AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari në Itali

Prokuroria e Fierit kërkon në gjykatë konfiskimin e pasurive të Ardit Hykës, i dënuar në Itali për përfitim të të ardhurave që burojnë nga aktivitete kriminale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
prokuroria fier
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier.

Prokuroria e Fierit njoftoi të martën më 21 prill përfundimin e hetimit pasuror ndaj të hetuarit Ardit Hyka* dhe personave të lidhur me të, pasi vlerësohet se janë krijuar nga të ardhurat e përfituara nga veprimtari të dyshuara kriminale. Sipas prokurorisë, Hyka është dënuar nga drejtësia Italiane për veprimtari të paligjshme të lidhura me lëndët narkotike.

Organi i akuzës bën me dije se është kërkuar konfiskimi i pesë apartamenteve, dy njësive,  rreth 17 mijë m2 tokë arë, si dhe kuotat që familjarët e Hykës kanë zotëruar në pesë shoqëri. Nga hetimi ka rezultuar se njëra prej kompanive të babait të Hykës ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100 milionë lekësh, që nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi.  Nëpërmjet kësaj shoqërie, janë krijuar më vonë edhe kompanitë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.

“Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në ‘cash’ dhe nëpërmjet akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri”, citohet në njoftim.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, shuma 100 milionë lekë që ka mbetur e pajustifikuar me burime të ligjshme, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim. Kjo vlerë monetare është reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas është përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi.

“Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar”, vlerëson prokuroria e Fierit.

Shtetasi Ardit Hyka rezulton i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”. Sipas prokurorisë, ai ka sjellë në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim, “Arjani” sh.p.k. dhe “Arjani Travel” sh.p.k,, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.

Në përfundim, prokuroria e Fierit i kërkon gjykatës konfiskimin e pesë apartamenteve në Fier me sipërfaqe totale 513 m2; dy njësi, një në Tiranë me sipërfaqe 17.1 m2 dhe një në Vlorë 31 m2; tokë arë me sipërfaqe totale rreth 17 mijë m2; si dhe kuotat e shoqërive “Arjani” sh.p.k., “Arjani Travel”, “Autoline Ital”, “Arkleand Bus” dhe “M. T.” sh.p.k.

*Shkrimi u amendua për të korrigjuar emrin e subjektit të hetimit pasuror, Ardit Hyka.

 

Etiketa: Arjan Hykahetimi pasurorKonfiskimi i pasurisëProkuroria e Rrethit Fier
Tjetri
Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

“Jeton me qira”: SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.