AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Posta Shqiptare hakerohet pak ditë pas lavdërimeve të Ramës

Grupi i hakerave i njohur si Homeland Justice njoftoi se kishte hakeruar sistemet e Postës Shqiptare. Ky është sulmi i dytë i suksesshëm brenda muajit nga ky grup, që dyshohet se është i lidhur me Iranin. Ministri Demo tha se shërbimet e postës vijonin normalisht.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 months më parë
në Lajme, Siguria
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një degë e Postës Shqiptare në Tiranë.

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli se Shqipëria renditej tashmë e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, grupi i hakerave të dyshuar, të lidhur me Iranin, njoftoi se kishte ndërhyrë në sistemet e Postës Shqiptare dhe po ashtu bëri publike emaile nga sistemi i postës.

“Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkroi Rama në Facebook në 19 prill.

Pak kohë pas hakerimit të sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë, grupi i njohur si Homeland Justice publikoi këtë të enjte se kishte nën kontroll faqen e Postës Shqiptare.

Në një format të njohur tashmë, faqet në Telegram publikuan të enjten në mëngjes të dhëna prej sulmit. “Është koha të ndëshkojmë sponsorët e krimit, Posta Shqiptare”, thuhet në mesazhin e parë, që u pasua me disa mesazhe më të gjata kundër Mujahedeen Al Mek që strehohen në Manëz dhe strukturave të shtetit shqiptar.

Menjëherë pas këtij mesazhi të parë u publikuan dosje me emaile të punonjësve të Postës Shqiptare.

Ndryshe nga emailet burokratike të shkëmbyera në emailet zyrtare të Kuvendit, emailet e rrjedhura nga sulmi ndaj postës përmbajnë të dhëna për dërgesa postare për individë dhe të dhëna të tjera të brendshme.

Megjithatë, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo, pretendoi para gazetarëve se shërbimet e postës nuk ishin cenuar dhe se të dhënat e vjedhura po analizoheshin.

“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe jo vetëm. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht, nuk ka të dhëna që janë inkriptuar, por duhet të presim përfundimin e analizave. Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”, tha Demo para gazetarëve.

Emailet e rrjedhura tregojnë ndërkohë se emailet zyrtare që përdor Posta Shqiptare kanë qenë nën sulm të paktën pesë herë gjatë vitit 2025. Në disa prej dosjeve të rrjedhura ka emaile paralajmëruese nga sistemi i sigurisë se punonjësve po u adresoheshin emaile me linqe të dëmshme që synonin phishing (një metodë për vjedhjen e fjalëkalimeve) të këtyre llogarive.

Ky është sulmi i dytë këtë muaj dhe i katërti në këto përmasa nga grupi që vetëidentifikohet si Homeland Justice. Ndryshe nga herët e tjera, në mesazhet e rrjedhura pas këtij sulmi grupi pretendon që janë nacionalistë shqiptarë që kundërshtojnë strehimin e Muxhahedinëve. Sulmi vjen në një kohë kur Irani vijon të jetë në konflikt të hapur me SHBA-të dhe Izraelin, pasi këto të dyja nisën një fushatë bombardimesh ndaj Teheranit në fund të shkurtit.

Ekspertë të intervistuar nga BIRN pas sulmit në sistemin e Kuvendit në fillim të këtij muaji, kanë ngritur dyshime mbi masat e supozuara të marra nga Shqipëria për të parandaluar suksesin e sulmeve dhe rrjedhjen e informacionit.

Etiketa: AKSHIErvin DemoHomeland JusticePosta ShqiptareSiguria kibernetikeSulmi kibernetik
Tjetri
Raporti: Lezbiket, biseksualet dhe transgjinoret përballen me dhunë në Shqipëri

Raporti: Lezbiket, biseksualet dhe transgjinoret përballen me dhunë në Shqipëri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.