AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Revoltat e fundit kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve të huaja mund të tregojnë lindjen e një modeli të ri mobilizimi politik.

Harold JamesngaHarold James
18 seconds më parë
në Project Syndicate, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69
Protestat e Flamingove | Foto: LSA

Mendimi mbizotërues thotë se politika e shekullit XXI po dominohet nga një reagim autokratik dhe etnonacionalist kundër kapitalizmit global dhe demokracisë liberale. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë treguar se kjo revoltë politike është më komplekse sesa duket. Në një epokë ndryshimesh të shpejta teknologjike dhe ekonomike, njerëzit priren t’i kthejnë sytë nga e kaluara. Por nostalgjia mund të frymëzojë si etnonacionalistët, ashtu edhe ata që kërkojnë t’i rezistojnë autokracisë.

Kjo qasje mund të ndihmojë për të kuptuar pse Donald Trump u rikthye për herë të dytë në pushtet në Shtetet e Bashkuara me premtimin për të rikthyer madhështinë kombëtare. Ndërsa shumë përpiqen të shpjegojnë paradoksin e një presidenti antiglobalist që vazhdimisht kërkon të bëjë “marrëveshje” në mbarë botën, çelësi për ta riformuluar këtë debat mund të gjendet në Evropën Qendrore dhe Lindore. Midis viteve 1989 dhe 1991, kjo pjesë e kontinentit përjetoi tërmetin politik më të rëndësishëm të fund-shekullit XX. Popujt u mobilizuan rreth një vizioni që ndërthurte liberalizmin dhe demokracinë me nacionalizmin, për të refuzuar internacionalizmin komunist të epokës sovjetike.

Sot, ky rajon është bërë epiqendra e një afirmimi të ri të nacionalizmit, jo vetëm kundër autokracisë, por edhe kundër ndërhyrjeve të huaja. Dy shenjat më domethënëse të këtij rreshtimi të ri politik janë humbja dërrmuese e Viktor Orbánit përballë Péter Magyar në zgjedhjet e prillit në Hungari dhe rezistenca e Shqipërisë ndaj planeve të familjes Trump për ta shndërruar ishullin e Sazanit në një destinacion turistik luksoz e pa shije.

Nuk ka një shpjegim të vetëm për fitoren e Magyarit, por është e pamundur të anashkalohet theksi që ai vendosi te identiteti kombëtar, korrupsioni dhe ndërhyrjet e huaja në politikën hungareze. Trumpi, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, Tucker Carlson dhe figura të tjera të populizmit të djathtë amerikan synonin ta përdornin Hungarinë për të ndërkombëtarizuar lëvizjen MAGA, ndërsa ndërhyrja e presidentit rus Vladimir Putin në çështjet hungareze nuk ishte sekret. Në prag të zgjedhjeve, protestuesit hungarezë ringjallën thirrjen e revoltës antikomuniste të vitit 1956: Ruszkik haza! (“Rusët jashtë!”).

Në Shqipëri, opinioni publik është mobilizuar kundër planit të Ivanka Trump dhe Jared Kushner për të ndërtuar një resort luksoz në plazhet e ishullit të Sazanit, si edhe për të zhvilluar projekte turistike në zonën bregdetare të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës. Dëshira e Ivankës për t’iu shërbyer elitës globale sjell menjëherë ndër mend propozimin e pakuptimtë dhe moralisht të papranueshëm të të atit për ta kthyer Gazën në një resort bregdetar për të pasurit. Shqiptarët e kanë vënë re këtë ngjashmëri dhe kanë nisur një fushatë populiste për të mbrojtur jo vetëm plazhet e tyre të paprekura, por edhe vlerat e tyre. Ata i shohin projektet turistike për klasën e miliarderëve si një mallkim, jo si një bekim. Zhvillimi dhe investimet e reja duhet t’i shërbejnë mirëqenies së shqiptarëve, jo të ushqejnë një industri shfrytëzuese të përqendruar vetëm te turizmi.

Këto revolta të fundit kundër korrupsionit dhe ndërhyrjeve të huaja mund të tregojnë lindjen e një modeli të ri mobilizimi politik. Ajo që po shohim nuk është i njëjti etnonacionalizëm agresiv që përqafojnë shumë mbështetës të MAGA-s, por diçka tjetër.

Mjafton të kujtojmë një tjetër paralelizëm historik. Në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, ku shumë druhen se mund të jenë objektivi i radhës i Kremlinit, muajin e ardhshëm do të ekspozohen kurora varrimi të rizbuluara së fundmi, që datojnë nga Dukati i Madh i Lituanisë në shekullin XVI – një shtet që dikur shtrihej nga Baltiku deri thellë në territorin e Ukrainës së sotme. Në qendër të ekspozitës janë tre figura të rëndësishme: Aleksandër Jagelloni, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë; nëna e tij, Elizabeta e Austrisë, e cila solli në jetë katër djem që u bënë mbretër; dhe Barbara Radziwiłł, bashkëshortja e dytë e Sigismundit II August, mbret i Polonisë dhe Dukë i Madh i Lituanisë. Të tria kurorat i përkasin kështu epokës së artë të një dinastie që lidhi pjesën më të madhe të Evropës Qendrore.

Edhe historia e zbulimit të tyre është intriguese. Megjithëse trupat e familjes mbretërore polako-lituaneze u gjetën rastësisht në vitin 1931, në shtetin e atëhershëm të pavarur të Lituanisë, ato u fshehën me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u rizbuluan vetëm në vitin 2024. Sot, këto regalia nuk përfaqësojnë vetëm simbole kombëtare, por edhe kujtesën e një të kaluare të përbashkët. Në kohën kur përdoreshin, kurorat mishëronin autoritetin legjitim të asaj që studiuesit modernë e quajnë “monarki të përbëra” – rrjete komplekse martesash që bashkonin Kastiljen, Aragonën dhe Katalonjën, apo Anglinë, Uellsin dhe Skocinë.

Për Magyarin, edhe Kurora e Shën Stefanit, që daton nga shekulli XI, është një pikë kyçe referimi. Pasi u bë virale një fotografi ku ai lutej përpara kurorës në Sallën e Kupolës së Parlamentit Hungarez, ai e përdori atë moment për të kërkuar që të gjithë deputetët e rinj të betoheshin mbi këtë relike të shenjtë.

Edhe Kurora e Shën Stefanit është simbol i një monarkie të përbërë dhe i qëndresës së Hungarisë përballë humbjeve dhe fatkeqësive historike. Ajo u mbajt nga mbreti i fundit hungarez i dinastisë Jagellone, Luigji II, kur ai humbi jetën në Betejën e Mohácsit më 1526. Pasi shoqëruesit e tij e gjetën kurorën në baltën e përroit Csele, ajo u vendos mbi kokën e pothuajse çdo sundimtari Habsburg deri në fund të monarkisë (vetëm Jozefi II, me bindjet e tij të forta laike, e refuzoi traditën). Në fund të Luftës së Dytë Botërore, kurora u nxor fshehurazi nga Hungaria dhe u ruajt në Fort Knox, në Kentaki, pranë rezervës amerikane të arit, derisa iu kthye Hungarisë në vitin 1978.

Në secilin prej këtyre rasteve, shtetet më të vogla evropiane po ringjallin idenë se autoriteti legjitim mund të buronte nga një histori e përbashkët. Ato kanë gjetur një mjet të fuqishëm për t’iu kundërvënë një projekti etnonacionalist të importuar, i cili në të vërtetë udhëhiqet nga interesa tregtare, politike dhe ushtarake. Përballë kurorave autentike mesjetare, që vazhdojnë të kenë domethënie politike edhe në një epokë cinizmi, ofertat e arta, të stërzbukuruara dhe plot shkëlqim të Trumpit mund të kenë shumë pak gjasa të triumfojnë.

33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.