AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

Për herë të parë, një fuqi e madhe ka ndërmarrë hapa për t'u vendosur një çmim dëmeve klimatike që kapërcejnë kufijtë shtetërorë – në këtë rast, zjarreve masive pyjore – dhe për të kërkuar kompensim në mënyrë të njëanshme. Ajo që deri më tani konsiderohej një çështje e zhvillimit, e sigurimeve ose e llogaritjes së emetimeve është shndërruar në një mosmarrëveshje për sigurinë dhe tregtinë mes dy ekonomive të G7, duke krijuar një precedent që vende të tjera mund të përpiqen ta ndjekin.

Vera SongwengaVera Songwe
13 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
toronto wildfire smoke july 15, 2026
Tym nga zjarret mbi Toronto, 15 korrik 2026. Foto: Wikipedia.

Duke filluar nga mesi i dhjetorit 2025, Afrika Jugore përjetoi muaj të tërë reshjesh të pandërprera. Ujërat e përmbytjeve përpinë rrugë, ura, klinika dhe shkolla në provincën Gaza të Mozambikut, duke prekur më shumë se 700,000 njerëz dhe duke zhvendosur mbi 200,000 të tjerë. . Deri tani janë regjistruar rreth 300 viktima, ndërsa pas përmbytjeve u përhapën edhe sëmundje që transmetohen përmes ujit. Vetëm pak javë më vonë, organizata World Weather Attribution arriti në përfundimin se ndryshimet klimatike i kishin bërë reshjet rreth 40% më intensive.

Më pas, komuniteti ndërkombëtar i donatorëve reagoi si zakonisht sa herë që një fatkeqësi klimatike godet Afrikën ose një vend tjetër në zhvillim. Përgjegjësia iu faturua ndryshimeve klimatike, të trajtuara si një dështim kolektiv dhe abstrakt, pa një autor të qartë. Viktimat ishin të varfër, por askush nuk mund të identifikohej si fajtor konkret. Si rrjedhojë, askush nuk mbajti përgjegjësi dhe askujt nuk iu kërkua të paguante.

Por kjo logjikë mund të ketë marrë fund, jo në Maputo, por nën qiellin e mbuluar nga tymi mbi Nju-Xhersi. Kur tymi i qindra zjarreve pyjore në Kanada e mbuloi me një ngjyrë portokalli një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke ngritur shqetësime se edhe ngjarja sportive më e ndjekur në botë mund të prekej, Presidenti Donald Trump nuk bëri thirrje për bashkëpunim apo ndihmë të ndërsjellë. Përkundrazi, ai kërkoi përgjegjësi. Sipas tij, SHBA-ja ishte “pushtuar pa arsye” nga ndotja që vinte nga Kanadaja. Ai akuzoi qeverinë kanadeze për neglizhencë të qëllimshme në menaxhimin e pyjeve dhe kërkoi vendosjen e tarifave më të larta ndaj saj.

Politika e ndryshimeve klimatike duket se ka hyrë në një fazë të re. Për herë të parë, një fuqi e madhe kërkon t’i japë një kosto dëmeve klimatike që kalojnë kufijtë shtetërorë dhe të sigurojë kompensim në mënyrë të njëanshme (në këtë rast nga një mik, fqinj dhe aleat). Një çështje që deri dje trajtohej si problem i zhvillimit, i sigurimeve ose i llogaritjes së emetimeve është shndërruar në një mosmarrëveshje dypalëshe për sigurinë dhe tregtinë mes dy vendeve të G7. Po dëshmojmë konfliktin e parë ndërkombëtar të sigurisë të nxitur nga ndryshimet klimatike.

Ironia është e madhe. Kryeministri kanadez Mark Carney kaloi një dekadë si një nga zërat më me ndikim në botë për financat dhe ndryshimet klimatike. Si bankieri qendror i parë që paralajmëroi për “tragjedinë e horizontit”, ai i hapi rrugën industrisë financiare që ta trajtonte ndryshimin klimatik si një burim rreziku financiar – si për shkak të dëmeve fizike që sjell klima, ashtu edhe për shkak të pasojave ekonomike të tranzicionit drejt një ekonomie me emetime më të ulëta.

Megjithatë, si kryeministër, Carney përballet me presion nga një koalicion i brendshëm që kërkon zgjerimin e prodhimit të naftës dhe gazit, si edhe nga administrata amerikane, e cila po përdor tarifat si mjet presioni për të nxitur më shumë nxjerrje të lëndëve djegëse fosile, më shumë gazsjellës dhe përdorim më të madh të të njëjtave lëndë që po kontribuojnë në shtimin e shpeshtësisë dhe intensitetit të zjarreve pyjore. Ky episod tregon se shkenca nuk do të jetë ajo që do të përcaktojë se kush duhet të mbajë kostot e ndryshimeve klimatike. Përkundrazi, këto kosto do të shfrytëzohen si instrument politik nga ata që kanë fuqinë për të imponuar vullnetin e tyre. Tymi është kanadez, karboni është global, ndërsa tarifa është amerikane. Ky model nuk është i panjohur për vendet në zhvillim. Që në vitin 2019, G20-a ndaloi financimin shumëpalësh të projekteve të kërkimit për naftë dhe gaz në vendet në zhvillim, thjesht sepse kishte fuqinë ta bënte këtë, pa marrë parasysh pasojat që kjo do të kishte për rritjen ekonomike të tyre.

Mosmarrëveshja mes SHBA-së dhe Kanadasë shënon fillimin e një epoke të re, sepse ligjet e fizikës garantojnë se raste të tilla vetëm do të shtohen. Zjarret që përfshinë Los Anxhelesin në janar 2025 ishin ndër katastrofat më të kushtueshme të regjistruara ndonjëherë, por dëmet e tyre mbetën brenda kufijve të një shteti. Kjo nuk do të ndodhë gjithmonë. Tymi, ujërat e përmbytjeve dhe migrimi i shkaktuar nga thatësira nuk njohin kufij shtetërorë. India, Pakistani dhe Kina ndajnë lumenj që burojnë nga Himalajet; gjashtë shtete tashmë përplasen për kontrollin e rrjedhës së lumit Mekong; Senegali po përballet me sasi gjithnjë e më të mëdha pluhuri saharian që vjen nga Mauritania; ndërsa valët e njerëzve të zhvendosur ushtrojnë vazhdimisht presion mbi Evropën.

Secili prej këtyre rasteve përfaqëson një “tarifë tymi” të mundshme. Nëse Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa për tymin që vjen nga Kanadaja, atëherë pse Mozambiku – një vend që po vuan pasojat e një problemi që nuk e ka shkaktuar vetë – të mos ketë të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga ndotësit më të mëdhenj? Shtetet e vogla ishullore e kanë çuar tashmë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. A nuk mund ta përdorin ata tani qëndrimin e SHBA-së si provë se dëmet klimatike përbëjnë një cenim ndërshtetëror për të cilin mund të kërkohet përgjegjësi? Nëse këto dëme janë vërtet reale, të matshme dhe të atribuueshme, atëherë dikush duhet të paguajë për to.

Në fakt, kostoja ekonomike e një reagimi ndaj ndryshimeve klimatike të militarizuar dhe të mbështetur në logjikën “secili për vete” është shkatërruese. Nëse Evropa do të përqafonte një qasje të tipit “kështjellë e rrethuar”, procesi i dekarbonizimit do të ngadalësohej dhe kontinenti do të humbiste rreth 14% të prodhimit të tij të mundshëm deri në vitin 2050. Kompanitë e sigurimeve paralajmërojnë se fragmentimi tashmë po e bllokon kapitalin brenda kufijve kombëtarë, duke krijuar grupe rajonale rreziku që janë tepër të ngjashme për të shpërndarë efektivisht rrezikun dhe duke bërë që mbulimi me sigurim të tërhiqet nga zonat ku rreziku është më i përqendruar. Përdorimi i tarifave si përgjigje ndaj dëmeve klimatike thjesht do t’i përshpejtojë këto prirje.

Në vend që të improvizojnë zgjidhje sa herë që shpërthen një krizë e re, politikëbërësit duhet të përqendrohen në tre përparësi. E para është ta trajtojnë rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike si një element të sigurisë së përbashkët. Carney ka të drejtë kur thekson se lufta kundër ndryshimeve klimatike është përgjegjësi e çdo vendi, por mesazhi i tij deri tani ka rënë në vesh të shurdhër. Pavarësisht dekadave të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Kanadasë në luftën kundër zjarreve pyjore, tarifat tani duken si mënyra më e lehtë për të caktuar fajtorë. Megjithatë, nëse një pjesë e të ardhurave nga këto tarifa do të investohej bashkërisht në menaxhimin e zjarreve, mbrojtjen e baseneve ujore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së rrjeteve energjetike, të paktën do të zvogëlohej rreziku që këto politika të shndërroheshin në armë presioni politik.

Përparësia e dytë është krijimi i mekanizmave për gjykimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përpara se situata të përshkallëzohet më tej. Bota ka nevojë për një mekanizëm të përbashkët, të mbështetur në shkencë dhe jo në peshën politike apo ekonomike të shteteve, për të vlerësuar dëmet klimatike që kapërcejnë kufijtë. Ndoshta inteligjenca artificiale mund të ofrojë një pjesë të zgjidhjes. Kush ka kontribuar sa në këtë problem? Kush ka dështuar të përshtatet? Dhe, si rrjedhojë, kush i detyrohet kujt? Shtetet e vogla ishullore dhe grupi V20 kanë qenë në pararojë të këtij debati, duke siguruar një opinion këshillimor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe krijimin e fondit të Kombeve të Bashkuara për “humbjet dhe dëmet”. Tani këto mekanizma duhet të forcohen. Po ashtu, rregullat e tregtisë ndërkombëtare duhet të bëjnë dallim të qartë mes tarifave legjitime të karbonit dhe proteksionizmit klimatik të përdorur si mjet presioni.

Përparësia e tretë është të mos lejohet që pretendimet për sovranitet të vihen përballë objektivit të dekarbonizimit. Në thelb të mosmarrëveshjes mes SHBA-së dhe Kanadasë qëndron supozimi se kostot e ndryshimeve klimatike duhet t’i atribuohen neglizhencës së dikujt, në vend që të shihen si pasojë e përbashkët e emetimeve të grumbulluara ndër vite. Një qasje e tillë u jep në mënyrë të pashmangshme ndotësve më të mëdhenj mundësinë ta shndërrojnë koston e mosveprimit të tyre në një instrument presioni ndaj të tjerëve. Një alternativë më e mirë sesa logjika e tarifave kufitare do të ishte krijimi i tregjeve të karbonit që janë të qëndrueshme, efikase dhe të ndërlidhin në mënyrë koherente e të parashikueshme emetimet, qasjen në tregje, si edhe financimin dhe investimet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Ndoshta ka ardhur koha për një debat serioz mbi krijimin e një tregu global të detyrueshëm për përmbushjen e angazhimeve klimatike.

Në fund, tymi mbi Nju-Jork dhe Nju-Xhersi u shpërnda mjaftueshëm që Spanja të fitonte Kupën e Botës, ndërsa si Donald Trump ashtu edhe Mark Carney e ndoqën ndeshjen nga tribunat. Por precedenti tashmë është vendosur. Për vite me radhë, aktivistët e klimës kanë pyetur nëse shtetet do të bashkëpunonin për të parandaluar dëmet. Tani pyetja është tjetër: çfarë do të bëjnë qeveritë ndërsa këto dëme vazhdojnë të shtohen? A do të gjejnë një zgjidhje më të mirë sesa t’i faturojnë njëra-tjetrës kostot në kufi? Konflikti i parë i sigurisë klimatike në botë nuk jep shumë arsye për optimizëm, por ende nuk është vonë për të zgjedhur një rrugë tjetër.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Will the US Climate war with Canada Become Global?

Etiketa: Donald TrumpKanadajaMark Carneyndryshime klimatikeSHBA
toronto wildfire smoke july 15, 2026

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

12:54 | 23/07/2026
Debat në KLP për mosekzekutimin e një vendimi të formës së prerë

KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi

12:06 | 23/07/2026
apeli administrativ

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

07:44 | 23/07/2026
SPAK

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

19:45 | 22/07/2026
Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

15:30 | 22/07/2026
cover v7

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

14:30 | 22/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.