
Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të premten më 10 korrik, të rrëzojë kërkesat e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, KPK, që pas mandatit të tyre të caktoheshin në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Dhjetë anëtarë të KPK, komisionerët Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia, iu drejtuan me kërkesë KLGJ-së në fund të vitit 2024, kur u përfundoi mandati, duke kërkuar emërimin e tyre si gjyqtarë apeli. Njësoj vepruan dhe Komisionerët Publikë dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, kur u përfundoi mandati.
KLGJ argumentoi se për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte përcaktuar në ligj, në veçanti, emërimi i tyre si gjyqtarë në Apel dhe për rrjedhojë u caktuan pesë prej tyre që depozituan kërkesë.
Ndërsa për anëtarët Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u konstatua se ligjvënësi nuk ka bërë një përcaktim të tillë dhe kërkesa e tyre u rrëzua. Për të njëjtën arsye u rrëzuan më oparë dhe kërkesat e dy Komisionerëve Publikë. KPK u konceptua si një “quasi gjykatë” dhe kreu hetimin administrativ për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe dha vendim për çdo subjekt rivlerësimi, bazuar në provat e administruara gjatë këtij procesi.
Për të siguruar një pozicion në sistemin e drejtësisë si magjistrat, duhet që më parë të përfundohet me sukses Shkolla e Magjistraturës, përveç rasteve të veçanta të përcaktuara në ligj.
Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë në gjithë vendin, kaloi nëpër filtrat e vetingut – një proces kyç i reformës në drejtësi, që mbylli siparin me vendimet e fundit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 5 mars.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 442 subjekte rivlerësimi ose 55% e totalit u larguan nga detyra; nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 dhanë dorëheqjen dhe 49 të tjerë u larguan pa një vendim përfundimtar.
Me qëllim garantimin e pavarësisë së anëtarëve të KPA-së, ligjvënësi përcaktoi në pikën 6 të nenit 166 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, se “Anëtari i Kolegjit të Apelit emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit







