Rreth nesh

Rreth nesh

Reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania.
Pas më shumë se shtatë vjetësh mbulimi të ngjarjeve më të rëndësishme nga Shqipëria për Balkan Insight, BIRN Albania hapi në Shtator 2014 faqen e saj në shqip, Reporter.al, për t’i ardhur më pranë lexuesit shqiptar. Në këtë faqe do të publikohen një pjesë e arkivës së artikujve që janë prodhuar nga BIRN ndër vite, si dhe lajme, analiza, komente dhe investigime të pavarura në kohë reale.
BIRN Albania është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim kryesor promovimin e medias të lirë dhe të pavarurur, e cila synon informimin e opinionit publik mbi çështje lidhur me korrupsionin, pandëshkueshmërinë, situatën e të drejtave të njeriut, aktivitetin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon, etj. Programet e BIRN Albania mbështeten nga donatorë të ndryshëm, si Open Society Foundation Albania, Swedish International Development Cooperation Agency, Balkan Trust for Democracy dhe National Endowment for Democracy.

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë faqe i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.