AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia arreston për gjobëvënie gazetarin Elio Laze

Policia deklaroi se administratori i një portali online, Elio Laze, ishte kapur në kushtet e flagrancës me 5 mijë euro, të cilat dyshohet se u përfituan përmes shantazhit nga një zyrtar publik, për të cilin kishte shkuar më parë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:55 | 12/02/2026
në Lajme, Media
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtoria e Policisë së Tiranës. Foto arkive.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten se kishte ndaluar 37-vjeçarin Elio Laze, administrator i një portali online, për veprat penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “mashtrimit”.

Sipas policisë, Laze akuzohet se shantazhoi një punonjës të administratës publike për t’i marrë 5000 euro në këmbim të fshirjes së disa artikujve që kishte postuar për të. Policia njoftoi gjithashtu se të dyshuarit iu gjetën me vete shuma prej 5 mijë eurosh dhe katër telefona celularë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari dhe u vu në pranga…Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme,” thuhet në njoftim.

Burime nga Prokuroria e Tiranës i bënë me dije BIRN të enjten se kallëzuesi ka pretenduar se po shantazhohej prej një viti dhe se i janë kërkuar vlera monetare të ndryshme, në këmbim të fshirjes së shkrimeve të publikuara kundër tij. Në këto kushte, kallëzuesi i është drejtuar policisë që, pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe simulimeve bëri të mundur kapjen në flagrancë të Lazajt, pasi kishte marrë shumën e parave që kishte kërkuar.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Laze rezulton të jetë ortak dhe administrator i “Illyridium Media”, subjekt me emrin tregtar “Priza.al”.

Të dhënat e bëra publike u konsideruan si veprime të rënda nga kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, që nëse provohen si të vërteta, nuk kanë sipas tij asnjë lidhje me gazetarinë dhe normat profesionale.

“Ka një ndarje të qartë mes gazetarisë si mision publik dhe çdo veprimtarie të paligjshme që mund të fshihet pas saj. Nëse provohet se kemi të bëjmë me shtrëngim për dhënie pasurie ose gjobë siç njihet gjerësisht, atëherë kjo nuk është gazetari investigative, nuk është presion publik në interes të qytetarëve, por është abuzim i rëndë me profesionin dhe me besimin e publikut,” tha Myzyraj.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i palëkundur në mbrojtjen e gazetarëve kur ata sulmohen për shkak të detyrës, por po aq i qartë është qëndrimi ynë se askush nuk mund të fshihet pas kartës së gazetarit për të justifikuar veprime të paligjshme. Integriteti i profesionit është mbi çdo individ dhe është detyrimi ynë ta mbrojmë atë me seriozitet maksimal,” shtoi Myzyraj.

 

Etiketa: Arrestimi i gazetaritElio LazeIsa MyzyrajMashtrimiPolicia e ShtetitPriza.alShtrengimi me ane te kanosjes per dhenien e pasurise
I mëparshmi

Banorët e lagjes historike të Durrësit protestojnë për shpronësim të drejtë

Tjetri

Nga Mao Ce Dun te IA, zgjidhjet e Ramës për krizën infrastrukturore të drejtësisë

Tjetri
Nga Mao Ce Dun te IA, zgjidhjet e Ramës për krizën infrastrukturore të drejtësisë

Nga Mao Ce Dun te IA, zgjidhjet e Ramës për krizën infrastrukturore të drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.