AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kur media humbet memorien

Protestat e Flamingove po shoqërohen me akuza ndaj shqiptarëve nga Kosova, ndërsa media harron se më parë shqiptarë nga Shqipëria protestonin masivisht në Kosovë.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
25 minutes më parë
në Blog, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 06 21 21 56 29
Protesta përpara Këshillit të Ministrave | Foto: LSA

Protestat në Shqipëri po vazhdojnë prej më shumë se tre javësh, ku kërkohet dorëheqja e kreut të qeverisë, Edi Rama. Pas ditës së tretë, protesta është bërë objekt kryesor i mediave në vend, por edhe i atyre ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më prestigjiozet në botë.

Por ditët e fundit, qeveria, së cilës dhe kreut të saj protestuesit i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme, është hedhur në akuza edhe ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në protestë. Ndërkohë, është bërë viral edhe një kamion me 10-15 protestues nga Kosova në Shqipëri.

Përplasja me njerëzit e ardhur nga Kosova po bëhet e hidhur dhe duket se faji shihet vetëm në një drejtim, ndërkohë që harrohet se nga Tirana dikur shkonin autobusë me protestues e flamuj për të protestuar në Kosovë, madje përlesheshin edhe me policinë e Kosovës.

Pra, mediat shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në trojet e tjera shqiptare, e kanë humbur memorien.

Kam shërbyer përreth një çerek shekulli si korrespondent i gazetës “Koha Ditore”, duke raportuar ngjarjet nga Shqipëria. Ishte janari i vitit 2012, kur në Kosovë organizoheshin protesta kundër mallrave serbe.

Më 9 janar 2012 kam raportuar shkrimin për “Koha Ditore” me titull: “Rinia studentore e Shqipërisë bën thirrje: ‘Bashkohuni me ne më 14 janar’.”

“Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës ‘Studim Kritikë Veprim’ u bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë të bashkohen nën moton: ‘Më 14 janar, Serbia nuk kalon!’”

Ndërsa më 11 janar 2012 kam raportuar informacionin me titull: “Policia kufitare e Kukësit i krahason protestuesit nga Shqipëria me antiglobalistët në botë.”

“Nuk kemi ende ndonjë urdhër për të ndaluar në kufi protestuesit nga Shqipëria. Megjithatë, çdo person është i lirë të udhëtojë për të protestuar, madje edhe në shtete të ndryshme të botës”, shpreheshin zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Kukës.

Më 13 janar kam dhënë informacionin me titull: “Policia shqiptare thotë se nuk pengojmë lëvizjen e shtetasve drejt Kosovës.”

Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Fatos Ahmati, deklaronte: “Policia ka marrë të gjitha masat që të sigurojmë lëvizjen e lirë të njerëzve. Nuk kemi ndërmend të pengojmë asnjëri që lëviz i vetëm apo i organizuar për në Kosovë, vetëm nëse është person në kërkim nga policia.”

Aktivisti Gentian Sala deklaronte: “Nesër në dispozicion janë dy autobusë, por nëse ka njerëz autobusët do të shtohen. Sot janë nisur me automjetet e tyre për në Kosovë aktivistë nga Gjirokastra, Kukësi e Tirana. Ndërsa aktivistët e vjetër janë nisur që dje.”

Më 14 janar 2012 ishte dita e protestës, kur manifestuesit nga Shqipëria nuk u lejuan të hynin në Kosovë, ndërsa këta të fundit u përleshën me policinë e Kosovës në Vërmicë, ku policia përdori edhe spraj paralizues.

Pasi u mbajtën për dy orë në Vërmicë, në dimrin e vitit 2012, policia e Kosovës nxori si shkak mungesën e kolaudimit të tahografit të autobusit me të cilin udhëtonin protestuesit. Megjithatë, protestuesit vazhduan në këmbë dhe hynë në Kosovë për të marrë pjesë në protestë.

Titulli i shkrimit të asaj dite ka qenë: “Shoferi i autobusit, Jeton Kanto: ‘Autobusi që u pengua në Vërmicë sapo ka ardhur nga Budapesti, ndërkohë që autobusi tjetër sapo është kthyer nga Lajpcigu. I njëjti autobus më 3 janar ka hyrë në Kosovë’.”

“Manifestuesit nga Shqipëria protestojnë duke hedhur parulla kundër qeverisë së Kosovës dhe Hashim Thaçit. Përdoret spraj paralizues. Merr dëmtime në fytyrë nga spraji i përdorur udhëheqësi i manifestuesve, Gentian Sala. Ndalohen nga policia dhe më pas lirohen dy protestues.

Protestuesit nga Shqipëria thërrasin: ‘Hashim Thaçi, o tradhtar, neve jemi shqiptarë’.”

“Nuk është e ndershme që ditën t’i shërbesh me verbëri Hashim Thaçit, ndërsa natën të këndosh me çifteli këngë për Adem Jasharin”, tha protestuesi Gentian Rugia nga Tirana më 14 janar 2012 në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në kufirin Kosovë–Shqipëri.

Këta ishin disa nga titujt e shkrimeve që kam raportuar për ngjarjet e 14 janarit 2012.

Protesta të shqiptarëve nga Shqipëria janë organizuar në Kosovë edhe për marrëveshjen kufitare me Malin e Zi.

 

Tjetri
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.