AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pakti politik për ‘financimin e partive’ pritet me rezerva nga shoqëria civile

Një projektligj i propozuar me konsensus politik të dy partive mëdha që synon rregullimin ligjor për financimin e partive politike është pritur me rezerva nga ekspertë të shoqërisë civile, sipas të cilëve nuk përmbush pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore Oert Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. Foto:LSA

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në kuadër të reformës së re zgjedhore të iniciuar nga Kuvendit në komisionin e posaçëm bipartizan.

Nisma e hartuar nga ekspertët e komisionit synon të vendosë një bazë të re ligjore për financimin, administrimin, kontrollin, raportimin dhe transparencën, për të ardhurat dhe shpenzimet që realizojnë partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe jashtë fushatës zgjedhore.

Projektligji parashikon mekanizma të publikimit të të dhënave financiare në platformën elektronike të dedikuar në KQZ për të lejuar gjurmimin e transaksioneve nga publiku dhe zgjeron kompetencat e këtij institucioni për verifikim të thelluar të këtyre raportimeve.

Në fushën e kufizimeve mbi burimet e financimit ndalohen financimet nga subjekte të huaja, entitete me kontrata publike, persona me rekorde të caktuara kriminale, dhurime anonime, etj..

Neni i ndalimeve konsiderohet si një nen me rëndësi thelbësore për parandalimin e ndikimit të paligjshëm dhe ruajtjen e pavarësisë politike, sipas relacionit shoqërues të nismës.

Në listën e burimeve të lejueshme përfshihet kuotat e anëtarësisë, dhurimet, financimin nga buxheti i shtetit, huatë dhe të ardhura të tjera të ligjshme, ndërsa për fshehje të financimeve parashikohen gjoba administrative.

Organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore dhe kanë qenë pjesë e tryezave për hartimin e këtij projektligji shprehin rezerva për dispozitat e reja, duke i konsideruar si ato si një formalitet, ku nuk sigurohet thelbi i transparencës financiare të partive politike, detyrimi i tyre për llogaridhënie dhe evitimi i parave informale.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike, e konsideron draftit vetëm në masën 50 për qind përmbushës të pritshmërive në raport me kërkesën për një ligj që rregullon financimin e partive dhe të fushatave elektorale në përputhje me nenin 9 të Kushtetutës, ku përcaktohet detyrimi për transparencë lidhur me shpenzimet dhe financimet.

“Ligji nuk e zbaton këtë parim kushtetues”,- i tha BIRN-it, duke shtuar se “ai sjell disa elementë pozitiv, por të pamjaftueshme”.

Sipas Krasniqit risitë pozitive lidhen me kufizimet e prurjeve që vijnë nga burime të treta apo biznesit, por nga ana tjetër nuk krijon garanci që do të ketë sistem data-base publik për transparencë të plotë, i mungon përfshirja e strukturave të reja të drejtësisë në hetimin shterues të çdo denoncimi që vjen dhe lë pa një rol struktura të tatimeve e pastrimit të parave.

Si një rregullim administrativ i deklarimit të financave dhe jo një mekanizëm ligjor që mund të garantojë transparencë dhe llogaridhënie, e konsideron nismën dhe Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.

“Ligji shërben si një rregullator i mirë administrativ dhe udhëzues për veprimtarinë e brendshme të Partive Politike, por në opinionin tim serish mbetet në vullnetin e partive për ta zbatuar ose jo”- i tha ai BIRN-it.

Ndërsa për Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit problemi qëndron se në hartimin e nismës nuk është marrë parasysh konteksti shqiptar, por janë referuar si modele krahasimore vetëm legjislacioni kroat dhe lituanez.

“Nëse synojmë një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse për financimin e partive politike kërkohet një vështrim krahasues ligjor më i gjerë, duke marrë si model si vendet me demokraci të konsoliduar dhe ato me kontekste politike dhe zgjedhore të ngjashme me vendin tonë dhe që kanë shënuar trend progresi në standardet Ligjore të financimit të partive politike”- i tha ajo BIRN-it.

Nuk garantohet monitorimi dhe llogaridhënia

Ekspertët ngrenë si problematikë dispozitat që lidhen me monitorimin, llogaridhënien dhe hetimin e burimeve të financimit të partive politike.

Përcaktimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organ i autorizuar për monitorimin dhe transparencën e financave të partive po ashtu shihet si jofunksional.

“KQZ e ka pasur këtë kompetencë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk ka arritur ta kryejë, ndaj duhet të gjenin një model tjetër më funksional dhe më të pavarur nga partitë politike, jo një strukturë të emëruar nga Partitë Politike”- thotë Krasniqi.

Për Xhemollarin, mekanizmat e shtrëngimit me gjoba administrative po ashtu janë të pamjaftueshme për të garantuar transparencën nga partitë.

“Gjoba 1000 euro janë të papërfillshme për parti politike që financohen nga një qind deri në 900 000 euro nga paratë publike”- shton ai.

Edhe Xhemollari shpreh rezerva për rolin e KQZ-së në proces duke ngritur pikëpyetje për aftësitë e këtij institucioni për të monitoruar atë.

Sipas tij, “KQZ të jetë proaktive në monitorimin financiar të partive, gjë që nuk e ka demonstruar deri tani dhe nuk besoj se e ka mundësinë dhe burimet njerëzore për ta ushtruar këtë hetim”.

Draft-ligji konsensual i partive nuk prek marrëdhëniet mes partive politike dhe mediat, gjë që për ekspertët e shoqërisë civile lë hapësirë për abuzime.

Sipas Krasniqit, nismës i mungojnë dispozitat që lidhen me praktikat e gabuara të së kaluarës, siç janë financimet e ardhura përmes blerjes së medias apo kontrollit të medias apo elementë të tjerë të ndikimit publik me ndikim në fushatë elektorale dhe jetën politike, si dhe financimet nëpërmjet diasporës, pa u verifikuar në strukturat e deklarimit të shtetit shqiptar.

Edhe për Xhemollarin nisma e re nuk parandalon marrëveshjet mes televizioneve dhe partive, mes këngëtarëve dhe partive, mes ofertuesve në natyrë dhe partive, marrëveshje që sipas tij, “rezultojnë të jenë marrëveshje që i kushtojnë shumë jo partive, por buxhetit të shtetit pasi partitë marrin pushtetin”.

Paqartësi për procesin e konsultimit të nismës

Nisma nuk u përfshi menjëherë për shqyrtim në Kuvend pasi komisioni vendosi të martën që drafti të kalojë një fazë konsultimi me shoqërinë civile, ndërsa organizatat po ashtu ankohen për mungesë transparence në hartimin e nismës dhe skeptike në pritshmëritë e konsultimit mbi draftin e partive.

“Jemi para faktit të kryer dhe bazuar në praktikat e mëparshme shanset për ndërhyrje përmirësuese në varësi nga rekomandimet e ardhura nga shoqëria civile dhe aktorë të tjerë janë minimale”- thotë Krasniqi, duke e konsideruar “një shans të humbur” për reformën zgjedhore  nëse nisma do të miratohet në formën e propozuar nga dy partitë e mëdha.

Ndërsa Skëndaj shton se ka relacioni shpjegues i projektligjit evidenton në mënyrë shumë të përgjithshme vetëm rekomandimet dhe konstatimet e organizatave ndërkombëtare, ndërkohë që organizatat vendase që monitorojnë proceset zgjedhore nuk përmenden.

“Nëse ODIHR ka sugjeruar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, synimi nuk ka qenë referimi vetëm tek aktorët ndërkombëtar por edhe organizatat e shoqërisë civile vendase, ekspertë zgjedhorë të fushës, partitë e vogla politike, etj.,”- shton ajo.

Sipas Skëndajt draft-ligji është hartuar në një kohë shumë të shpejtë nga koha kur komisioni I posaçëm realizoi një seancë dëgjimore mbi procesin e konsultimit publik për strukturën e tij dhe asnjë prej sugjerimeve të aktorëve të shoqërisë civile të pranishëm në atë tryezë nuk rezulton të jetë cituar në relacion, ndërsa sheh si të paqartë dhe konsultimin e nisur nga komisioni mbi draftin.

“Komisioni I Reformës Zgjedhore duhet të bëjë transparencë më të plotë për të gjithë procesin e hartimit dhe konsultimit të tij, në të kundërt perceptimi se Reforma Zgjedhore vijon të mbetet monopol i dy partive kryesore politike do të shoqërojë edhe këtë proces”- përfundon ajo.

Etiketa: Afrim KrasniqiErida SkëndajKQZRigels Xhemollari
Tjetri
Pse po e mposht Irani Amerikën?

Pse po e mposht Irani Amerikën?

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.