listat e donacioneve, thotë se problemi i vërtetë shtrihet përtej mosfinancimit, duke përfshirë edhe keqmenaxhimin e burimeve ekzistuese. Buxhetet e kufizuara, sipas tij, rëndohen më tej nga mënyra e administrimit të tyre, duke krijuar terren për kriza.

Edhe Stafa mendon se drejtuesit shqetësohen më shumë për dukjen.

“Problemi është që nuk vë njeri dorë. Më shumë se për problemet, ata kujdesen që problemet të mos dalin në media,” tha gazetari.

Megjithatë, debati i krijuar pas publikimit të kërkesës për donacion në një krah dhe financimit të koncertit në anën tjetër, ka krijuar sensibilitet.

“Mjekët, ato kontakte që kam, më thonë që u bë shumë mirë. Më thonë ‘ne i kemi të nevojshme, shyqyr që u identifikua dhe u bë e madhe,” tha Stafa duke iu referuar debatit.

QSUNT këmbënguli se ka financim të mjaftueshëm dhe se publikimet për donacione nuk kanë të bëjnë me mungesë buxheti.

“Nevojat për pajisje mjekësore, infrastrukturë dhe materiale pune adresohen nëpërmjet planifikimit buxhetor vjetor, programeve të investimeve, procedurave të prokurimit publik, si dhe burimeve të tjera të ligjshme të financimit,” tha QSUT, e cila shtoi se thirrja “u mundëson subjekteve të interesuara të kontribuojnë vullnetarisht…”.

QSUNT sqaroi gjithashtu se thirrja për donacione ishte bërë në fillim të vitit dhe se gjatë zbatimit të buxhetit, një pjesë dërrmuese e këtyre nevojave është adresuar dhe mbuluar nëpërmjet procedurave të prokurimit publik.

Megjithatë, kritikët thonë se problemet e qendrës spitalore më të rëndësishme në vend janë shumë herë më të mëdha sesa paraqiten.

Stafa përmend dhënien me koncesion të shërbimeve të rëndësishme si ai i analizave si njërin prej problemeve, që sipas tij, mund të lërë pacientët të pambuluar sapo këto limite plotësohen, duke i detyruar ata të gjejnë zgjidhje alternative në sektorin privat.

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si menaxhohen paratë, pasi shpesh gjendet para situatave ku ilaçe të tenderuara për dy vjet mungojnë menjëherë pas vitit të parë.

“Problemi më i madh është korrupsioni në spital, në kontratat e mëdha me kompani farmaceutike, në tendera me probleme. Kjo e çon buxhetin në zero,” tha Stafa.

Edhe Bardhi e sheh situatën me pesimizëm. Sipas saj, buxheti i vogël për shëndetësinë dhe reformat e pasuksesshme të vetëfinancimit e menaxhimit kanë krijuar probleme shtesë, pa zgjidhur problemet që spitalet kishin, pasi nuk kanë sjellë të ardhura.

Në këto kushte, mbështetja te donacionet dhe shoqatat e huaja kthehet në një mjet mbijetese.

“Shpesh spitalet përfitojnë barna në prag skadence nga firmat farmaceutike (si në rastin e Faktorit 8), si një formë dhurimi e diktuar nga rrethanat,” tha Bardhi për BIRN.

QSUNT këmbënguli se ka kapacitet për të ofruar shërbimin dhe se po punon për ta përmirësuar atë.

“QSUNT mbetet e angazhuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, si dhe garantimin e transparencës dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksioneve të saj,” deklaroi QSUNT.

 

Etiketa: Eglantina BardhiFinancimi i mjekesiseKanye WestOsman StafaQendra Spitalore Universitare Nënë TerezaSistemi shendetesorThirrja per donacione
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

09:38 | 26/07/2026
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

16:54 | 24/07/2026
prokuroria fier

Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro

15:01 | 24/07/2026
stop the violence in iran (53807191798)

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

13:34 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.