AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet grupi i kokainës dhe një ‘perandori biznesi’ e ndërtuar në Shqipëri

Hetimi 3-vjeçar i SPAK mbi një grup të akuzuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës çoi në arrestimin e disa prej të dyshuarve dhe sekuestrimin e qindra pronave, mes të cilave edhe kompaninë e ndërtimit dhe përfituesen e fondeve publike, Pepa Group.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Një hetim i filluar tre vjet më parë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, holandeze dhe britanike, zbuloi veprimtarinë e një grupi të dyshuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të kokainës, i cili po hetohet edhe për pastrimin e parave përmes një kompanie ndërtimi në zonat e lakmuara të Tiranës dhe në bregdet.

Po ashtu, SPAK njoftoi se kishte vendosur nën sekuestro pasuri të shumta të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe disa kompani, të cilat dyshohet se janë financuar nga të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës.

Një nga shoqëritë e sekuestruara është Pepa Group – një kompani ndërtimi dhe përfituese e konsiderueshme e fondeve publike, e cila rezulton e lidhur me dy vëllezërit nën akuzë, Jetmir dhe Lulzim Pepa, i pari i shpallur në kërkim dhe i dyti i arrestuar.

Jetmir Pepa nuk është një emër i panjohur për forcat e rendit. Ai u shpall në kërkim në janar të vitit të kaluar pasi qëlloi me armë në një koncert në kryeqytet. Ndalimi i tij nuk është bërë i mundur, ndërkohë që është arrestuar i vëllai, Lulzim Pepa, 51 vjeç. Në pranga janë vendosur edhe dy prej të hetuarve, Anton Kola 33 vjeç dhe Florian Marku 34 vjeç.

Sipas SPAK, gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, në total afro 6.5 ton.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, vëllezërit Pepa kishin ndërtuar një perandori biznesi me kompaninë flamur, Pepa Group, e angazhuar në biznesin e ndërtimit, mbajtëse e koncesionit të HEC-eve dhe përfituese e fondeve publike nga disa bashki të vendit.

Pepa Group është themeluar nga Urim Pepa, vëllai i ndjerë i Jetmir dhe Lulzim Pepajt dhe aktualisht zotërohet nga trashëgimtarët e të ndjerit, por është e lidhur me dy personat e akuzuar.

SPAK deklaroi se kishte vendosur nën skuestro preventive edhe 232 pasuri të luajtshme e të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim. Konkretisht, janë sekuestruar pasuri dhe kuota të shtatë shoqërive me seli në Tiranë; në Fierzë të Bashkisë Fushë Arrëz; në fshatin Fan Rubik; në Shëngjin dhe Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Po ashtu, janë sekuestruar 60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë; 89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme; si dhe 72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë.

Etiketa: Amerika LatineBelgjikeHolandëJetmir PepaLulzim PepaPepa GroupSPAKTrafiku i kokaines
Tjetri
Zgjedhjet e vështira të Gjirit

Lufta me Iranin kërkon një qasje të unifikuar nga shtetet e Gjirit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.