AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

Pas 54 ditësh në protesta të përditshme, qindra protestues dhe punonjës të policisë u përplasën të enjten përpara parlamentit, duke shkaktuar disa të lënduar dhe të shoqëruar nëpër komisariate. Forcat e rendit përdorën spraj me piper dhe ujë me presion, ndërsa qytetarët u kundërpërgjigjën duke sulmuar me vezë e domate.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
20 seconds më parë
në Lajme, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia 2
Një protestues qëndron me duar të lidhura përpara punonjësve të policise. Foto: LSA.

Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve.

Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e deputetëve. Kur tentativa për t’i larguar protestuesit dështoi, policia përdori spraj me piper dhe ujë me presion për të shpërndarë protestën.

Protestuesit u kundërpërgjigjën duke goditur me vezë dhe domate ndaj policisë dhe ndaj makinave të deputetëve që hynë në parlament për seancën plenare. Kjo e ktheu zonën ku po zhvillohet protesta në një shesh të mbuluar nga vezët dhe domate.

Të paktën një punonjës policie dhe një protestues u lënduan për shkak se gjatë përplasjes u përdorën gurë. Dhjetëra protestues ndërkohë patën probleme për shkak të përdorimit të lëndëve kimike në ujë dhe disa prej tyre patën nevojë për trajtim mjekësor në urgjencë.

Protesta përpara parlamentit është pjesë e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila u thirr për shkak se deputetët u mblodhën në seancën e fundit të sesionit. Protesta antiqeveritare, e cila kërkon gjithashtu ndryshimin e kastës politike që ka dominuar tranzicionin në Shqipëri vazhdon prej 54 ditësh, por asnjëra prej kërkesave nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Pas përplasjes së mëngjesit, protestuesit nuk u shpërndanë por u vendosën në disa prej rrugëve prej nga pritet të dalin apo hyjnë deputetët. Ndërkohë, një grup i vogël i vendosur përbri qendrës tregtare “Toptani” u përplas edhe disa herë të tjera me policinë dhe përdori vezë, shishe uji dhe domate kundër makinave dhe punonjësve me skafandra që bllokojnë rrugën. Protestuesit hodhën të njëjtat parulla, ata thirrën për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuzuan policinë se po i shërbente krimit. “O bobo ça na ka gjet, parlament analfabet”, ishte një prej koreve, shoqëruar me “Parlament i krimit” apo “Rama në burg e Berisha në burg”.

Gjatë kohëzgjatjes së protestës, e cila nisi rreth orës 8 të mëngjesit dhe vijon ende edhe pas orës 13:30 të mesditës, disa prej protestuesve që u gjetën nga policia të veçuar nga grupi kryesorë u shoqëruan me forcë për në komisariate. Bashkëshortja e një prej të shoqëruarve i tha BIRN se ai u ndalua pasi kishte shtyrë një kazan mbeturinash.

“Ne kemi dalë për të protestuar se kemi hallet tona, kemi 6 fëmijë”, tha gruaja, pasi i shoqi u mor me forcë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kryqëzimin pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Policia nuk ka shpërndarë ende një deklaratë për numrin e protestuesve të shoqëruar. Përfaqësues të Partisë Socialiste në parlament i akuzuan protestuesit për terrorizëm, ndërsa opozita bëri thirrje që policia të ndalonte dhunën ndaj protestuesve.

policia 5
Një protestues i plagosur duke u transportuar në spital. Foto: LSA.
policia 1
Një kordon policie duke ndaluar protestuesit që t’i afrohen parlamentit. Foto: LSA.
policia 4
Një protestues shpërndan lule ndaj punonjësve të policisë. Foto: LSA.
Etiketa: Parlamenti i ShqipërisëPolicia e ShtetitProtesta
policia 2

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

14:35 | 23/07/2026
toronto wildfire smoke july 15, 2026

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

12:54 | 23/07/2026
Debat në KLP për mosekzekutimin e një vendimi të formës së prerë

KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi

12:06 | 23/07/2026
apeli administrativ

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

07:44 | 23/07/2026
SPAK

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

19:45 | 22/07/2026
Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

15:30 | 22/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.