AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

Ndonëse fillimisht u reklamua si një investim tërësisht privat, qeveria shqiptare alokoi papritur mbi 4 milionë euro nga fondi i emergjencave përmes një Akti Normativ për të mbështetur koncertin e reperit kontrovers, Kanye West në Tiranë – një vendim që sipas ekspertëve bie ndesh me legjislacionin.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
38 minutes më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
edi rama dhe blendi gonxhe
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja gjatë inspektimit të stadiumit të përkohshëm te koncertit të West.

Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West.

Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro.

Rama e justifikoi financimin prej 400 milionë lekësh [4.2 milionë euro] duke pretenduar se “nëse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e qytetit”.

Paratë ndërkohë u kaluan përmes një Akti Normativ të miratuar në datën 6 korrik dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare me datë 7 korrik, i cili citon si bazë ligjore Nenin 101 të Kushtetutës për nevoja urgjente. Një nen që, referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mund të përdoret vetëm në raste emergjencash të argumentuara dhe provuara mirë.

Sipas relacionit shpjegues që shoqëron Aktin Normativ, qeveria e justifikon nevojën e angazhimit të fondeve publike me argumentin se gjendet përballë një eventi artistik me “përmasa të tilla që ndikon në mënyrë të theksuar në imazhin e vendit”.

Qeveria rreket gjithashtu që ta justifikojë kriterin e urgjencës për Aktin Normativ me faktin se koha normale e procesit ligjvënës nuk do të zgjidhte dot “problemin e menjëhershëm të rrezikut që koncerti i Kanye West të mos zhvillohet”.

Koncerti i West nga ana tjetër ishte lajmëruar nga vetë Rama muaj më parë, në fund të prillit, dhe deri së fundmi, qeveria shqiptare, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mohuan kategorikisht përdorimin e parave publike.

“Është e rëndësishme të theksohet se për këtë projekt nuk ka fonde buxhetore të angazhuara shtesë,” thuhej në përgjigjen zyrtare që MTKRS i dërgoi BIRN më 23 qershor.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike e kritikoi ashpër aktin si shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë nul dhe pa vlerë. “Një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt Normativ,” tha Preçi për BIRN.

Edhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i tha BIRN se akti në fjalë ishte në shkelje të Kushtetutës.

“Sigurisht që po keqpërdoret Kushtetuta”, tha Xhemollari, duke vënë në dukje se shuma e shpenzuar pa transparencën qoftë minimale, tregonte se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj protestave që zhvillohen prej mbi 37 ditësh në kryeqytet.

I pyetur nga BIRN përmes një mesazhi në aplikacionin WhatsApp, ministri Gonxhja refuzoi të përgjigjej.

“Çfarë jam unë, sekretari juaj?!”, tha Gonxhja, duke i kërkuar medias të “zbatonte ligjin”, edhe pse nuk ka ndonjë ligj që rregullon kërkesat për koment.

Keqpërdorimi i konceptit të emergjencës

Zgjedhja e qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht koncertin e reperit vjen në një kohë kur artisti është një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit, ai është përballur me kritika të ashpra dhe një bojkot të gjerë pas një sërë deklaratash publike me përmbajtje antisemite, ndarjes së teorive konspirative dhe gjuhës së urrejtjes.

Së fundmi atij iu ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të komenteve antisemitike dhe një kënge që publikoi me titull “Heil Hitler”; paraqitja e tij e planifikuar në një festival në Londër u anulua dhe po ashtu u anuluan koncerte të ngjashme përfshi një të tillë të planifikuar në Itali.

Deri sëfundmi, Rama dhe vartësit e tij u janë përgjigjur kritikave për mbështetjen e West dhe qëndrimeve të tij duke këmbëngulur se eventi ishte privat. Por vendimi i qeverisë dhe përdorimi i fondit të emergjencës ngre pikëpyetje për mbështetjen.

Ndërkohë, edhe akti normativ që financon koncertin ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria i interpreton “emergjencat”. Zef Preçi thekson se asnjë jurist apo ekonomist nuk mund ta justifikojë brenda kornizës ligjore financimin e një aktiviteti komercial.

Ai saktëson se fondi rezervë është dizajnuar ekskluzivisht për situata të jashtëzakonshme: katastrofa natyrore, rreziqe të sigurisë kombëtare, apo emergjenca të papritura të shëndetit publik.

“Fondi nuk përdoret për shpenzime rutinë ose politika afatgjata zhvillimi,” argumenton Preçi, duke vënë në dukje se rasti i koncertit bie ndesh me çdo kufizim që legjislacioni shqiptar i vendos përdorimit të këtyre parave.

Nga ana e tij, Xhemollari ngre shqetësimin se paratë po shpërdoroheshin. Duke u ndalur tek fatura prej 4.2 milionë eurosh, aktivisti Rigels Xhemollari vëren se kjo shumë mund të ishte përkthyer në investime jetike publike, si një shkollë e re, një spital, ose blerja e 30 autobusëve elektrikë për Tiranën – qytetin me transportin publik ndër më të vjetëruarit në Europë.

Për Xhemollarin, justifikimi i kryeministrit ngre dyshime se e vetmja “emergjencë” reale pas këtij akti ishte dështimi në shitjen e biletave dhe fushata e dobët e marketingut. Sipas tij, në mungesë të një preventivi transparent nga institucionet, kjo gropë financiare e organizatorëve po kompensohet me taksat e qytetarëve, duke e vendosur kryeministrin thjesht në “rolin e kontraktorit të Kanye West”.

 

Etiketa: "Eagle Stadium"Blendi GonxheEdi RamaKanye WestRigels XhemollariZef Preçi
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit

13:09 | 07/07/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Arti që po frymëzon Revolucionin e Flamingove

09:00 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.