AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Replikat e Ramës me RSF fshehin problemet e medias

Replikat e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama me Reporterët pa Kufij (RSF), pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias për vitin 2026, shihen nga ekspertët e lirisë së medias si një metodë e përsëritur për të zhvendosur vëmendjen nga shqetësimet reale që lidhen me mjedisin mediatik në Shqipëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 weeks më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Media
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë. Foto: LSA.

Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar.

Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet kritike ndaj qeverisë kanë dominuar më shumë se burimet proqeveritare. Ai iu referua gjithashtu të dhënave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, sipas të cilave opozita zuri 60.12 për qind të kohës televizive politike gjatë muajit mars.

“Këto nuk janë perceptime, por fakte të matshme”, tha Rama,

Shqipëria u rendit në vendin e 83-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, mes 180 vendeve të përfshira në vlerësim.

Sipas RSF-së, liria e shtypit në vend është përkeqësuar, ndërsa gazetarët përballen me presion politik, vështirësi në aksesimin e informacionit dhe sfida për pavarësinë editoriale. Raporti shton se gazetarët kritikë ndaj qeverisë bëhen shpesh objekt i sulmeve të diskreditimit dhe intimidimit.

Ekspertë të lirisë së medias në Shqipëri i thanë BIRN se kryeministri po përpiqet të ndërtojë një narrativë alternative për gjendjen e medias, duke zhvendosur debatin nga problemet strukturore të sektorit.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e SCiDEV dhe përfaqësuese e Rrjetit SafeJournalists në Shqipëri, tha për BIRN se Rama po përpiqet të kundërshtojë atë që është dokumentuar prej vitesh nga raportet ndërkombëtare dhe vendore të pavarura për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

“Replika e fundit me RSF-në nuk është një rast i izoluar. Më herët, një logjikë e ngjashme është përdorur edhe ndaj Rrjetit SafeJournalists dhe reagimeve të tij për mbrojtjen e transmetuesit publik, si dhe në raste të tjera kur janë ngritur shqetësime për klimën mediatike në vend”, tha Bino.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, AGSH.

“Me ‘sherrin’ online me RSF-në, Rama dëshiron të zhvendosë vëmendjen nga problemet thelbësore dhe shqetësuese, ndërsa u paraqet statistikë matematikore që nuk kanë lidhje me lirinë e medias”, tha Myzyraj për BIRN.

Sipas tij, kjo është një strategji e njohur e kryeministrit për të shmangur debatin mbi problemet reale.

“Kjo nuk është një strategji e re; e kemi parë qindra herë gjatë këtyre 13 viteve”, shtoi ai.

Edhe Bino argumentoi se kemi të bëjmë me një përpjekje për të zhvendosur debatin nga problemet strukturore të medias.

“Strategjia është e qartë: debati zhvendoset nga problemet reale të ekosistemit mediatik drejt një polemike ku disa shifra paraqiten si provë përfundimtare mbi një nga dimensionet kryesore të demokracisë dhe të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ajo.

Sipas Binos, të dhënat e cituara nga kryeministri nuk japin përgjigje për çështjen e kapjes së medias, e cila nuk lidhet thjesht me praninë ose mungesën e opozitës në ekran.

“Minutazhi i opozitës apo i qeverisë nuk është tregues i mjaftueshëm i lirisë së medias dhe fakti që opozita përmendet më shumë nuk provon se media është e lirë”, tha ajo.

Bino shtoi se liria e medias lidhet kryesisht me faktin se kush i zotëron mediat, kush i financon ato, si shpërndahen reklamat publike dhe private, sa transparent është tregu mediatik dhe çfarë kostoje paguajnë gazetarët ose mediat kur prekin interesa politike dhe ekonomike.

Sipas saj, replika të tilla e zhvendosin vëmendjen nga struktura e pushtetit mbi median drejt dukshmërisë së aktorëve politikë.

Myzyraj theksoi veçanërisht koston që paguajnë zërat kritikë ndaj qeverisë.

“Nëse një person apo një entitet paraqet fakte që tregojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet, Rama përfshihet në debat personal me të, duke u përpjekur ta banalizojë diskutimin dhe të zbehë rëndësinë e shqetësimit real”, tha ai.

Bino vlerësoi gjithashtu se postimet e gjata në anglisht, të drejtuara ndaj RSF-së ose audiencës ndërkombëtare, kanë një efekt të menjëhershëm në debatin publik vendas.

“Postimet e gjata në anglisht, drejtuar RSF-së apo audiencës së huaj, nuk janë vetëm komunikim me organizatat ndërkombëtare. Ato prodhojnë menjëherë lajm në Shqipëri, riprodhohen në shqip dhe përdoren për të krijuar përshtypjen se qeveria është e hapur ndaj dialogut, ndërsa kritikët janë të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ‘të dhënat’”, përfundoi ajo.

 

Tjetri
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

“Në spital pështynte gjak”: Përplasje në Zvërnec gjatë protestës kundër resortit në zonë të mbrojtur

photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.