AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • English
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
  • English
Kryefaqja Analiza

Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi të enjten nga debatet mbi transparencën e qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian, por në finale mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për një rezolutë që mbështeste këtë proces. Edhe ekspertë të integrimit dhe komunikimit vlerësojnë se procesi nuk ka transparencën e duhur dhe as përfshirje të gjithë aktorëve të shoqërisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 weeks më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Bashkimi Evropian
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
696357421 1407043188109173 5921367701499488801 n
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, duke biseduar me deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi duket sikur është në ngërç deri në një përgjigje të vendeve anëtare që vlerëson ecurinë e deritanishme të tij – vendimmarrje që sipas qeverisë nuk ka një afat kohor se kur mund të ndodhë.

Në politikën e brendshme procesi i integrimit vijon të shkaktojë debat politik dhe kritika për mungesë transparence dhe përvetësimi të procesit nga qeveria.

Kuvendi përfshiu të enjten në rend të ditës votimin e një rezolute parlamentare mbështetëse për procesin.

Por para se ta votonin me konsensus me 114 vota mazhoranca dhe opozita u përfshin në debat për mënyrën se si qeveria po e trajton procesin duke theksuar se më shumë se sa teknik ai është politik dhe lidhet me vlerat e standardet demokratike.

Debati politik u bazuar në një raport të dorëzuar nga qeveria më herët në Kuvend, ku bëhej një tablo teknike e negociatave për çdo kapitull dhe masave të marra për përmbushjen e kritereve dhe hendeqeve të konstatuara nga Brukseli.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi qeverinë për “hipokrizi” ndaj procesit të integrimit dhe përdorimin e tij për propagandë elektorale.

“Në letrat dhe raportet e Edi Ramës gjithçka duket perfekte”- tha ai duke shtuar se “Europa nuk është propaganda për reformën në drejtësi. Europa është barazia përpara ligjit, të cilën Edi Rama e shkeli me këmbë për Belinda Ballukun”.

Ai e cilësoi raportin e qeverisë si një përpjekje të qeverisë për shitur stabilitetin politik si zëvendësim të demokracisë. “Po përpiqet t’i thotë Europës: mbyllni sytë përpara korrupsionit, kapjes së shtetit, presionit mbi mediat, mungesës së zgjedhjeve reale dhe në këmbim do t’ju japim stabilitet”, tha Bardhi.

Deputetë të tjerë të opozitës kërkuan më shumë transparencë nga qeveria për negociatat duke vënë theksin tek mbajtja ‘sekret’ e pozicionit negociues të saj me BE-në dhe përfshirjen e opozitës në proces.

Edhe për ekspertë të shoqërisë civile ky proces nevojitet të jetë më transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Nuk ka pasur transparencën e nevojshme për një proces kaq të rëndësishëm”, i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”

Sipas tij, çështja e ‘pozicioneve negociues’ është shumë e rëndësishme të jetë transparente.

“Jo vetëm kanë qenë konfidenciale gjatë hartimit por dhe pas miratimit të tyre vazhdojnë të jenë të tilla, gjë që pengon grupet e interesit apo politikën për të analizuar dhe për të dhënë kontributin që të jenë vërtet pozicione kombëtare të Shqipërisë në proces”, shton ai.

Kjo mungesë transparencë e bën procesin që të mos jetë i hapur ndaj aktorëve të tjerë vlerëson Gjipali.

Për sa i përket momentit ku ndodhet aktualisht procesi i negociatave ku pritet miratimi i Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve një mekanizëm i njohur si IBAR ose një lloj ‘provimi i ndërmjetëm’ për ecurinë e negociatave, Gjipali thotë se transparenca nuk varet nga pala shqiptare.

Sipas tij, “ngelet në dorën e vendeve anëtare nëse duan të bëjnë publike pengesat që ekzistojnë”.

Kërkesat e organizatave ndaj qeverisë që pozicionet negociuese të konsultoheshin ose të paktën të bëheshin publike kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërkohë që ato vijojnë të mos jenë publike dhe pas çeljes së negociatave për çdo grup-kapitull, ashtu siç mbeten të panjohura dhe shumë aspekte të tjera të negociatave që bëhen pas dyerve të mbyllura. Ndërsa Komisioni Europian e ka publikuar dokumentin e pozicioneve negociuese me të cilat ka hyrë në negociata me Shqipërinë.

“Kjo krijon një asimetri informacioni”, thotë Blerjana Bino, që drejton Qendrën për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), duke shtuar se “pozicionet negociuese nuk janë dokumente thjesht teknike. Ato tregojnë angazhimet reale të vendit, reformat që marrin prioritet, fushat ku kërkohen periudha tranzitore, kostot institucionale dhe mënyrën si preken qytetarët, bizneset, institucionet dhe grupet e interesit”.

Për Binon gjithashtu është shqetësuese për shoqërinë civile dhe publikun mungesa e  transparencës së procesit të integrimit, sidomos në kushtet e metodologjisë së re dhe të një procesi të përshpejtuar.

Përveç dokumentacionit, sipas saj, mungon edhe gjurmueshmëria e procesit që publiku të di, sipas saj, se “kush është konsultuar, cilat komente janë marrë në konsideratë, cilat janë refuzuar dhe pse?”.

“Pa këtë, konsultimi rrezikon të mbetet formal dhe kontributi i shoqërisë civile, ekspertëve apo grupeve të interesit nuk përkthehet domosdoshmërish në ndikim real”, i tha Bino BIRN-it.

Në këtë kontekst Bino vlerëson se roli i Kuvendit dhe strukturave të posaçme të tij duhet të forcohet si institucion monitorues i procesit.

“Kuvendi duhet të ketë informacion të plotë, debat të rregullt mbi kapitujt dhe grup kapitujt, dhe hapësira ku shumica, opozita, shoqëria civile dhe ekspertiza e pavarur mund të ndjekin jo vetëm miratimin e ligjeve, por edhe cilësinë dhe zbatimin e reformave”.

Ndryshe nga Gjipali, Bino beson se dhe për mekanizmin e IBAR qeveria shqiptare mund të bënte transparencë pavarësisht natyrës që ka procesi i vendimmarrjes nga vendet anëtare.

“Nuk themi dot automatikisht termin “ngërç”, sepse kjo kërkon informacion të plotë mbi komunikimin mes qeverisë dhe institucioneve të BE-së, që nuk e kemi, por padyshim ka një moment paqartësie që kërkon shpjegim publik më serioz”, thotë ajo.

Sipas Binos, IBAR është një dokument shumë i rëndësishëm i cili prek ritmin dhe besueshmërinë e të gjithë procesit.

Bazuar në këtë rëndësi ajo këmbëngul që “qeveria duhet të shpjegojë ku ndodhet procesi, cilat janë pritshmëritë e BE-së, çfarë është përmbushur, ku ka vonesa dhe cilat janë masat korrigjuese”.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se procesi duke pasur karakter kombëtar do të duhej të ishte më gjithëpërfshirës ndaj gjithë aktorëve të shoqërisë dhe se ai nuk duhej trajtuar nga qeveria në mënyrë thellësisht teknike duke lënë jashtë komponentin politik të tij.

“Mendoj se momente të caktuara procesi i integrimit trajtohet në mënyrë të ngushtë në aspektin krejtësisht teknik të tij, duke lënë jashtë çështje që kanë impakt të brendshëm politik të cilat lihen jashtë për të ulur presionin politik dhe për të shmangur përgjegjësitë politike mbi këtë proces”- thotë Gjipali.

Kërkesën e opozitës për të pasur një rol parlamentar më të fortë në proces ai e sheh si të justifikuar dhe në linjë me vetë kërkesën e BE-së për dialog dhe diskutim konstruktiv për procesin në Kuvend.

Por ai shton se parlamenti duhet ta trajtojë procesin ligjbërës dhe mbikëqyrës të tij në mënyrë më transparente dhe më gjithëpërfshirëse.

“Palët janë fokusuar më shumë tek konflikti në lidhje me bashkëpronësinë e procesit’ se sa tek bërja e një procesi të hapur ndaj gjithë shoqërisë shqiptare”, përfundoi Gjipali.

Etiketa: Bleriana BinoGazment BardhiGledis Gjipali
Tjetri
Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Nga SPAK-u në ekran: si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.

  • English