AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Kjo më shkatërroi”: Kosova ende dështon të mbrojë fëmijët viktima të abuzimit seksual

Më pak se gjysma e rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve të raportuara në polici në Kosovë gjatë dekadës së fundit kanë përfunduar me ngritje aktakuze. Mangësitë në bashkëpunimin institucional, mungesa e stafit, trajnimet e pamjaftueshme dhe kuadri ligjor në Kosovë bëjnë që shumë të mbijetuar të mos arrijnë kurrë të marrin drejtësi.

Mihane HoxhangaMihane Hoxha
3 weeks më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
untitled 111
Fatimja, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë. Foto: Mihane Hoxha.

Fatimja (jo emri i saj i vërtetë) ishte ende nxënëse shkolle kur nisi abuzimi. Ajo nuk e kuptonte plotësisht çfarë po ndodhte, por ndihej “në siklet”, sepse ishte shumë e vogël, ndërsa ai – mësuesi i saj – ishte rreth të pesëdhjetave.

Kur dikush njoftoi policinë, Fatimja u thirr për të dhënë deklaratë. Ajo e përshkroi mënyrën se si u trajtua nga policët si “shumë të dhimbshme”.

“Më folën shumë keq. Më quajtën ‘të pamoralshme’,” tha Fatimja, e cila tani është në të tridhjetat. “Askush nuk më kontaktoi më pas, asnjë institucion. As sot nuk e di si përfundoi rasti.”

Megjithatë, ajo e dinte se policia ua kishte treguar rastin e saj familjarëve të gjerë dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit. “Kjo më shkatërroi edhe më shumë,” tha Fatimja për BIRN, duke folur në kushte anonimiteti.

“Nuk mora asnjë lloj mbështetjeje, as nga psikologë e as nga shërbimet sociale,” kujton ajo. “Askujt nuk i bëhej vonë për moshën time, gjendjen time emocionale apo psikologjike, apo për faktin që nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Jeta ime ishte një kaos i vërtetë.”

Nga 1,112 raste të abuzimit seksual të të miturve të raportuara në polici në Kosovë gjatë 10 viteve të fundit, më pak se gjysma – 510 – kanë rezultuar me ngritje aktakuze ndaj autorëve të dyshuar, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga BIRN.

Kanë kaluar vite që nga koha kur Fatimja u abuzua, por ekspertët thonë se stigma shoqërore, mungesa e trajnimeve të specializuara dhe koordinimi i pamjaftueshëm institucional vazhdojnë ta minojnë kërkimin e drejtësisë në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve.

Besohet se një pjesë e madhe e rasteve nuk raportohen fare, ndërsa ato që arrijnë në polici shpesh menaxhohen në mënyrë të gabuar.

“Kosova ka nevojë për një përgjigje më të integruar: mbledhje më të mirë të të dhënave ndërinstitucionale, procedura miqësore për fëmijët dhe menaxhim më të koordinuar të rasteve,” tha UNICEF në Kosovë për BIRN.

“Punonjësit në vijën e parë – policia, prokuroria, gjykatat dhe shërbimet sociale – kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme dhe mjete praktike për t’i trajtuar këto raste në mënyrë të ndjeshme ndaj traumës dhe të përshtatshme për fëmijët.”

Teknologjia po krijon “rreziqe të reja”

donika shahini lami photo kallxo
Clinical psychologist Donika Shahini. Photo: BIRN.

Kosova nuk ka një ligj të posaçëm që trajton dhunën dhe abuzimin seksual ndaj të miturve; këto raste mbulohen përmes Kodit Penal, Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Po ashtu, vendi nuk ka një mekanizëm të veçantë për monitorimin e personave të regjistruar si abuzues seksualë.

Shumica e rasteve të abuzimit ndodhin brenda familjes ose kryhen nga persona që fëmija i njeh.

“Abuzimet më të shpeshta përfshijnë persona në pozita autoriteti, anëtarë të familjes apo të afërm, si dhe raste që nisin përmes rrjeteve sociale,” tha psikologia klinike Donika Shahini.

Kadri Gashi nga organizata joqeveritare me seli në Prishtinë, Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim – SIT, tha se zhvillimet teknologjike kanë krijuar rreziqe të reja.

“Rastet fillojnë përmes rrjeteve sociale, ku të miturit manipulohen emocionalisht (grooming), shantazhohen me fotografi apo video intime, ose ftohen në takime fizike,” tha Gashi.

Sipas Shahinit, të mbijetuarit shpesh e vonojnë raportimin e krimit për shkak të frikës, turpit, presionit shoqëror apo varësisë ekonomike. Kur vendosin të raportojnë, shumë prej tyre përjetojnë ritraumatizim, duke u detyruar ta rrëfejnë përvojën e tyre vazhdimisht.

Pasojat e abuzimit seksual të fëmijëve mund të jenë shkatërruese. Po aq e dëmshme mund të jetë edhe mungesa e mbështetjes për të mbijetuarit.

“Sulmet seksuale shkaktojnë trauma të thella psikologjike – nga ankthi dhe depresioni deri te çrregullimi i stresit post-traumatik,” tha Shahini.

Pa një reagim të duhur, shtoi ajo, “pasojat mund të përfshijnë vetëlëndim, abuzim me substanca dhe vështirësi në krijimin e marrëdhënieve.”

Fatimja tha për BIRN se kishte tentuar të lëndonte veten. “Ende ndihem e pavlerësuar dhe e fajësuar,” tha ajo.

Mangësi në koordinim, staf dhe ekspertizë

kadri gashi 1536x864
Kadri Gashi, drejtor i Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim, SIT. Foto kortezi Kadri Gashi.

Sipas avokatit Arbër Jashari, provimi i rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve në Kosovë mund të jetë shumë i vështirë.

“Shpesh, akuzat mbështeten vetëm në deklaratën e viktimës dhe mungesa e provave e bën rastin shumë sfidues për prokurorinë,” tha ai. “Kur viktima e raporton rastin pas disa javësh ose muajsh, provat dobësohen dhe ndjekja penale bëhet më e vështirë.”

“Rrjetet sociale kanë zbuluar forma të reja kriminaliteti që kërkojnë një qasje më profesionale dhe më efektive nga shteti.”

Edhe pse ndjekja penale mund të jetë komplekse, UNICEF identifikoi gjithashtu mangësi në koordinimin ndërmjet institucioneve të ndryshme që merren me trajtimin e këtyre rasteve dhe ofrimin e mbështetjes për të mbijetuarit, si dhe mungesë të mbështetjes dhe burimeve të përshtatura për fëmijët.

Kuadri ligjor dhe politikat duhet të vazhdojnë të zhvillohen, tha UNICEF për BIRN, veçanërisht në lidhje me abuzimin online dhe atë të lehtësuar nga teknologjia. Po ashtu, nevojiten investime shtesë për të forcuar cilësinë e shërbimeve sociale dhe kapacitetet institucionale, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e çdo fëmije.

Ofrimi i mbështetjes për të mbijetuarit bie kryesisht mbi shërbimet sociale, të cilat mund t’i referojnë ata në streha dhe të ofrojnë këshillim psikologjik.

Por Gashi, nga organizata SIT, tha se shërbimet sociale në Kosovë janë të kufizuara si në staf ashtu edhe në ekspertizë dhe kanë nevojë urgjente për reforma.

“Ka mungesë të stafit të mjaftueshëm, mbingarkesë me raste dhe nevojë për specializim më të thellë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve,” tha ai për BIRN.

UNICEF tha se ka identifikuar mangësi të ngjashme: “Ekzistojnë boshllëqe kritike në shërbimet sociale për fëmijët, përfshirë mbështetjen pas gjykimit, kujdesin psikologjik, shërbimet e riintegrimit dhe mekanizmat e sigurt të raportimit, si një linjë telefonike 24/7 për fëmijët dhe strehat mbrojtëse.”

E zhgënjyer nga sistemi, Fatimja tha se ishte “larguar” nga familja dhe miqtë e saj.

“Edhe sot ndihem shumë e paragjykuar, sepse njerëzit vazhdimisht ma rikujtojnë si një skandal, si diçka të turpshme,” tha ajo. “Nuk po arrij të gjej qetësi; më janë shkatërruar ëndrrat.”

Etiketa: abuzim me të miturabuzim seksualDonika ShahinifëmijëtKadri GashiKosovaUNICEF
Tjetri
dlugo svk parachute 5100913

NATO-ja duhet “të vdesë”

710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.