AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nga Mao Ce Dun te IA, zgjidhjet e Ramës për krizën infrastrukturore të drejtësisë

Ndërsa prokuroritë dhe gjykatat funksionojnë në emergjencë në mungesë të hapësirave, personelit dhe kushteve, qeveria prezantoi projektin e një poli të ri drejtësie që do jetë gati pas 5 vjetësh.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:35 | 12/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Besfort Lamallari dhe Adea Pirdeni gjatë takimit për polin e Drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një anektodë të kohës së komunizmit shqetësimit të ngritur nga kryeprokurori Olsian Çela për krizën e infrastrukturës në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjykatën e Apelit.

“Përsa u përket këtyre problematikave tani aktuale që ju keni, se 5 vjet nuk janë pak, do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë siç themi, se nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër, se është si historia e vdekjes së Mao Ce Dunit,” tha Rama, duke iu referuar një ngjarjeje të supozuar të ndodhur në Kombinatin Metalurgik me punonjësit nga Kina.

Shkëmbimi ndodhi të enjten, kur qeveria mblodhi në një takim drejtues të institucioneve të drejtësisë të vendosura në Tiranë dhe prezantoi një plan paraprak për të ashtuquajturin kampus të drejtësisë, në të cilin sipas prezantimit do të vendosen 10 institucione, përfshi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Ndërtimi i këtij kampusi, siç prezantoi kryeministri, do marrë në rastin më të mirë 5 vjet dhe do të kushtojë 100 milionë euro.

Projekti, ende në faza paraprake, u prezantua nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Adelina Greca, dhe parashikohet të zërë një sipërfaqe rreth 7 hektarë aty ku ndodhet tashmë Poli i Drejtësisë, ku janë zyrat e Këshillit të Lartë Gjyqësor, atij të Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës. Sipas prezantimit, në këtë korpus do të vendosen Gjykata e Tiranës, Prokuroria e Tiranës, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatat e Posaçme të Apelit dhe Shkallës së Parë, Gjykata Administrative dhe Gjykata Administrative e Apelit, si dhe Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.

Rama e cilësoi atë si një prej investimeve dhe projekteve më të mëdha administrative në vend. “Këtu flasim për një shifër afër 100 milionë euro, kështu që është një operacion që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri”, tha ai. Rama premtoi se kampusi apo “Qendra e Drejtësisë” do ishte “një vend ku çdo prokuror dhe çdo gjykatës kur të hyjë të ndjehet njeriu më i nderuar i kësaj Republike edhe kur sheh muret”.

Nga ana e tyre, drejtues të institucioneve të drejtësisë lanë të kuptohej se ajo nuk zgjidhte problemet emergjente të gjyqësorit dhe po ashtu linte jashtë planet e vjetra të dakordësuara.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha në takim se prej tre vjetësh ishte rënë dakord që godina e kësaj gjykate të vendosej në zonën e Bulevardit të Ri. Sadushi tha se për këtë kishte dakordësi të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ai po ashtu theksoi se për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese ishte mirë të mos ishin pjesë e kampusit dhe të funksiononin si godina më vete. Rama pranoi planin e vjetër, por tha se ky plan i ri ishte një alternativë. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që kjo të ndryshohej.

Rama u përgjigj po ashtu me batutë kërkesave për më shumë staf, duke thënë se në 5 vjet ndihmësi ligjor do të zëvendësohej nga Inteligjenca Artificiale. Ai u kërkoi institucioneve të kurseheshin në staf dhe tha se asnjë ministri nuk kishte organigramë të plotësuar.

Prezantimi i planit në dukje luksoz për godina gjykate e prokurorie vjen në një kohë kur një pjesë e mirë e këtyre institucioneve janë në situatë krize për hapësira dhe personel. Mungesa e hapësirave dhe sallave të gjyqit dhe sigurisë është një prej shqetësimeve të ngritura prej vitesh nga vetë institucionet, por edhe KLGJ e KLP që i përfaqësojnë.

Etiketa: Edi RamaKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseOlsian ÇelaPoli i drejtesiseSokol Sadushi
I mëparshmi

Policia arreston për gjobëvënie gazetarin Elio Laze

Tjetri

KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtares Vjollca Spahiu

Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për Vjollca Spahiun

KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtares Vjollca Spahiu

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.