AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjuha e urrejtjes dhe racizmi në Shqipëri njihen, por raportohen pak

Pavarësisht kuadrit ligjor dhe ndërgjegjësimit të rritur për gjuhën e urrejtjes dhe racizmin, vendi çalon në zbatimin e ligjeve dhe koordinimin ndërinstitucional.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 months më parë
në Lajme, Minoritet
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dialogu parlamentar mbi politikat kundër racizmit dhe gjuhës se urrejtjes në Shqipëri. Foto_Nensi Bogdani

Të mërkurën paradite u zhvillua dialogu parlamentar mbi “Përmirësimin e kuadrit ligjor të Shqipërisë kundër racizmit dhe gjuhës së urrejtjes: përafrimi me standardet evropiane”, i organizuar nga Këshilli i Europës.

Gjatë takimit u prezantuan gjetjet kryesore lidhur me dy studime kryesore mbi politikat kundër gjuhës së urrejtjes dhe racizmit në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë takim, deputetë të Parlamentit Shqiptar, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe gjithashtu të shoqërisë civile theksuan se kuadri ligjor shqiptar që garanton mbrojtjen ndaj racizmit dhe gjuhës së urrejtjes është i mirë, por vendi çalon në zbatimin e ligjeve në praktikë.

“Në letër mund të ketë progres, por në realitet situata ka mbetur në vend numëro”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me mungesën e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi.

“Sulmet e gjuhës së urrejtjes dhe racizmi janë kthyer në një kulturë toksike që reflektohet dhe në media”, vijoi Tabaku, mbi rolin amplifikues që media ka në përçimin e këtyre sulmeve.

Deputetja e Partisë Demokratike nënvizoi më tej se në fakt me gjithë rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi situatën e gjuhës së urrejtjes në Shqipëri, mungesa e raportimit është problem thelbësor që tregon mungesën e besimit të qytetarëve në institucionet përgjegjëse për trajtimin e këtij fenomeni.

Dorian Matlija, avokat dhe drejtues i qendrës ResPublica, u shpreh se mungesa e zbatimit të qëndrueshëm të ligjit në Shqipëri është problemi kryesor që ndikon dhe në uljen e besimit të qytetarëve.

“Kuadri ligjor në Shqipëri është i mirë, por problemi qëndron tek zbatimi i ligjeve, jo tek ekzistenca e tyre”, tha Matlija.

Ai shtoi se Shqipëria, ndryshe nga vendet e rajonit, e percepton racizmin strukturor sikur nuk ekziston.

“Në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit racizmi strukturor pranohet më hapur, teksa në Shqipëri ky mund të jetë problem konceptual apo veçori faktike”, tha Matlija, duke shtuar se anti-racizmi  në fakt trajtohet si përfshirje sociale dhe zbutje e varfërisë.

Nga ana tjetër, raporti mbi politikat e racizmit nxori në pah se në Shqipëri mungojnë gjithashtu të dhënat kryesore lidhur me rastet e racizmit, të cilat do të mundësonin edhe përmirësimin e politikave kundër tij.

Edhe studimi mbi Gjuhën e Urrejtjes ofroi gjithashtu një fotografi të perceptimeve, përvojave dhe reagimeve institucionale ndaj gjuhës së urrejtjes në Shqipëri, bazuar në një anketë përfaqësuese në nivel kombëtar, sidomos me përfaqësues të komuniteteve LGBTI dhe Romë/Egjiptian, të cilët janë më shpesh të shënjestruar prej gjuhës së urrejtjes.

Edhe pse gjetjet e raportit treguan për rritje të ndërgjegjësimit ndaj gjuhës së urrejtjes, problemi sipas ekspertëve mbetet tek mungesa e besimit në raportimin e këtyre episodeve, duke nxjerrë në pah nevojën për koordinim institucional dhe mekanizma të qarta zbatimi ligjor.

“Gjetjet tregojnë se 72% e të anketuarve e njohin ekzistencën e gjuhës së urrejtjes, ndërsa njohja e përgjithshme me termin ‘gjuhë urrejtjeje” arriti në 97%’, tregon raporti.

“Megjithëse rritja e ndërgjegjësimit dhe e kuptimit më të plotë pasqyron progresin në edukimin dhe avokimin publik, vazhdimësia e boshllëqeve midis grupeve vulnerabël nënvizon nevojën për ndërhyrje të ndjeshme ndaj kulturës dhe specifike për kontekstin”, tha Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, gjatë prezantimit të raportit.

Sipas gjetjeve të raportit të vitit 2024, programet e realitetit u identifikuan si burimet kryesore të përhapjes së gjuhës së urrejtjes, krahasuar me raportin e vitit 2021 ku si burim kryesor identifikoheshin programet politike.

“Në rastin e komunitetit LGBTI, motivi kryesor që identifikohet si shkak për përdorimin e gjuhës së urrejtjes është homofobia e përhapur në radhët e shoqërisë shqiptare”, tha Gajda gjatë fjalës së tij.

Nga ana tjetër, Gajda shtoi se në rastin e komunitetit Rom dhe Egjiptian, motiv për përdorimin e gjuhës së urrejtjes janë kryesisht aspekti i etnisë dhe i racës.

Shifrat e këtij studimi identifikojnë mediat dhe platformat e mediave sociale gjerësisht si kanale kryesore për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, ndërsa komunitetet vulnerabël raportojnë ekspozim dukshëm më të lartë dhe ndikime më të forta.

“Të anketurarit e rinj të moshës 18-29 vjeç kanë më shumë gjasa të perceptojnë se gjuha e urrejtjes çon në humbjen e besimit mes atyre që janë objekt i saj, me 71% të anketuarve që e pranojnë këtë ndikim”, tha Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me gjetjet e raportit.

Nga ana tjetër, raporti tregon se tek të anketuarit më të vjetër, të moshës 50-64 vjeç, perceptohet më shpesh ankthi dhe depresioni si pasoja të gjuhës së urrejtjes.

 

Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Goditet grupi i kokainës dhe një ‘perandori biznesi’ e ndërtuar në Shqipëri

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.