AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Shtetas apo qytetarë?!

Një problem i konsiderueshëm politik është gjuha. Më shumë se njëqind vjet pas pavarësisë, ne jemi ende duke përdorur terma të ndryshëm për të përshkruar pjesëmarrësit në një proces politik, qytetarë, fshatarë, katundarë, fshatarë pa tokë, të deklasuar, malokë, apo, më shqetësuesja, shtetas. Është një shqetësim që duket se i mban anëtarët e bashkësisë politike të përçarë në kategori që në thelb janë, jopolitike.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
20 seconds më parë
në Blog, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 06 29 20 51 25
Qytetarë duke protestuar | Foto: LSA

Salman Rushdie, në një ese të botuar si parathënie të librit Mbi të shkruarin dhe politikën nga Günter Grass, vëren se si ky shkrimtar nobelist gjerman ishte pjesë thelbësore e një lëvizjeje më të gjerë të gjuhës dhe kulturës gjermane pas diktaturës totalitare naziste, pra Luftës së Dytë Botërore, lëvizje e cila pati për qëllim që ta “rishpikë” gjuhën.

Shkruan Rushdie: “Ne i njohim pasojat e periudhës naziste mbi gjuhën gjermane, të nevojës që gjuha të rindërtohej, guriçkë pas guriçke, nga rrënojat; sepse gjuha në të cilën e keqja gjen mënyra kaq të forta shprehëse është një gjuhë e rrezikshme. Praktikuesit e ‘letërsisë së rrënojave’, mes të cilëve Grass ishte nga më të njohurit, morën përsipër detyrën herkuliane të rishpikjes së gjuhës gjermane. Procesi përfshinte bërjen e gjuhës copash, mënjanimin e elementëve helmues të saj dhe bashkimin e asaj që mbetej.”

Problemi është që Shqipëria dukshëm nuk ka pasur një proces ekuivalent të Trümmerliteratur nga rrënojat e regjimit totalitar komunist dhe gjuha e përdorur politikisht duket se është problemi më imediat.

Gjatë këtij muaji të protestave të pandërprera të Revolucionit të Flamingove, në përgjithësi protestuesve u jemi referuar si “qytetarë” ndërsa Rama ka përdorur termin në mënyrë selektive vetëm për ata të cilët i kanë dërguar, (pretendon ai), letra ankese ndaj protestave, apo letra ankese për probleme të tjera për të cilat ai betohet se nuk ka faj dhe premton gjtihashtu se do t’ia zgjidhë. (Një rast i tillë ishte ankesa e një “qytetari”, i cili ankohej se, shtatë vjet pas tërmetit të vitti 2019 dhe pas mbi 1 miliardë eurove para të taksapaguesve të shpenzuara për rindërtim, ai nuk ishte ndihmuar për të zëvendësuar banesën e shembur nga tërmeti). Në mënyrë tipike, Rama i referohet protestuesve si “turmë”.

Sipas fjalorit të ri të vjetër, fjala “qytetar” ka fillimisht lidhje me qytetin, pastaj ka lidhje me banorët e qytetit, dhe në kuptim të tretë, ka të bëjë me përkatësinë në një bashkësi [Link], pra të drejta qytetare. Në kuptimin e katërt, fjala ka të bëjë me “detyrat” qytetare, të tilla si “higjena”. Në secilin nga përshkrimet, nuk përmendet asgjëkundi fjala “politikë”.

Sepse të qenit “qytetar” në Shqipëri është para së gjithash çështje statusi dhe çështje dallimi. Në kuptimin origjinal do të thotë anëtar i një bashkësie politike të organizuar polis. Njerëzit që jetonin brenda një zone të rrethuar, rrjedhimisht organizoheshin bashkërisht për qëllime të mbrojtjes, ishin “qytetarë”. Jashtë këtij rrethimi, nuk kemi bashkësi, apo nuk kemi bashkësi të organizuar. Jashtë polis sundon dhuna. Jashtë polis, i dobëti vuan çfarë i bie për të vuajtur, i forti bën gjithçfarë mundet.

Për të kategorizuar këta banorët jashtë polis-it kemi një larmishmëri termash. Fshatar dhe derivatet fyese, fshatarak apo fshatar pa tokë janë personat që duket se i përkasin një bashkësie, por një bashkësie pa të drejta, të ndryshme nga qytetarët. Katundar është një nivel më poshtë, banor i një vendbanimi jo të përhershëm, i cili nuk është ngritur në nivelin organizativ të fshatit ku zakonisht gjen shërbime të ndryshme bazë si dhe pleqësi fshati apo kuvend, gjeneza e jetës politike aktive. Malësor dhe shkurtesa malok, terma fyes që nënkuptojnë praktikisht mungesën e përkatësisë në bashkësi.

Termi që duhet të na shqetësojë më shumë është termi shtetas. Ky është termi ligjor në Shqipëri që përshkruan personin e lidhur me shtetësi shqiptare. Është dukshëm një fjalë në të cilën, individi ka detyrime pa të drejta. Edhe fjalori nga subkoshienca duket se reflekton këtë kur vëren se Shtetas është personi që i përket një shteti. [Link] Të mirat e fjalës shtetas duket se përfshijnë mungesën e dallimit të qytetarit nga fshatari e më tutje. Përveç kësaj, fjala e vë njeriu subjekt të shtetit dhe jo anëtar të bashkësisë. Në variantin e një mbretërie përdoret fjala nënshtetas. Në Fletoren Zyrtare të vendit gjenden raste kur shkruesit apo përkthyesit nga subkoshienca kanë përdorur fjalën nënshtetas në vend të shtetas edhe në dokumente të hartuara gjatë dekadave të fundit [Link]. Gabimi është irrelevant por shpreh shumë nga nënkuptimet e fjalës.

Ribërja e domosdoshme e gjuhës shqipe mund të nisë shumë mirë nga injorimi i fjalëve të tilla si fshatar, katundar apo malok përveçse nëse përdoren në kuptimin figurativ dhe përdorimit në mënyrë unike të fjalës qytetar apo qytetare për të gjithë, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në fshat, pavarësisht nëse merren me punë urbane apo me bujqësi.

photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
‘Luftë me polici e të fortë’; kandidatët e Roskovecit shkëmbejnë akuza të ndërsjellta

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi shpallet e pafajshme

11:39 | 01/07/2026
505691928 1271786280980470 5855986568948535913 n

Reagimi i Edi Ramës ndaj protestave shkakton pakënaqësi edhe në radhët e Partisë Socialiste

09:08 | 01/07/2026
Shqipëria e papërgatitur për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike

Nga përmbytjet te pritja: Fermerët e Beratit ende pa dëmshpërblime

07:57 | 01/07/2026
press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.