AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

Në vetë themelet e Republikës Islamike është e rrënjosur një doktrinë që lejon shtypjen e pakufizuar të popullsisë dhe mobilizimin e të gjitha burimeve të shtetit për të ruajtur sistemin. Kjo shpjegon pse SHBA-ja dhe Izraeli gabuan kur pritën që regjimi të ndryshonte sjellje, e aq më pak të rrëzohej nga vetë populli iranian.

Pegah BanihashemingaPegah Banihashemi
17 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
stop the violence in iran (53807191798)
Foto ilustruese: Wimiedia Commons.

Ndërsa ceremonia mortore e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i vrarë në valën e parë të sulmeve ajrore SHBA-Izrael në shkurt, po afronte drejt dundit, nga jugu i Iranit u dëgjuan sërish zhurma të forta bombardimesh. Por, si gjatë ritualeve mortore ashtu edhe gjatë rifillimit të sulmeve ajrore, një institucion shtetëror nuk e ndërpreu asnjëherë ritmin e tij: makineria e ekzekutimeve. Protestues të arrestuar së fundmi në rrugë dhe të burgosur politikë të mbajtur prej vitesh po ekzekutohen me një ritëm të përshpejtuar.

Strategjia e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit duket se është mbështetur në bindjen se një luftë rraskapitëse, e shoqëruar me kërcënimet spektakolare të presidentit amerikan Donald Trump, do ta detyronte Republikën Islamike të ndryshonte mënyrën se si sillet me popullin e saj dhe me botën, ose do të nxiste një numër të mjaftueshëm iranianësh të dilnin në rrugë për të rrëzuar regjimin. Zhvillimet e muajve që pasuan shkurtin kanë treguar se ky vlerësim ishte i gabuar.

Udhëheqësi i parë suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, e ndërtoi të gjithë sistemin mbi një parim të thjeshtë, por të pamëshirshëm: çdo veprim kundër regjimit ose aparatit shtetëror duhet të ndëshkohet në mënyrën më të ashpër të mundshme, pa asnjë tolerancë. Zyrtarëve u lejohet të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sistemin, edhe nëse kjo nënkupton shkeljen e vetë parimeve themelore fetare mbi të cilat ai pretendon se mbështetet.

Khomeini e predikoi për vite me radhë doktrinën e kujdestarisë së juristit islam mbi shtetin (velayat-e faqih) përpara Revolucionit Islamik të vitit 1979. Por vetëm pasi mori postin e Udhëheqësit Suprem u bë e qartë shtrirja e plotë e kësaj doktrine. Në janar të vitit 1988, në një letër drejtuar presidentit të atëhershëm, Ali Khamenei, ai deklaroi se interesat e shtetit islamik kishin përparësi ndaj të gjitha detyrimeve “dytësore” fetare, përfshirë faljen, agjërimin dhe pelegrinazhin në Mekë. Ky interpretim i zgjeruar u bë i njohur si “kujdestaria absolute e juristit” (velayat-e motlaqeh-ye faqih).

Me fjalë të tjera, në themelet e Republikës Islamike është ngulitur një doktrinë që legjitimon shtypjen e pakufizuar të popullsisë dhe mobilizimin e plotë të burimeve shtetërore në emër të mbijetesës së sistemit. Pavarësisht se cili ajatollah është në pushtet ose kush përbën rrethin e tij të afërt, kjo doktrinë mbetet e pandryshuar.

Kjo është arsyeja pse brezi i tretë i lidershipit, që tani ka marrë në dorë frenat e pushtetit, nuk sillet dhe nuk pritet të sillet ndryshe nga paraardhësit e tij. Kjo përfshin edhe përdorimin e Gjykatave Revolucionare—të krijuara fillimisht për të trajtuar vetëm çështje të veçanta, si akuzat për spiunazh—si tribunale që japin dënime me vdekje ndaj kujtdo që shpreh qoftë edhe kundërshtimin më të vogël ndaj rendit ekzistues. Edhe pse të pandehurit përballen me akuza tepër të rënda, ata gjykohen pa pasur as të drejtën e një avokati mbrojtës të pavarur.

Irani e kishte përshkallëzuar ritmin e ekzekutimeve shumë kohë përpara se të niste lufta. Sipas Amnesty International, gjatë vitit 2025 u regjistruan të paktën 2,159 ekzekutime, më shumë se dyfishi i numrit të një viti më parë. Lufta nuk i pengoi autoritetet iraniane ta vazhdonin këtë fushatë. Pa u ndalur as nga bombardimet dhe as nga festimet e Vitit të Ri Pers, aparati shtetëror i represionit ka kryer të paktën 40 ekzekutime për akuza me motive politike që nga shkurti i vitit 2026.

Pas armëpushimit të 27 marsit, organizata Iran Human Rights dokumentoi një rritje të ndjeshme të ekzekutimeve krahasuar me muajin pararendës, me të paktën 101 ekzekutime të kryera vetëm gjatë qershorit. Pavarësisht luftës, Irani ka ekzekutuar të paktën 413 persona këtë vit dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se synon të ndryshojë kurs. Aktualisht, dihet se më shumë se 70 protestues ndodhen në pritje të ekzekutimit në një burg të vetëm në Isfahan, ndërsa të paktën 26 prej tyre janë transferuar tashmë në izolim, në pritje të ekzekutimit të afërt. Siç është shprehur drejtori i Iran Human Rights, “Numri real i dënimeve me vdekje të dhëna në mbarë vendin është shumë më i lartë sesa është vlerësuar deri tani.”

Kjo na rikthen te supozimi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se populli iranian do të ngrihet kundër regjimit. Edhe pse represioni i skajshëm e dekurajon kundërshtimin, ai mund të shërbejë edhe si nxitës i rezistencës, sidomos kur shoqërohet me vështirësi të zgjatura ekonomike dhe presion të fortë shoqëror. Në Iran, edhe ata që prej kohësh kanë shpresuar për reforma të mirëfillta brenda regjimit, e jo për rrëzimin e tij, janë zhgënjyer vazhdimisht.

Pakënaqësia popullore dukej se po arrinte kulmin përpara se të fillonin sulmet amerikano-izraelite, kur dhjetëra mijëra iranianë dolën në rrugë për të protestuar. Besnike ndaj doktrinës së Khomeinit, përgjigjja e Republikës Islamike ishte një masakër. Qeveria iraniane ka pranuar zyrtarisht vdekjen e 3,117 protestuesve. Ndërkaq, HRANA, një agjenci lajmesh e themeluar nga aktivistë iranianë të të drejtave të njeriut, e vlerëson numrin e konfirmuar të viktimave në mbi 6,000, ndërsa disa burime besojnë se bilanci i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë—17,000, madje edhe 36,500.

Menjëherë pasi iranianët përjetuan këtë shtypje të përgjakshme, mbi vend nisën të binin bombat amerikane dhe izraelite. Trump, me sa duket, shpresonte se kjo do ta shndërronte protestën në revolucion. Por, pas gjithë asaj gjakderdhjeje, shoqëria iraniane nuk u ngrit sërish në protesta. Përkundrazi, frika—e ushqyer edhe nga propaganda—se Irani mund të copëtohej territorialisht shkaktoi një alarm të madh. Brenda natës, entuziazmi për ndryshimin e regjimit u zëvendësua nga përçarje të thella dhe mosmarrëveshje mes vetë iranianëve, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë. Si pasojë e kësaj pasigurie dhe ndjenje tjetërsimi, shumë njerëz u lidhën edhe më fort me sistemin që më parë kishin dëshiruar ta shihnin të rrëzuar.

Kjo frikë nga copëtimi i vendit nuk duhet parë si shenjë dobësie psikologjike, por si një reagim racional përballë zgjedhjes mes një të keqeje dhe një të keqeje edhe më të madhe. Pikërisht mbi këtë dilemë mbështetet edhe efektiviteti i doktrinës themelore të Republikës Islamike. Kostoja e ruajtjes së gjendjes ekzistuese është e lartë, por shumë iranianë kanë arritur në përfundimin se kostoja e shembjes së shtetit dhe e fragmentimit të vendit do të ishte edhe më e rëndë.

Tashmë duhet të jetë e qartë se një luftë rraskapitëse jo vetëm që nuk mjafton për ta rrëzuar Republikën Islamike, por në fakt po forcon shanset e regjimit për të mbijetuar. Në vend që t’i detyrojë udhëheqësit iranianë të çmontojnë mekanizmat më brutalë të represionit, çdo valë e re sulmesh u jep atyre justifikime dhe mjete të reja për shtypje: më shumë arrestime, më shumë dënime dhe më shumë ekzekutime.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why Iran Won’t Change

Etiketa: Donald TrumpIraniIzraeliSHBA
stop the violence in iran (53807191798)

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

13:34 | 24/07/2026
veliaj ne gjykate

Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

12:50 | 24/07/2026
boci mazniku

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:12 | 24/07/2026
policia 1

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës

18:49 | 23/07/2026
policia 2

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

14:35 | 23/07/2026
toronto wildfire smoke july 15, 2026

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

12:54 | 23/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.