AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve ndaj 15 personazeheve të njohur të krimit të organizuar shqiptar, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e mbi 7 tonëve kokainë dhe afro 1 ton hashah drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
21 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të 15 të pandehurve të akuzuar për trafik ndërkombëtar të mbi 7 tonëve kokainë dhe rreth një ton hashash, ku dy personazhe të njohur të krimit shqiptar, Paurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja cilësohen si anëtarë të thjeshtë të grupit.

Si drejtues dhe financues të grupit akuzohen të pandehurit Genti Nderjaku, i cili ka mbajtur dhe emrat Kili Nderjaku e Ekil Nderjaku; Nazmi Shahini i njohur dhe me emrin Nazmi Drazhi; Devid Patrut i njohur dhe me emrat Devid Boraj, Elidon Skëndaj e Fatmir Pepaj; Ermir Ndreaj; Artur Hoxhosmani; si dhe Erion Alibej i njohur edhe me emrat Erion Dylgjeriu e Andrea Dylgjeri.

Në pikën 1 të nenit 333/a të Kodit Penal përcaktohet se, “krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Si pjesëtarë të këtij grupi akuzohen të pandehurit Klevis Hoxhosmani; Plaurent Dervishaj; Ramazan Rraja; Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi; Amer Lloshi alias Ilir Lloshi; Julian Meçaj; Bledar Polovina; Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani.

Sipas SPAK, ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet e drejtësisë franceze.

Nga hetimet është evidentuar se të pandehurit në bashkëpunim me persona të dënuar nga autoritetet e huaja, si dhe me persona të proceduar në Shqipëri apo të tjerë individë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar lëndë narkotike në sasi të mëdha prej Brazilit, Ekuadorit, Kolumbisë, Marokut e Spanjës, me destinacion Italinë, Belgjikën, Spanjën dhe Holandën. Po ashtu, akuzohen se kanë tregtuar dhe ofruar për shitje në këto shtete evropiane mbi 8 ton lëndë narkotike, nga të cilat 7 ton e 261 kg kokainë; 590 kg hashash dhe 275 kg canabis sattiva.

Për një nga episodet e atribuuara të hetuarit Devid Patrut, rezulton se ai është dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë. Për rrjedhojë, SPAK e konsideron si gjë të gjykuar këtë rast.

Ndërkohë, SPAK ka depozituar kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj 3 personave të hetuar, pasi nuk janë vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Hetimet për këto episode të trafikimit të lëndëve narkotike janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë franceze, spanjolle, belge, britanike, holandeze, braziliane, italiane dhe ekuadoriane.

Për të mundësuar indentifikimin e personave të tjerë të përfshirë, SPAK ka ndarë çështjen dhe po vijon hetimet.

 

Etiketa: Artur HoxhosmaniDevid PatrutElidon SkëndajErion AlibejErmir Ndreaj;Genti NderjakuNazmi ShahiniPlaurent DervishajProkuroria e PosaçmeRamazan RrajaTrafiku i droges
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.