AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

Revolucioni i Flamingove synon të ndërtojë një gjuhë dhe realitet të ri shoqëror, që përmes presionit të akumuluar mbi sistemin politik ekzistues, të detyrojë ndryshim dhe në fund shembjen e tij.

Kristi PinderingaKristi Pinderi
11 seconds më parë
në Media, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani
Revolucioni i Flamingove | Foto nga Nensi Bogdani

“Një protestë”, shkruante dje z. Mero Baze, “nuk mund të jetë ‘no name, no face, no number’, ajo duhet të ketë emër, shifra dhe fytyrë, ndryshe nuk realizon dot asgjë politike”.

“A ka ndonjë formë tjetër për të ndryshuar pushtetin”, pyeste dy ditë më parë z. Blendi Fevziu, “përveçse me votë?”

“Po mirë”, aludonte një gazetar tjetër, “ja iku Rama, kush do vijë?”

Në historinë moderne të saj Shqipëria ka parë disa versione të gazetarisë, por tipologjia e asaj çfarë përfaqëson kontributi publik i z. Baze është unike dhe pa të dytë. Në studimet e komunikimit, shkencave politike apo edhe në studimet kulturore, sidomos ato që synojnë të kuptojnë si funksionon media në demokraci si të Shqipërisë, haset shpesh termi “gazetari e instrumentalizuar”.

I formuluar në fillim nga Daniel C. Hallin dhe Paulo Mancini, termi përshkruan një sistem mediatik ku qëllimi nuk është vetëm mbështetja partizane e një partie apo një partie tjetër, por shkon më tej në atë që media apo lloji i para-gazetarisë që ajo ushtron synon të kontrollojë rrëfimin duke krijuar vetë, e pastaj duke legjitimuar në publik shtretër të rinj nga ku duhet të devijojë e të humbasë rrjedha e debatit publik.

Edhe z. Baze, edhe z. Fevziu janë të ngjashëm në këtë drejtim, por Z. Baze është unik për shkak të natyrës dramatike të kapërcimeve të tij nga instrumentalizimi i PD te ai i PS, ndaj po ndalem edhe pak te ajo çfarë propozon z. Baze, që përmes saj të kuptojmë se çfarë kanali po hap qeveria qe të degdisë në drejtim të paditur shtratin e protestës.

“E kuptoj zhgënjimin nga udhëheqësit politikë të tranzicionit”, shkruan ai, “por kjo protestë, nëse nuk nxjerr udhëheqësit e saj të bashkuar rreth një programi të qartë, rrezikon të kalojë nga pelikani kaçurrel tek slogani i Ballit Kombëtar “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Revolucioni

Për demokracinë e Shqipërisë, sipas këtij kurthi logjik, nuk ka asnjë hapësirë tjetër ku të ushtrohet, përveç hapësirës që okupon Edi Rama, Sali Berisha dhe veglat e tyre. E nëse do ta ndryshosh vendin, duhet të futesh patjetër në ring me këta të dy dhe të luash aty me rregullat që ata kanë përcaktuar.

Nuk jam i sigurt nëse ky kurth tregon vetëm mungesën e krijimtarisë, apo edhe që sistemi – Rama, Berisha, media, partitë, dhe zgjatimet e tyre në ekonomi e çdo fushë tjetër – e ka kuptuar më në fund se kjo nuk është një betejë për të ndërruar emrat në krye të tavolinës.

Ka sot një revolucion që po zhvillohet në një rrafsh krejt tjetër ontologjik dhe politik. Pyetja që shtrohet në shesh nuk është kë kryeministër do të zgjedhim, por përmes cilit proces do të diktojmë llogaridhënien dhe si do të refuzojmë të flasim me gjuhën e vjetër të tranzicionit.

Pra ky nuk është një ndryshim personazhesh në shfaqjen e lodhur të tranzicionit shqiptar por një ndryshim radikal i skenarit, i regjisë dhe i rolit të qytetarit – nga një spektator pasiv me të drejtë vote çdo katër vjet, në një kontrollues permanent të pushtetit. Pra, jo më se cilën parti do kemi në fletë ditën e votimit, po në ç’mënyrë do të ushtrojmë demokracinë ditën pas votimit.

John Holloway, një studiues nga Irlanda, është përpjekur të kuptojë trajektoren e ndryshimit. Duke pyetur se ç ‘rrethana sjellin ndryshimin në shoqëri, ai propozon si argument kryesor se çmontimi i status-quosë kërkon dy gjëra: Ushtimën dhe shpresën.

Ushtima është një moment me ngarkesë të madhe emocionale që mbledh bashkë në hapësirën publike këdo që ndjen për detyrë të denoncojë një padrejtësi. Por ushtima pa shpresë nuk çon gjëkundi, ashtu si shpresa pa vetëdije dhe sidomos pa aftësinë për ta artikuluar padrejtësinë nuk mund të prodhojë asgjë. Shqipërisë nuk i kanë munguar as padrejtësitë, e as aftësia për t’i denoncuar ato. Këto dy dekadat e fundit, Shqipërisë i ka munguar shpresa. E në këtë proces politik që po zhvillohet në rrugë, po ndodh edhe revolucioni i vërtetë: ka ndryshuar gjuha, dhe denoncimi i padrejtësive përmes gjuhës së re po sjell shpresën që do bëjë të mundur ndryshimin.

Gjuha

Kam parë djem e vajza të panjohur që me kurajë kanë bashkëndërtuar një gjuhë të re këto ditë, të përshtatshme për Shqipërinë e re që ata përfytyrojnë. E kjo gjuhë po e transformon hapësirën publike.

Shpesh, ky transformim duket më i qartë te secila pankartë e thjeshtë rruge që dekonstrukton dhe çmonton gënjeshtrat e qëndrueshme të tranzicionit neoliberal të Shqipërisë, mes tyre edhe atë më kryesore, narrativën cinike të “turizmit elitar”.

Përmes këtij artikulimi të ri që nuk buron as nga redaksia e gazetës Tema, e as nga studio e “Opinion”, por shpesh nga diskutime në Reddit, a media sociale, hapësira publike detyrohet të modifikohet, të zgjerohet ditë pas dite dhe të bëjë vend për zëra që historikisht janë lënë jashtë ose janë përjashtuar.

Gjuha e Shqipërisë se re është kështu një kornizë solidariteti që nuk mund të manipulohet më nga sistemi.

Për shembull, në shesh sot dëgjon të rinj si Gabrieli, të cilin po dëgjoja dje, të cilët nuk kanë frikë të artikulojnë se “populli amerikan është miku jon, por ne nuk do të lejojmë kurrë që një politikan autoritar, e oligarkë si Trump e familja e tij të uzurpojë vendin tonë”.

Apo se: “ne i mbrojtëm hebrejtë gjatë luftës së dytë botërore, se antisemitizmi e racizmi nuk kanë vend ndër ne, por ne nuk do të lejojmë kurrë që oligarkë zionistë të një regjimi gjenocidal të kolonizojnë vendin tonë”, ose që të lejojmë “oligarkët e Katarit apo të diktaturave teokratike të vijnë të blejnë vendin tonë, se Shqipëria është e shqiptarëve”.

Për të përdorur renditjen që përdorte një skanim gjithëpërfshirës dhe i plotë që bëhej sot te “Diary of Tirana”, në këtë hapësirë të çliruar të këtij kolektivi qytetar gjen vend një gjuhë e re që artikulon botëkuptime të ndryshme që bashkë pastaj formojnë vizionin për Shqipërinë e re: që nga aktivistët mjedisorë që dhanë alarmin e parë për Pishë-Poron dhe Zvërnecin, te “fshatarët pa tokë” të mbetur peng i ligjit 7501 dhe korrupsionit të kadastrave; banorët e Dukatit e Tragjasit që kërkojnë ujin e burimeve të tyre, si dhe ata “qytetarë pa tokë” nga Durrësi e Tirana që mbrojnë shtëpitë nga shpronësimet kriminale; operatorëve turistikë; gazetarët që punojnë në prapavijë; botuesit alternativë të mbetur edhe më të izoluar nga injoranca neoliberale dhe sistemike e injektuar në shoqëri përmes nënfinancimit të arsimit; besimtarët myslimanë e të krishterë që refuzojnë etiketat përçarëse; aktivistët romë dhe egjiptianë që pushteti i nëpërkëmb haptazi si të mos kishin asnjë vlerë dhe të drejtë njerëzore; lëvizjet feministe e aktivistët LGBTQ+ që shpesh e gjejnë veten si një top futbolli që hidhet e pritet nga të gjitha anët për të devijuar qëllimisht debatin – këto grupe për here të parë po marrin mbrapsht bashkëpronësi dhe përkatësi te flamuri i Shqipërisë, duke na kujtuar se historikisht në emër të kombit, gratë, vajzat, LGBT, minoritetet dhe zërat opozitarë janë hequr nga hapësira e përbashkët publike; të majtët e vërtetë, socialdemokratët dhe ish-mbështetës të zhgënjyer të PD-së dhe PS-së dhe qytetarët e thjeshtë e të papërfaqësuar të Shqipërisë.

Revolucioni i Flamingove pra, nis në rrafshin gjuhësor e pastaj përmes një mekanizmi të njohur postmodernist – ku realitetet janë lokale e ato ndërtohen përmes gjuhës – kjo gjuhë gjithëpërfshirëse zë vend, ndërton argumente, vishet me një ndjesi lirie e dalëngadalë akumulon presionin e jashtëzakonshëm mbi arkitekturën e sistemit, që po shembet gradualisht.

Është ky presion që përmes kësaj gjuhe të re që ndërton edhe pritshmëri krejt të reja për politikën, do e detyrojë Edi Ramën e sistemin që ai bashkëndan me Sali Berishën që të përkulet fillimisht përpara këtij realiteti të ri shoqëror, derisa të shembet përfundimisht.

E bashkë me të edhe “gazetaria e instrumentalizuar” e epokës së z. Baze. Ajo gazetari do të duhet të jetë thjesht histori, ndërsa z. Baze – e gazetarët e tjerë të sistemit që po shembet – do të ketë më në fund mundësinë të jetojë i lirë në paradigmën e re shoqërore ku bën vërtet sens pensioni te shtëpia në fshatin e lindjes, nën shoqërinë e zogjve, natyrës dhe pse jo, mbushur me shpresën se për t’iu përgjigjur problemeve të kohës, këtij brezit të ri nuk do i duhet më as Mero e as Fevzi.

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.