AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

I pandehuri Valter Begaj kërkoi pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marra nga celulari i Evis Berberit, si dhe të një akti ekspertimi kontabël. Gjykata e shtyu seancën për shkak të kërkesave voluminoze.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 minute më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Administratori i kompanisë DAAM, Valter Begaj, i akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash në bashkëpunim me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi kërkoi përmes avokatit të tij të mërkurën shpalljen e pavlefshme të provave të Prokurorisë.

Begaj ishte i pranishëm në seancë, kur në fillim të çeljes së saj, u njoh me vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës për të qëndruar jashtë kabinës së xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

Në vijim, përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Isuf Shehu kërkoi që të sillen në sallën e gjykimit të gjithë fashikujt hetimorë, me qëllim që të përcaktoheshin provat. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë me argumentin se mund të njihen me gjithë fashikujt e dosjes në ambjente të tjera të gjykatës, ndërsa në sallë do të paraqiten parashtimet.

Prokurori Dritan Prençi vërejti se janë ende në fazën e emërtimit të provave dhe se kjo kërkesë është shumë e hershme. Ai argumentoi se nëse provat e paraqitura nga prokuroria do të pranohen nga gjykata, ato do të debatohen secila gjatë gjykimit. Ai vërejti se mbrojtësi, me këtë kërkesë ishte futur në administrim e gjykatës.

Avokati Isuf Shehu paraqiti kërkesa për pavleshmërinë e një akti ekspertimi kontabël të prokurorisë dhe ekspertimet teknike kompjuterike të telefonave të Evis Berberit.

Shehu paraqiti gjerësisht një vendim të Gjykatës Kushtetuese për një rast tjetër, që sipas tij është i ngjashëm me atë të mënyrës së këqyrjes së telefonave të Berberit. Ai dhe vetë Begaj konstatuan se janë kryer këqyrje të të dhënave private, si dhe se nuk janë marrë vendime nga gjykata për ekspertimet e telefonave në vijimësi. Për këto arsye, Begaj kërkoi që këto prova që lidhen me të dhënat e nxjerra nga telefonat celularë të Berberit, të konsiderohen në pavlefshme  dhe të papërdorshme në këtë gjykim.

Në kërkesën për provat, avokati Shehu renditi emrat e personave të shumtë, mes tyre inxhinierë dhe arkitektë të punësuar nga DAAM sh.p.k, si dhe të pandehurin Evis Berberi, për të cilët kërkoi që të thirren në cilësinë e dëshmitarit. Ai parashtroi se me dëshmitë e tyre do të provonin punët e kryera nga DAAM sh.p.k. për llogari të Net Group sh.p.k., duke kundërshtuar kështu pretendimet e SPAK për fatura fiktive.

“Ato fatura konsiderohen nga akuza si fiktive, por ka vetëm parregullsi”, tha avokati Shehu dhe shtoi se me këto prova do të mund të përllogariten punët që DAAM sh.p.k. ka bërë pa faturë për llogari të Net Group sh.p.k..

Prokurori Dirtan Prençi e cilësoi të pavend kërkesën për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave. Ai deklaroi se aktet e ekspertimeve janë kryer të gjitha gjatë hetimit paraprak, si dhe janë administruar në seancën paraprake.

Për aktete e ekspertimit tekniko-kompjuterik të celularëve të Berberit, ai shpjegoi se janë kryer si rrjedhojë e zbatimit të vendimit të gjykatës për kontrollin e tyre.

Gjykata pasi u tërhoq, konstatoi se kërkesat janë voluminoze dhe mori kohë deri më datë 17 korrik për shpalljen e vendimit lidhur me këto kërkime.

Etiketa: Alma KodraliuDAAMEvis BerberiIsuf Shehutenderat e ARRSHValter Begaj
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.