AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi i Shqipërisë censuroi gegnishten e deputetes Koçeku

Në një nga rastet e rralla në të cilat, forma shkaktoi më shumë debat se sa përmbajtja, deputetja Marjana Koçeku foli në Kuvendin e Shqipërisë në gegnisht. Por procesverbali i seancës i publikuar në faqen zyrtare të kuvendit në internet, e ka transliteruar fjalimin e saj në standardin zyrtar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 month më parë
në Artikull kryesor, Kuvendi, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
marjana koceku
Deputetja Marjana Koçeku

Kuvendi i Shqipërisë censuroi fjalimin në gegnisht të deputetes Marjana Koçeku (PS), duke e transkriptuar atë në standardin zyrtar të gjuhës shqipe, bëhet e ditur nga leximi i procesverbalit të seancës së 14 prillit.

Pyetur nga BIRN, Kuvendi bëri të ditur se administrata e konsideron “detyrim përdorimi i shqipes standarde” dhe se ndjen gjithashtu detyrim respektimin e plotë të rregullave për Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe.

Koçeku, e cila u zgjodh deputete nga listat e mbyllura të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e vitit të kaluar, tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi debat në fjalimin e 14 prillit, jo për çfarë tha, por për mënyrën se si e tha. Fjalimi i saj, i cili lavdëronte politikat e Partisë Socialiste për zhvillimin e vendit, veçanërisht të zonave malore të veriut, nga ku Koçeku vjen, u mbajt në dialektin gegë ndërsa Koçeku iu përgjigj kritikave për përdorimin e dialektit përkundrejt gjuhës zyrtare duke deklaruar se “gegnishtja jeme âsht politike”.

Debati i shkaktuar nga përdorimi i gegnishtes në parlament tërhoqi opinione të kundërta, disa duke e kritikuar dhe disa duke e lavdëruar.

Por nëse media audiovizive regjistroi dhe debatoi gegnishten e Koçekut, dokumentet e Kuvendit të Shqipërisë nuk regjistruan asgjë. Nëse, pas njëqind vjetësh, dikush do të gjejë interesante të lexojë debatet parlamentare të kohës sonë, ai do të gjejë deputeten Koçeku duke folur në standardin zyrtar.

Pyetur nga BIRN, Kuvendi i Shqipërisë tha se “procesverbali i seancës plenare është dokument zyrtar, i cili, përveçse publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit, është pjesë e fondit të  Arkivit të Dokumentacionit Parlamentar, me vlerë ruajtjeje të përhershme. Si në çdo dokument zyrtar është detyrim përdorimi i shqipes standarde, duke respektuar rregullat e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.”

Për më tepër, sipas kuvendit, “duke qenë se në Kuvendin e Shqipërisë deputetët përfaqësojnë zona të ndryshme krahinore (me dialektet përkatëse), respektimi i normës standarde të gjuhës garanton respektimin e një detyrimi tjetër të institucionit: informimin e publikut për veprimtarinë parlamentare, me një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme nga të gjithë.”

Administrata bëri të ditur gjithashtu se një deputet ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e procesverbalit vetëm për gabime të mundshme në përmbajtje, por jo sa i përket përdorimit të dialekteve në komunikimin politik.

Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar u zhvillua gradualisht përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të njëzetë me përdorimin e lirë të dialekteve përbërëse, qoftë në përdorimin e përditshëm të gjuhës së folur, qoftë në letërsi apo në dokumentet zyrtare.

Toskërishtja mori epërsi pas vendosjes së Regjimit Komunist në vitin 1945 ndërsa përdorimi i dialekteve, në arte apo në dokumente zyrtare, u ndalua tërësisht pas vitit 1972.

Gjatë regjimit komunist, të folurit në dialekt u stereotipizua si prapambetje apo injorancë.

Në vitin 2022, Akademia e Shkencave shpalli në praktikë vijimin e ndalimit të dialekteve në një konferencë, në të cilën, kryetari Skënder Gjinushi citoi në mbrojtje të argumentit të vet një shkrim sarkastik dhe iu referua një libri shkencor që në fakt nuk ekziston.

Statusi i gegnishtes dhe i dialekteve të tjera vijon të jetë i paqartë dhe refuzimi i Kuvendit të Shqipërisë për të regjistruar në procesverbal fjalën e Koçekut sugjeron se gegnishtja mbetet, edhe zyrtarisht, e paligjshme.

Etiketa: KuvendiMarjana Koçeku
Tjetri
beci 750x584

Dështon seanca e parë ndaj kryebashkiakut Benet Beci

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.