Stafi

Kristina Voko
Drejtore ekzekutive

Kristina Voko është drejtore ekzekutive e BIRN Albania. Ajo vjen nga një eksperiencë e gjatë pune në shoqërinë civile në Shqipëri, në mbrojtje të të drejtave të njeriut në vend.

Besar Likmeta
Kryeredaktor

Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Washington Post, Foreign Policy, The Sunday Telegraph, Christian Science Monitor, etj. Likmeta është fituesi çmimit CEI/SEEMO për merita në gazetari investigative për vitin 2009.

Aleksandra Bogdani

Aleksandra Bogdani është gazetare e BIRN Albania. Bogdani ka një experience të gjatë në mediat shqiptare dhe më pare ka punuar zëvendës kreyredaktore e gazetës së përditshme MAPO dhe Shekulli; Bogdani është gjithashtu pjesmarrëse në vitin 2012 në Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari, të organizuar nga BIRN.

Vladimir Karaj

Vladimir Karaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai ka punuar më parë si redaktor i të përditshmes Mapo. Gazetar që nga viti 2002, ai ka punuar për media të ndryshme. Ai përqendrohet te reportazhi dhe historitë e thelluara, të lidhura më së shumti me krimin dhe politikën.

Edmond Hoxhaj

Edmond Hoxhaj është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri. Ai ka punuar më herët për gazetën “Shqip”. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi. Hoxhaj ka punuar që nga viti 2001 në disa media të shkruara, ku ka mbuluar çështjet e aktualitetit dhe të drejtësisë.

Nensi Bogdani

Nensi Bogdani është fotoreportere dhe gazetare vizuale. Ajo është e diplomuar në psikologji dhe fotografi kreative. Aktualisht mbulon temat e shoqërisë civile dhe komuniteteve të margjinalizuara dhe vulnerabël.

Blerina Gjoka 

Blerina Gjoka është gazetare e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.