AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Erion Braçe kërkon interpelancë për ujërat e zeza të Tiranës

Deputeti socialist, i cili së fundmi ka shfaqur ambicie për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës, ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, për projektin e përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të kryeqytetit.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
2 months më parë
në Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Erjon Braçe. Foto: LSA

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Kuvend me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, për të raportuar mbi ecurinë e projektit për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në Tiranën e Madhe – një projekt i financuar përmes një kredie të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) që prej vitit 2008 dhe që synon ndërtimin e sistemit të trajtimit përfundimtar të ujërave të ndotura në kryeqytet.

Kërkesa e depozituar nga Braçe të hënën, më 20 prill, vjen pasi ai ka shfaqur ambicien për të kandiduar për postin e kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Tre dekada pas rënies së komunizmit, Tirana mbetet kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk bën asnjë trajtim për rrjetin e vet të ujërave të ndotura, duke rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e banorëve të saj.

Që prej vitit 2008, qeveria shqiptare ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Kashar, të financuar përmes një kredie japoneze. I vendosur në rrëzë të kodrave të Kasharit, impianti synonte të mbulonte një popullsi prej rreth 350 mijë banorësh – me një fazë të dytë të planifikuar për të zgjidhur plotësisht problemin e trajtimit të ujërave të zeza.

Megjithëse kanë kaluar gati dy dekada nga fillimi i projektit, ai nuk është përfunduar.

Projekti u kontraktua fillimisht në vitin 2014 për një vlerë prej rreth 81 milionë eurosh. Kontrata për zbatimin e tij iu dha kompanisë italiane “Construzioni Dondi” dhe asaj japoneze “Kubota Corporation”.

Por në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi ta ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme, duke e përcjellë konfliktin në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër. Në momentin e ndërprerjes së kontratës, punimet ishin realizuar në masën 70%, ose në vlerën e rreth 56 milionë eurove.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Londër e konsideroi vendimin për ndërprerjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve si të paligjshëm dhe e penalizoi shtetin shqiptar me një dëmshpërblim prej 13.5 milionë eurosh.

Etiketa: Erjon Braçe
Tjetri
prokuroria fier

Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari në Itali

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.