AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

Prokuroria e Posaçme njoftoi arrestimin e Emiljan Burbës, të cilin e konsideron si drejtues të një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mes të cilëve akuzohet si pjesëtar edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën më 7 korrik arrestimin e shtetasit Emiljan Burba, i akuzuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Evropian, si dhe të marijuanës nga Shqipëria drejt Gjermanisë e Turqisë. Pjesë e këtij grupi, sipas SPAK ka qenë edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Në dhjetor të vitit 2025, SPAK njoftoi arrestimin e 10 prej anëtarëve të këtij grupi, mes tyre dhe Rexhep Rrajën, ndërsa katër atëherë u shpallën në kërkim.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Gjatë veprimtarisë së tyre të paligjshme, të dyshuarit kanë komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, prej nga janë siguruar prova për trafikun e narkotikëve.

Të hetuarit akuzohen për trafikimin e 1722 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Malit të Zi në nëntor të vitit 2020, ku dhe është sekuestruar lënda narkotike që ka pasur si destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Po në atë periudhë, në Holandë është sekuestruar një sasi prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen. Në janar të vitit 2021, janë sekuestruar në Turqi 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria. SPAK thekson në njoftim se po vijon hetimet për aktivitetin e grupit.

SPAK bënë me dije se vijon hetimi për administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Etiketa: Emiljan BurbaRexhep RrajaSky ECCSPAK
Tjetri
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

protesta parlament

‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

17:57 | 27/07/2026
photo 2026 07 27 15 36 16

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

16:35 | 27/07/2026
delina 2

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

08:54 | 27/07/2026
Pacientët dhe taksapaguesit paguajnë kostot shtesë të zjarrit në urgjencën e QSUNT

Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor

09:38 | 26/07/2026
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Kush fiton nga pasiguria?

06:58 | 25/07/2026
photo 2026 07 23 10 13 02

Nëna e një të riu me autizëm kthehet në simbol pasi përballet me gazin lotsjellës në protestë

18:33 | 24/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.