AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Që reforma e re administrative të mos jetë farsa e radhës

Shqipëria është në një proces jetëgjatë provincializmi dhe guvernatorizimi, me banorët që ende nuk janë larguar nga Shqipëria të kthyer në shërbëtorë pa të drejta të pushtetit të qeverisë së Tiranës. Ndërsa vendi po bën, më shumë se sa po diskuton, një “reformë” të re territoriale, çështjet kyçe të organizimit dhe përfaqësimit politik të fshatit dhe qytetit si dhe nevoja për decentralizim real të Shqipërisë po lihen jashtë shqyrtimit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 months më parë
në Artikull kryesor, Opinion, Pushteti vendor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dialogu parlamentar mbi politikat kunder racizmit dhe gjuhes se urrejtes ne shqiperi. foto nensi bogdani
dialogu parlamentar mbi politikat kunder racizmit dhe gjuhes se urrejtes ne shqiperi. foto nensi bogdani

Nëse i hedh një sy hartës së Shqipërisë dhe kryetarëve të bashkive, vështirë se do të të kalojë pa vënë re fakti që, tashmë prej ca kohësh, shumë prej kryebashkiakëve jetojnë në Tiranë dhe qeverisin një bashki në formën e një guvernatoriati. Kryebashkiakët me korrespondencë janë dyllojësh: një palë janë ata që janë bërë kryebashkiakë si qytetarë të qyteteve përkatëse, por kanë bërë mjaftueshëm para sa të zënë shtëpi në Tiranë. Por ka edhe nga ata të cilët kanë origjinë nga vendi ku janë caktuar të qeverisin nga pushteti qendror, në shërbim të pushtetit qendror. Falë mungesës së decentralizimit real të pushtetit politik, trashëgimi kjo e regjimit komunist, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë kthyer në provinca, provinca të “pushtuara” nga qeveria qendrore në Tiranë dhe jo entitete politike përbërëse të kombit.

Te rasti i kryebashkiakëve të deleguar nga Tirana kjo është relavisht e dukshme. Ajo që është krejt e padukshme dhe që normalisht duhet të na shqetësojë më shumë është procesi i delegimit nga posti i kryebashkiakut te posti i Administratorit të Njësisë Administrative dhe më tutje, te posti i kryeplakut të fshatit. Të gjithë këta janë të emëruar nga kryebashkiakët dhe janë në formën e xhandarit të kryebashkiakut në njësinë administrative apo në fshatin përkatës.

Me pak fjalë, nuk është fshati apo lagjja e qytetit që ka një pleqësi dhe një kryetar, institucione përmes të cilave organizohen politikisht dhe përfaqësohen politikisht. Është pushteti qendror ai i cili, sipas modelit të principatave mesjetare, cakton një bej apo një baron apo një kont dhe ky i fundit cakton një qehaja apo një kalorës përgjegjës, (dhe ky është ndryshimi i vetëm nga mesjeta), jo për të sjellë ushtarë dhe taksa për mbretin apo për padishahun, por për të sjellë vota në zgjedhje.

Nëse doni pak histori se si vendi mbërriti në pikën ku gjendet aktualisht, një histori e shkurtër është kjo: Shqipëria historikisht ka pasur rreth 2800 fshatra dhe qytete. Në gjendjen e vet natyrore, secili prej këtyre ka forcat e veta politike. Në një pikë të caktuar, herët gjatë regjimit komunist, dukshëm në përpjekje për të thyer strukturat politike të fshatit, një riorganizim u krye duke shkrirë rreth njëmijë fshatra si entitete politike më vete dhe duke krijuar rreth 1800 fshatra si entitete politike të komanduara nga lart-poshtë. Këto 1800 fshatra u shkrinë më vonë për të bërë entitetin e njohur si “fshat i bashkuar” që përbënte praktikisht një kooperativë. Të tilla kishte rreth 900. Nga viti 1992, në mënyrë shumë të pamençur, vendi nuk u kthye pas te fshati si entiteti themelor i organizimit shoqëror, por i bashkoi kooperativat nga dy e nga tre, e me raste nuk i bashkoi, për të bërë rreth 392 komuna. Në raste jo të pakta, kryekomunari ishte kryetari i kooperativës, zyrtari i emëruar nga qeveria qendrore, jo për qëllime të përfaqësimit politik, por për qëllime të administrimit. Kryekomunarët, ashtu si kryetarët e kooperativave, nuk i përgjigjeshin popullit dhe nuk përfaqësonin popullin. Ata i përgjigjeshin kryetarit të partisë përkatëse dhe reflektonin interesat e këtyre kryetarëve, të cilët në praktikë nuk kanë qenë shumë, te populli. Duke qenë se ushtrimi i pushtetit nga lart – poshtë që qe rrjedhojë e regjimit komunist nuk ndryshoi, si qytetarët ashtu edhe fshatarët mbetën të papërfaqësuar politikisht dhe interesat e tyre u injoruan deri sa normalisht që shumë prej tyre morën rrugët e emigrimit.

Kryekomunarët u zëvendësuan në vitin 2015 me administratorë, duke asgjësuar akoma më tutje përfaqësimin politik. Përfaqësimi i munguar politik i fshatit vihet re më shumë por kjo është njësoj e vlefshme edhe për përfaqësimin e qytetit, pavarësisht se nuk bie aq shumë në sy.

Shqipëria ka një problem tjetër të madh që është forma tip presidenciale e administrimit të një bashkie, me kryetarin e bashkisë i cili është kontrollues de fakto i këshillit bashkiak dhe me këshill bashkiak të emëruar nga partitë pa lidhje me përfaqësimin e qytetarëve (apo fshatarëve, ndonëse në kontekstin politik të gjithë shtetasit janë qytetarë pavarësisht nëse banojnë në fshat apo në qytet).

Kuvendi i Shqipërisë është në bisedime mes shumicës qeverisëse dhe opozitës për një gjë që quhet “reformë” apo “rishikim” i reformës së vitit 2015. Në thelb dukshëm interesi është shkrirja e disa bashkive të cilat, në vitin 2015 u krijuan si pjesë e ndarjes së principatave të karakterit feudal mes dy anëtarëve të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI, të cilat e shikonin problemin të lidhur ngushtë me pushtetin e vet dhe me marrëdhëniet brenda koalicionit dhe jo me nevojat e qytetarëve (dhe fshatarëve që në këtë kontekst duhet të kenë emërtimin “qytetar” si anëtarë përbërës të polis) për organizim dhe përfaqësim politik.

Shkurtimi i numrit të bashkive, dhe fakti është që disa janë me të vërtetë shumë të vogla, do të ndihmojë Edi Ramën të ketë më pak kokëçarje në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Për shembull, atij do t’i duhet të përcaktojë më pak guvernatorë se sa tani. Kjo vështirë se do të zgjidhë problemin e përfaqësimit të qytetarëve në polisin politik dhe me gjasa do të përkeqësojë shkallën e trajtimit të Shqipërisë si një provincë e Tiranës.

Një reformë e vërtetë territoriale dhe administrative duhet të njohë fshatin dhe lagjen e qytetit si entitet politik me organizim të vetin, me këshill dhe kryetar të zgjedhur nga qytetarët për qëllim të përfaqësimit të interesave të tyre te bashkia dhe te qeveria dhe jo anasjelltas. Kjo natyrisht që duhet të shoqërohet me një ligj real mbi ndarjen e kompetencave, fondeve dhe taksave mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor. Nuk mund të flitet për pushtet vendor kur projekti për qendrën e një qyteti apo fshati kudo nëpër Shqipëri është një lojë për ushtrimin e shijeve artistike të kryeministrit dhe jo, një projekt i hartuar sipas nevojave të banorëve të qytetit. Dhe po kështu, nuk  mund të ketë reformë demokratizuese për pushtetin vendor për sa kohë shumica dërrmuese e taksave mblidhen në dogana dhe menaxhohen nga kryeministri. Nëse nuk  ka demokratizim real të fshatit dhe lagjes përmes zgjedhjes së pleqësisë dhe kryetarit dhe jo përmes emërimit të tyre nga kryebashkiaku dhe nëse nuk do të ketë buxhet real dhe politikisht neutral të alokuar për secilën bashki, kjo nuk do të jetë reformë për pushtetin vendor por do të jetë reformë për mënyrën se si pushteti qendror ushtron, mes të tjerash, edhe pushtetin vendor.

Etiketa: Kryetaret e BashkiveKuvendi i ShqiperisePerfaqesimi politikReforma e vitit 2015reforma territoriale
Tjetri
PS i bën barrikadë Ballukut, refuzon heqjen e imunitetit

PS i bën barrikadë Ballukut, refuzon heqjen e imunitetit

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.