Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera

BIRN Albania është i përkushtuar në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të  www.Reporter.al. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën e menaxhimit të të dhënave nga BIRN Albania.

Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi menaxhimin e të dhënave tuaja personale ose pyetje të tjera që lidhen me këtë politikë, ju lutem kontaktoni në adresën elektronike; office.reporter.al@birn.eu.com.
 Në faqen tonë mund të jenë vendosur link-e të faqeve të tjera të internetit të cilat nuk përfshihen në këtë politikë.

Ne i publikojmë këto linqe në mirëbesim, por nuk mund të mbahemi përgjegjës për përmbajtjen e tyre jashtë www.Reporter.al. Ne ju rekomandojmë që të lexoni paraprakisht politikat e privatësisë të çdo faqeje që vizitoni.

Informacioni i mbledhur

Ne përdorim cookies që ndihmojnë në personalizimin e përdorimit të faqes sonë nga ana juaj. Cookie është një njësi e vogël informacioni i cili i dërgohet hard-drive të kompjuterit tuaj nga serveri i faqes në mënyrë që faqja jonë të mbajë mend se cilët jeni ju. Ky informacion mund të përfshijë informacion në lidhje me përdorimin tuaj të mëparshëm të faqes sonë, informacion rreth kompjuterit tuaj, si adresa IP e kompjuterit tuaj dhe lloji i programit të lundrimit në internet (browser), të dhëna demografike, si dhe nëse ju e keni vizituar faqen tonë duke përdorur linqe të vendosura në faqe të treta.

Nëse ju jeni një përdorues i regjistruar ose abonent, në informacion mund të kërkohet dhe emri juaj dhe adresa elektronike për arsye verifikimi. Ne mund të përdorim informacionin e mbledhur nga cookies për: identifikimin e përdoruesve që rikthehen në faqen tonë, përdoruesit e regjistruar ose abonentët duke u mundësuar të kenë akses në një faqe të personalizuar për ta, mundësimin tuaj për të naviguar më shpejtë dhe në mënyrë më efeciente në faqen tonë me qëllim zhvillimin e faqes sipas preferencave tuaja, dhe duke ndërtuar një profil demografik të përdoruesve tanë.

Ju mund të fshini cookies nga kompjuteri juaj në çdo moment. Megjithatë, kjo do të nënkuptonte se çdo e dhënën e ruajtur nga ju, si emir i përdoruesit ose fjalëkalimi, do duhej të vendosen sërish. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që browser-i i internetit që përdorni të mos ruajë cookies në kompjuterin tuaj.

Kjo gjë mund të kufizojë funksionimin e faqes, të mos lejojë leximin e pjesëve të faqes që janë të kufizuara vetëm për përdorues të regjistruar, si dhe disa formatime ose përmbajtje mund të mos jenë të aksesueshme nga ana juaj. www.Reporter.al përdor Google Analytics, një shërbim analizimi të faqes që mundësohet nga Google, Inc. (“Google”). Google Analytics përdor cookies që na ndihmojnë ne të kuptojmë se sa përdorues e vizitojnë faqen tonë.

Informacioni i mbledhur nga ky cookie rreth përdorimit tuaj të faqes sonë (përfshirë adresën e IP) i transmetohet dhe ruhet nga Google në server në Shtetet e Bashkuara. Google do e përdorë këtë informacion për qëllim gjenerimin e analizave rreth përdorimit të faqes sonë, duke hartuar për ne raporte mbi aktivitetin e faqes, përdorimin e internetit, si dhe shërbime të tjera lidhur me faqen tonë.

Google mund t’i transferojë këto të dhëna tek palët e treta të cilat i kërkojnë në zbatim të ligjit, ose palëve të treta që e procesojnë informacionin në emër të Google. Google nuk do e lidh adresën tuaj të IP me asnjë të dhënë tjetër që Google zotëron. Ju mund të refuzoni përdorimin e këtij cookies duke bërë përzgjedhjen e nevojshme në browser-in tuaj, por kini parasysh që nëse ju e refuzoni nuk do të jetë e mundur që të përdorni versionin e plotë të faqes. Duke përdorur këtë faqe ju bini dakord procesimin e të dhënave tuaja nga Google sipas mënyrës dhe për qëllimet e përmendura më lart.

Fëmijët nën 14 vjeç

Ne nuk do të mbledhin në mënyrë të vetëdijshme asnjë informacion mbi fëmijë nën 14 vjeç. Ne do të fshijmë çdo të dhënë për këta përdorues sa herë që një prind ose kujdestar na njofton se janë regjistruar të dhëna të tilla.

Ndryshime në këtë politikë

Kjo politikë është e vlefshme nga 1 Gusht 2014. Kjo politikë mund të ndryshojë bazuar në ndryshimet në legjislacion, praktika më të mira të identifikuara ose përmirësimin e faqes.