AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Të huajt në Durrës: Nga kuzhinierët filipinas te pensionistët italianë

Prania në rritje e punëtorëve të huaj dhe komunitetit të pensionistëve italianë po ndryshon jetën ekonomike dhe sociale në qytetin bregdetar, mes mungesës së fuqisë punëtore vendase dhe pasigurive për taksimin.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 months më parë
në Artikull kryesor, Ekonomia, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dexter Mendoza në kuzhinë

Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë vend si ndihmës kuzhinier dhe duket i kënaqur me punën, por edhe me kolegët vendas.

“Në drekë vjen edhe një grua nga Brazili, kamariere në restorantin e hotelit,” thotë Dexteri, i cili duket sikur mban emrin e një personazhi filmash.

Adi Bakiri, i cili menaxhon hotelin, flet me simpati për punonjësit e huaj.

“Janë të pafjalë dhe punojnë mjaft mirë,” shton ai, duke treguar se ka pasur më parë edhe përvoja të tjera me punonjës nga Kameruni dhe Angola.

Ata vijnë të gjithë nëpërmjet agjencive të punësimit dhe përgjithësisht kanë kontratë njëvjeçare. Ushqimin dhe fjetjen i kanë të siguruara këtu në hotel,” shprehet Bakiri.

“Edhe rinovimi i lejes së qëndrimit nga Policia e Emigracionit mund të bëhet vetëm në rast të rinovimit të kontratës së punës,” shton ai.

Filipinasit që janë punësuar në restorantet dhe baret e hotelit janë më të shumtë në numër. Ata kanë marrë banesa me qira pranë vendit të punës dhe për këtë janë ndihmuar nga punëdhënësit.

Një zonjë shqiptare ka punësuar një vajzë nga Filipinet për punët e shtëpisë dhe për kujdesin shëndetësor ndaj një të moshuari.

Bangladeshasit janë punësuar kryesisht në një fabrikë të prodhimit të dyerve të blinduara – tregon Zaimi, i cili për shumë kohë i ka transportuar ata nga banesa në fabrikë dhe anasjelltas.

“Më kujtojnë vitet kur isha refugjat në Itali, prandaj ndonjë të diel i marr në Durrës,” shton Zaimi.

Në qytetin antik, numri i madh i të huajve ka ndikuar në shtimin e pikave të këmbimit valutor. Në njërën prej tyre, në lagjen 1, Xheni Palodhi tregon për BIRN se, përveç turistëve që i gjen më së shumti në stinën e verës, tani në dimër vijnë më shumë italianët, si dhe aziatikët.

“Pensionistët italianë thyejnë shifrat e vogla për shpenzimet ditore dhe valutat janë ato të përhershmet. Ndërsa turqit na vënë në vështirësi sepse kërkojnë të këmbejnë lirat turke me lekun shqiptar,” shton Palodhi.

Në shëtitoren bregdetare shihen shumë shpesh peshkatarët egjiptianë, sidomos kur moti i keq nuk e lejon daljen e anijeve në det.

“Numri i tyre e kalon shifrën 150, pa marrë parasysh edhe shtetasit nga Turqia, të cilët gjithashtu punojnë si peshkatarë,” tha Fatmiri, punonjës në port.

Pensionistët italianë, dilema e qëndrimit lidhet me taksimin

Zaimi dhe punëtorët nga Bangladeshi

Në fund të vitit 2025, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 persona, me një rritje prej 22%. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65%, ndodhen në vendin tonë për arsye pune.

Pensionistët italianë që jetojnë prej kohësh në vendin tonë mbeten komuniteti më kompakt në Durrës. Shumica e tyre kanë zgjedhur të banojnë në lagjet 1 dhe 13, në zonën bregdetare të qytetit.

Vincenzo D’Adamo çdo pasdite pastron vullnetarisht hapësirën para hyrjes së pallatit pranë Muzeut Arkeologjik.

“Në Durrës fryn shumë erë dhe letrat e qeset mblidhen në të njëjtin vend,” tha ai.

Pastaj ndërron temë: “Nuk do të zgjasë shumë. Pas disa ditësh do të shkoj diku tjetër për të banuar. Këtu më kërkojnë qira më të lartë, ngaqë vlera e euros ka rënë goxha.”

Megjithatë, shqetësimi kryesor i pensionistëve italianë prej 3-4 muajsh mbetet ndryshimi i taksës mbi të ardhurat nga shifra aktuale 0 në vlerën 15 për qind.

Carlo Chersoni, i cili banon në Durrës prej katër vitesh, tha për BIRN se ai ka zgjedhur të jetojë në vendin tonë jo vetëm për koston më të ulët të jetesës, klimën mjaft të mirë dhe afërsinë me Italinë.

Por mbi të gjitha, mbi 2 mijë italianë kanë preferuar Shqipërinë, pasi këtu nuk taksohen fare mbi vlerën e pensionit që u mbërrin në rrugë bankare.

Shkrimet në mediat italiane për taksimin janë kthyer në shqetësim për banorët e rinj të qytetit bregdetar.

“Për bashkëatdhetarët që kanë pensione të ulëta, taksa prej 15 për qind mbi shumën e pensionit nuk është e lehtë për t’u përballuar,” vijon Carlo Chersoni, prandaj disa prej tyre po mendojnë largimin.

Carlo tha se për të tjerët mund të jetë e pranueshme vlera prej 5 për qind e taksimit, por jo më shumë.

Nuk janë të pakët ata që kanë vendosur të largohen në vende të tjera, të cilat nuk e aplikojnë taksimin, si Sllovakia apo Tunizia.

“Unë do të jem edhe pak ditë, pasi jam përgatitur tashmë të transferohem në Bratislavë,” tha Pietro, i cili çdo ditë shfrytëzon autobusin e linjës së plazhit për të ardhur në Durrës.

Koreanë në shëtitje buzë detit

“Më pëlqen qyteti juaj, por rritja e taksës mbi pensionin më bëri të kërkoj zgjidhje të tjera, më larg bregdetit,” shprehet Pietro, duke shtuar se komuniteti italian në Shqipëri është integruar edhe duke paguar rregullisht qiratë e banesave dhe çdo detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Para disa ditësh, gazeta italiane “La Repubblica” njoftoi se qeveria shqiptare ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të vendosë asnjë taksë mbi pensionistët italianë.

“Hap shumë i mirë,” tha Vincenzo, i cili tashmë është njohur me këtë deklaratë. “Por unë besoj se pas kësaj deklarate do të ketë edhe një qarkore zyrtare nga agjencitë e tatim-taksave ose një integrim me ligjin aktual fiskal shqiptar. Kjo do të na qetësonte përfundimisht,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Bashkia DurrësfilipinasItaliane
Tjetri
Siguria evropiane ka nevojë për Turqinë

Siguria evropiane ka nevojë për Turqinë

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.