AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Kur të paguani me kartë, kujdes çfarë bëni!

Në absurditetin e radhës, autoriteti publik në Shqipëri po i ngarkon shqiptarëve një taksë të re private, kësaj here, për llogari të industrisë bankare, pa marrë parasysh detyrimin logjik, pra rregullimin e tregut dhe të kostove të këtij shërbimi. Por ndërsa bizneset duket se po hasin vështirësi që të bërtasin dhe të dëgjohen për padrejtësinë që po u bëhet, edhe shumë qytetarë duket se janë të pavetëdijshëm për kostot dhe rreziqet që mbart imponimi i interesit privat të bankave përmes autoritetit publik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 weeks më parë
në Artikull kryesor, Ekonomia, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
a person holding a credit card in front of a machine
Foto ilustruese

Mbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat shqiptare, e diplomuar për ekonomi, por me një detyrë shumë specifike. Në vend që të merrej me dokumentet e kredive apo të pagesave, punonjësja në fjalë kishte për detyrë që të frekuentonte mjediset e sërës së lartë, të zinte miqësi me nëngrupin social “graria  e parisë ekonomike”, dhe të grumbullonte informacion të karakterit personal mbi biznesmenët. Informacioni më me interes për bankën ishte nëse një biznesmen kishte apo jo dashnore, ia dridhte apo jo gruas, ndonëse informacione të tjera mbi karakterin e tij, nëse ishte gjaknxehtë apo jo, nëse pinte apo jo, ishin gjithashtu me rëndësi. Interesi i bankës për informacionin mbi tradhtinë e mundshme bashkëshortore të biznesmenit nuk shkaktohej nga ndonjë kompas moral,  por ishte një çështje shumë praktike. Sepse, biznesmeni merr kredi ndërsa marrëdhëniet jashtëmartesore bartin rrezikun e divorcit, divorci bart rrezikun e dëmtimit të sipërmarrjes së biznesmenit në fjalë dhe kjo e fundit, bart rrezikun e falimentit dhe mosshlyerjes së kredisë. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që, ndonëse informacioni mbi jetën jashtëmartesore të një biznesmeni ishte me interes për bankën,  ky nuk ishte automatikisht faktor diskualifikues në vlerësimin e një kërkese për kredi. Shumë biznesmenë, për shkak se janë të pasur, kanë marrëdhënie jashtëmartesore dhe këto marrëdhënie, jo gjithmonë shkaktojnë telashe për bankën që jep kredi. Por biznesmeni që hynte në këtë kategori, konsiderohej nga banka si person “me prim rreziku” më të lartë se sa ai që nuk hynte në këtë kategori. Rrjedhimisht, ndonëse biznesmeni në fjalë mund të mos ia kishte haberin se si e qysh, banka ia rriste interesin e kredisë atij, për të mbuluar ekspozimin ndaj një shkalle më të lartë rreziku që banka merrte përsipër.

Njëzet e pesë vjet më vonë, ka gjasa që banka nuk ka më nevojë të paguajë dikë për të gjuajtur për thashetheme dhe duket se është në gjendje të grumbullojë informacion të karakterit ku e ku më personal, jo vetëm mbi biznesmenët e profilit të lartë, por nga të gjithë klientët e tjerë, nga më i pasuri e deri te më i varfri.

Mjeti që ia mundëson bankës këtë punë është karta bankare, e cila, pasi i është dhënë qytetarëve kryesisht përmes shtrëngimit, falë edhe moskokëçarjes apo padijenisë së qytetarëve, e furnizon bankën me një larmishmëri të paimagjinueshme të dhënash, sa herë që ajo përdoret për të blerë në dyqan. Nëse  qytetari shkon të blejë prezervativë, ndërsa është i martuar, banka ka gjasa që do ta zbulojë pa ndonjë vështirësi të madhe një histori potenciale marrëdhënieje jashtëmartesore. Por edhe nëse dikush shkon dhe blen, fjala vjen, një palë mbathje të kuqe, banka në kompjuterin e saj do të regjistrojë çdo gjë: ku e bleu, çfarë mase, çfarë ngjyre. Dhe nëse  qytetari shkon dhe paguan një, dy, tre apo më shumë pije alkoolike me kartë, banka është në gjendje të dijë se sa pi. Apo nëse shkon dhe blen ushqime me shumë yndyrë, ka gjasa që do të mund të llogarisë prej kësaj stilin e jetesës dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sasia e stërmadhe e informacionit personal që një kartë bankare regjistron si dhe ekzistenca e programeve jashtëzakonisht të fuqishme të analizimit të këtyre të dhënave, siç janë programet e Inteligjencës Artificiale, janë një telash të cilin, disa politikanë, e kanë hasur tashmë. Njëri  prej tyre është nën akuzë për të dhënat që prokurorët ishin në gjendje të siguronin nga rezervimet e hoteleve me kartë bankare.

Këto të dhëna personale, njësoj si algoritmet e reels të Instagram, janë në gjendje të na njohin ne edhe më mirë nga sa njohim veten. Dhe në rastin e bankave, qytetarët, jo vetëm që po japin informacionin më personal të mundshëm, përfshirë ngjyrën e preferuar të mbathjeve që blejnë në dyqan, jo vetëm që po ia japin bankës këtë informacion pa marrë gjë në shkëmbim, por, në mënyrë të pavetëdijshme, po paguajnë që banka të mund të mbledhë edhe më shumë informacion mbi ta.

Ashtu si në rastin e  biznesmenit që kishte marrëdhënie jashtëmartesore, asnjë nga informacionet që banka mbledh, nuk përbën arsye për diskualifikim nga kredidhënia, por të dhënat mundet që të ndihmojnë bankën që të rrisë interesin për të mbuluar primin e rrezikut nga çdo ves i qytetarit.

Tarifa absurde dhe shërbim me detyrim

Themeluesi i ekonomiksit Adam Smith paralajmëroi saktësisht 250 vjet më parë në librin e tij Pasuria e kombeve se, pronarët dhe punëtorët janë dy klasa të shoqërisë, të cilët, me raste janë dhe me raste nuk janë të vetëdijshëm për interesin e vet, por kurdo që janë të vetëdijshëm, interesi i tyre personal përputhet goxha me interesin e përgjithshëm publik të rritjes së mirëqenies. Ndryshe nga këto dy klasa, klasa e sipërmarrësve, për shkak të lloji të punës që bën, është jashtëzakonisht shumë e vetëdijshme për interesin e vet. Ajo është në gjendje te dijë saktë se çfarë duhet të ndodhë që situata e sipërmarrësit të përmirësohet. Por, vëren Smith, ndryshe nga dy klasat e mëparshme, interesi i sipërmarrësve pothuajse kurrë nuk është në përputhje me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Rrjedhimisht Smith na paralajmëron të bëjmë kujdes kurdo që një grup sipërmarrësish përpiqet të na bindë për politika që, ndërsa supozohet se janë në të mirë të përgjithshme, në fakt nuk janë.

Ja ku kemi këtu një rast konkret. Pa ndonjë debat të madh publik, mësohet se Kuvendi i Shqipërisë i është bindur argumenteve të bankave për të detyruar një pjesë të bizneseve që të pajisen me procesor kartash bankare. Një nga argumentet e dhënë është se, rritja e pagesave elektronike do të sjellë luftë kundër evazionit fiskal, e madje edhe luftë kundër pastrimit të parave.

Autoriteti publik, në rastin konkret, shumica socialiste, jo vetëm që ka marrë përsipër të ngarkojë bizneset me një detyrim që është kryekëput interes privat, por ka dështuar të bëjë detyrën tjetër publike, të rregullojë tarifat e shërbimeve në bazë të kostove. Sepse, nëse  imponon përdorimin e një shërbimi, krijon detyrimisht një monopol apo një oligopol. Dhe nëse e bën këtë, detyrimisht, nëse je Kuvendi i Shqipërisë dhe jo përfaqësuesi i bankave, do të duhet të vendosësh tarifa referencë dhe tarifat referencë duhet të vendosen në përputhje me kostot.

Situata absurde u shfaq këto ditë në rrugët e Tiranës. Në një furrë buke, një njoftim i thotë klientëve se pagesat me kartë pranohen vetëm për blerje me vlerë më shumë se 1 mijë lekë të rinj, ndërsa shoqata e transportit urban njoftoi se do të transferojë te konsumatorët kostot e procesimit të pagesës. Kështu mësohet se kostoja e procesimit të një pagese me kartë rezulton se është minimalisht 30 lekë, (ndërsa bileta e autobuzit është 40 lekë).

Qytetarët duket se e kanë më të lehtë e u vjen më për mbarë që, në vend që të mbajnë para të thata, të përdorin kartën për pagesa të ndryshme. Qytetarët duket se janë të pavetëdijshëm për kostot, të cilat për momentin fshihen pas çmimit të mallrave që blejnë. Normalisht që çmimet e të gjitha mallrave do të duhet të rriten në mënyrë që bizneset të mbulojnë kostot e komisioneve të kërkuara nga bankat. Por për sa kohë bizneset kanë të drejtë të refuzojnë pagesën me kartë nëse e shohin të arsyeshme, apo t’ia rrisin çmimin qytetarit për të pasqyruar koston e transaksionit, problemi nuk është aq i madh. Problemi fillon kur, shteti merr për sipër të detyrojë disa biznese t’i paguajnë një “taksë” disa bizneseve të tjera, nën justifikime haluçinante. Pagesa e biletës së autobuzit me kartë vështirë se ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave. Nëpër botë, kostot e pagesave me kartë janë ku e ku më të ulëta. Është e mundur që të bësh “miniblerje”, pra të paguash, fjala vjen, 20 qindarka për të lexuar një artikull gazete, me komisione bankare në përputhje me atë që është e logjishme për procesimin e një mikropagese. Kjo nuk është ajo që bankat shqiptare janë mësuar të bëjnë. Ato janë mësuar të mbajnë komisione predatore. Ato mbajnë në programet e tyre të bankingut online apo mobile, setap-ime që shtyjnë qytetarin naiv të përdorë shërbime të panevojshme, të tilla si llogari bankare shtesë që jo doemos të hyjnë në punë apo konvertime valutore si shërbim ekstra. Shumë banka mbajnë tarifa të larta fikse edhe për mikropagesa. Ato mbështesin suksesin jo te shërbimi real, por te naiviteti i përdoruesit.

Gjithsesi, ky është një problem shumë i papërfillshëm përballë problemit real: Transferimit të të dhënave personale nga qytetari te disa biznese të cilat kanë demonstruar përgjatë historisë së aktivitetit të vet në Shqipëri sjellje predatore dhe praktika zhvatëse, injorim të ligjeve që mbrojnë qytetarët nga keqpërdorimi i të dhënave personale dhe institucione publike që, ndërsa kanë detyrën të mbikëqyrin dhe të ndëshkojnë, janë bërë agjentë të interesave private të bankave. Për këto arsye, është shumë e këshillueshme që të përdorësh paranë fizike për të bërë blerje të cilat do të preferoje që të mbeteshin çështje personale tuajat.

Etiketa: Adam SmithPasuria e Kombeve
Tjetri
untitled 111

“Kjo më shkatërroi”: Kosova ende dështon të mbrojë fëmijët viktima të abuzimit seksual

protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.