AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Banorët e lagjes historike të Durrësit protestojnë për shpronësim të drejtë

Pronarët e shtëpive që pritet të shemben nga një projekt zhvillimi urban në zonën e amfiteatrit në Durrës, protestuan të enjten përpara Kuvendit duke kërkuar kompensim me vlerë tregu për shtëpitë e tyre.  

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 months më parë
në Artikull kryesor, Kuvendi, Pushteti vendor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urbanistja Entela Koja proteston përpara Kuvendit | Foto: Nensi Bogdani

Banorët e Durrësit që jetojnë pranë amfiteatrit romak, shtëpitë e të cilëve pritet të shemben si pjesë të një projekti restaurimi urban, iu bashkuan të enjten në mëngjes fshatarëve të Baks-Rrjollit nga Velipoja dhe minatorëve, duke protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, i mbledhur në seancë plenare.

“Ne jemi popull, deri në fund do kërkojmë të drejtat tona,” deklaroi Rita, një zonjë e moshuar, e cila u ankua se kompensimi për shpronësimet i ofruar nga bashkia e qytetit bregdetar, nuk reflektonte çmimet e tregut dhe banorët e lagjes historike të qytetit rrezikojnë të mbeten të pastrehë.

“Me këtë që na kanë bërë na kanë shkatërruar çdo gjë, por prap ne ngrihemi në këmbë dhe jemi të fortë”, tha ajo, duke i dhënë kurajo protestuesve.

Kuvendi u mblodh në seancë plenare të enjten dhe miratoi rezolutë në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë. Seanca u shënjua nga debatet dhe akuzat midis Partisë Demokratike dhe mazhorancës të lidhura me bllokimin nga kjo e fundit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Ndërkohë, deputetë të Lëvizjes Bashkë dhe Partia Mundësia, ndërhynë për të sjellë në vëmendje protestën e banorëve të Durrësit, atyre të Baks-Rjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në tokat e tyre, dhe të minatorëve që kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

“Deputetët që janë në parlament janë zgjedhur me votat e popullit, por me shpirt e me zemër janë të vjedhur e të shitur atje”, komentoi e zhgënjyer Rita.

Banorët e zonës së amfiteatrit në Durrës preken nga i ashtuquajturi projekti TID – i cili synon rrjetëzimin urban të bulevardit Epidamn përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit. Ata kanë protestuar disa herë para bashkisë së qytetit, në kërkim të një kompensimi drejtë për shtëpitë e tyre.

Në fillimit të kësaj jave, banorët morën një njoftim nga Inspektoriati i Mbrojtes së Territorit (IMT) për ‘lirimin vullnetar të pronës’.

Pankaratë në protestën e grupeve të ndryshme sociale përpara Kuvendit | Foto: Nensi Bogdani

“I kemi kërkuar bashkisë që të rishikojë vlerën e shpronësimeve, e cila është shumë më e ulët se sa ajo e tregut në qendër, aty ku ne banojmë”, tha për BIRN Kujtim Cankja, shtëpia e të cilit ndodhet ngjitur me muret mesjetare të qytetit, dhe pritet të sheshohet nga fadromat.

“Po unë jam në shtëpinë time, me familjen time, dhe nuk kam ndërmend të largohem, deri kur kompensimi financiar të më japë mundësinë të blej një banesë në qendër të Durrësit,” shtoi ai.

Dy ditë më parë, Këshillit Bashkiak Durrës iu paraqit me urgjencë një projekt-vendim, që parashikonte vendosjen e një bonusi financiar për familjet që do të largoheshin nga shtëpia.

Joni Myshketa, anëtar i këshillit bashkiak nga radhët e opozitës, i tha BIRN se më përpara, palët duhet të bien dakord mbi vlerën e shpronësimit, sipas shumës përkatëse të tregut, pa harruar edhe rritjen e çmimit të truallit dhe banesave kohët e fundit.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për përcaktimin e bonusit u shty për një kohë të pacaktuar, ndërsa të pranishmit dëgjuan arsyetimin ligjor të urbanistes, Entela Koja, edhe ajo pronare e një banese që preket nga shpronësimet.

“Fituam kohën e nevojshme për të ndjekur mangësitë e tjera ligjorë, si dhe krijimin e një komisioni hetimor, brenda këshillit bashkiak, me qëllim evidentimin e të gjitha shkeljeve ligjore dhe proceduriale në projektin TID,” tha urbanistja Koja për BIRN.

“Ne i kemi kërkuar KB që të ushtrojë kompetencën e tij ligjore për ta pezulluar projektin, deri në rishikimin dhe korrigjimin e të gjitha parregullsive të konstatuara,” shtoi ajo.

Ndërkohë, një grup prej 14 familjesh që preken nga projekti TID, janë në një proces gjyqësor dhe kanë kërkuar sigurimin e padisë, me qëllim që të mos ndërmerren hapa për zbatimin e tij, derisa gjykata të shprehet përfundimisht.

“Për pronat tona, projekti duhet të pezullohet, deri sa të verifikohet ligjshmëria e procesit dhe të garantohet respektimi i të drejtave të banorëve”, tha Koja.

Procesi i projektit TID filloi në vitin 2020, por sipas banorëve në të gjithë ecurinë ka munguar transparenca, apo marrëveshja mes palëve. Banorët nuk kundërshtojnë në thelb ndërhyrjen në zonën historike nga bashkia, por kërkojnë kompensim të drejtë për pronat e tyre.

“Asnjë nga ne nuk është kundër projektit, për sa kohë ai synon të rivlerësojë trashëgiminë kulturore e historike të Durrësit,” tha Kujtim Cankja.

“Ne kërkojmë atë që na takon, pasi banojmë në qendër prej dhjetëra vitesh,” tha ai, ndërsa shtoi se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre pa u kompensuar me vlerën së tregut.

Protesta përpara Kuvendit | Foto: Nensi Bogdani

Në fjalimin e saj përpara Kuvendit, Entela Koja shpjegoi se beteja e banorëve të lagjes historike të Durrësit për shpronësim të drejtë kishte filluar që në muajin shtator, dhe ato kanë ndjekur jo vetëm rrugën gjyqësore, por edhe atë administrative.

“Pa krijuar presion mbi drejtësi, sot urojmë që të marrim sigurinë e padisë për kauzën dhe për të gjitha rastet tona të cilat i kemi dëshmuar, rast mbas rasti, të shkeljeve të rënda që bëhen në zhvillimin urban dhe në gjithë procesin e planifikimit të territorit – jo vetëm në rastin e projektit TID Durrës, por të gjitha projekteve zhvillimore që ndodhin në Shqipëri në mungesë të plotë transparence”, tha Koja.

“Me mbrojtjen e shtëpive tona ne po mbrojmë shtëpinë e secilit nga ju, sepse në qoftë se rasti jonë kalon, atëherë do të kalojnë të gjitha rastet e tjera ku njerëzve u vijnë në derë dhe u thonë ‘prona jote për qejfin tim u shpronësua’, dhe kjo është e turpshme”, përfundoi ajo.

Ps* Nensi Bogdani kontribuoi raportim nga protesta në Tiranë.

Etiketa: Belinda BallukuEntela KojaEpidamnJoni MyshketaKujtim CankjaPartia MundësiaProjekti TID
Tjetri
Katër efektivë të Policisë së Tiranës, nën akuzë për shkelje në tendera

Policia arreston për gjobëvënie gazetarin Elio Laze

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.