AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

File Bulku u ekspozua ndaj gazit lotsjellës dhe sprajit me piper, ndërsa përpiqej të mbronte djalin e saj, i cili është në spektrin e autizmit, gjatë një proteste jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, i cili akuzoi demonstruesit si terroristë që përdorin fëmijë dhe gra si mburojë, i riu nuk përfiton nga skema e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15 minutes më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 07 23 10 13 02
Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj lakrimogjen kundër protestuesve të mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë, të enjten 23 korrik, 2026: Foto: LSA

File Bulku me djalin e saj 19 vjeçar të spektrit të autizmit u gjend të enjten përballë gazit lotsjellës dhe sprajit me piper të policisë që po tentonte shpërndante protestuesit e ‘Revolucionit Flamingo”, që vijon prej disa javësh, duke ngritur shqetësime për sjelljen e policisë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara e cilësoi të papranueshme dhunën policore dhe konsideroi situatën një rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

“U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të garantojnë që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e grupeve më të cenueshme”- thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga ky rrjet.

Sipas organizatave, personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm ose me ndjeshmëri shqisore, mund të përjetojnë pasoja shumë më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i mjeteve të tilla.

Në këtë kuadër ata apelojnë për trajnimin e strukturave përgjegjëse për rendin dhe sigurinë që të jenë të afta të identifikojnë dhe mbrojnë personat e kësaj kadegorie dhe për të shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë shëndetin, sigurinë apo jetën e tyre.

Organizatat theksojnë se nëna dhe djali jetojnë në kushte mjerimi të varfërisë dhe pa akses në shërbimet e duhura.

Ndryshe mendon kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi protestuesit si dhunues të saj.

Rama e quajti ‘hipokrit’ solidaritetin e protestuesve dhe i akuzoi ata se e kishin marrë tek Parlamenti “për ta abuzuar atë nënë, bashkë me fëmijën, me të njëjtin manual që përdorin edhe terroristët, kur abuzojnë gratë dhe fëmijët, duke i përdorur si mburojë, teksa sulmonin me maska Policinë e Shtetit”

Komentet kryeministri i bëri të premten gjatë një fjalimi të gjatë para ministrave dhe deputetëve socialistë, ku sugjeroi se protesta kishin krijuar një hendek mes faktit dhe përjetimit dhe se nëna me fëmijën  ishte pikërisht viktimë e këtij hendeku.

“Ajo mund të mos jetë fare e informuar ose dhe mund të jetë e informuar për dyfishimin e mbështetjes për djalin…”- tha Rama.

Videot e filmuara nga protestuesit dhe mediat ku File Bulku shihet duke qarë dhe përpiqet të mbrojë të birin nga spërkatja me piper dhe gaz e policisë u bënë virale brenda pak orëve duke solidarizuar mijëra qytetarë shqiptarë që u erdhën menjëherë në ndihmë financiare.

Një llogari dhurimi, e hapur në platformën ‘gofundme’ disa ditë më parë nga një shoqatë bamirësie, e cila kishte publikuar një apel për ndihmë për këtë rast, mori brenda pak orësh më shumë se 3 mijë dhurime.

Më shumë se 130 mijë dollarë u dhuruan nga qytetarët shqiptarë brenda disa orëve.

Në një video të shpërndarë nga shoqata e bamirësisë ‘BrandonForever22 Legacy’, shihet Bulku dhe djali i saj që jetojnë në kushte tepër të vështira.

Bulku ankohet se nuk kishte mundësi për t’i ofruar shërbime terapeutike të birit, ndërsa pagesa për paaftësinë fizike të tij, i njohur si kemp në vlerën 28 mijë lekë në muaj, e përdorte për nevojat bazike jetike, ushqim dhe energji.

Dyfishimi i kësaj pagese i pretenduar nga kryeministri Rama për fëmijët me autizëm nuk e prek djalin e saj, pasi është në moshë madhore.

Emanuela Zaimi nga “Down Sindromë Albania’, i tha BIRN-it se rritja e njoftuar nga qeveria për pagesat e personave me aftësi të kufizuar vlen vetëm për fëmijët deri në moshën 18 vjeç.

“Për personat me aftësi të kufizuar mbi 18 vjeç nuk ka asnjë ndryshim apo dyfishim të pagesës së aftësisë së kufizuar. Ndërkohë, duhet theksuar se pikërisht kjo kategori përballet edhe me mungesën pothuajse të plotë të shërbimeve publike të specializuara”- tha Zaimi, duke shtuar se “për ne mbetet e paqartë pse shteti shqiptar ka zgjedhur ta kufizojë këtë mbështetje vetëm për fëmijët dhe cili është arsyetimi mbi të cilin bazohet ky trajtim i diferencuar”.

Vendimi i qeverisë i miratuar të mërkurën parashikon se “pagesa mujore bazë e indeksuar për fëmijët me aftësi të kufizuar deri në moshën 18 vjeç rritet në masën 100% mbi vlerën aktuale”

Sipas Zaimit , personat me aftësi të kufizuara mbi 18 vjeç kanë vështirësi për të marrë shërbime terapeutike, pasi këto shërbime janë pothuajse inekzistente, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Prandaj, çdo politikë publike që synon të jetë e drejtë dhe gjithëpërfshirëse duhet të marrë në konsideratë nevojat reale të personit, jo vetëm kategorinë administrative në të cilën ai klasifikohet”, përfundoi ajo.

 

photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri

Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës

16:54 | 24/07/2026
prokuroria fier

Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro

15:01 | 24/07/2026
stop the violence in iran (53807191798)

Pse regjimi iranian nuk do të ndryshojë

13:34 | 24/07/2026
veliaj ne gjykate

Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

12:50 | 24/07/2026
boci mazniku

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:12 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.