AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Lezbiket, biseksualet dhe transgjinoret përballen me dhunë në Shqipëri

Ky komunitet përballet me forma të ndryshme të dhunës dhe mospërkrahje ligjore, duke çuar kështu në përjashtim strukturor, diskriminim të vazhdueshëm, dhe mungesë aksesi në shërbimet bazë shëndetësore. 

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pankartë për të drejtat e grave në protestën ne Ditën Ndërkombëtare te Gruas_Foto_Nensi Bogdani

Raporti mbi dhunën me bazë gjinore ndaj grave lezbike, biseksuale dhe transgjinore (LBT) në Shqipëri, i kryer nga Aleanca LGBTI dhe Asosacioni Ndërkombëtar për të Drejta të Barabarta të LGBTI – ERA, nxori në pah se mungesa e besimit në institucionet shtetërore për të trajtuar rastet e formave të ndryshme të dhunës ndaj këtyre grave si edhe mungesa e njohjes ligjore për këtë komunitet ndikon në nivelit e ulët të mbrojtjes dhe përjashtimin strukturor të këtyre grave LBT.

Gjetjet e raportit tregojnë se format më të përhapura të dhunës konsistojnë në dhunën familjare dhe përjashtimin nga familja, dhunën online, martesat e detyruara, dhuna ekonomike, përdhunimet korigjuese, si edhe izolimi dhe kontrolli social.

“52.9% e grave LBT kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre, teksa 36.6% raportojnë se janë aktualisht të prekura nga dhuna”, tha Dea Nini, avokate për të drejtat e njeriut.

Raporti nxjerr në pah se pavarësisht nivelit të lartë të përjetimit të dhunës, niveli i raportimit të saj është tejet i ulët.

“90% e personave LGBTI+ nuk e raportojnë dhunën apo diskriminimin që përjetojnë, teksa vetëm 11.6% e rasteve raportohen”, citojnë gjetjet për Shqipërinë.

Ky nivel i ulët i raportimit i atribuohet ndjenjave të turpit, frikës, varësisë ekonomike si edhe nivelit të ulët të besimit në institucionet ligjzbatuese që viktimat kanë, teksa sipas gjetjeve të raportit 88% e grave LBT janë shprehur se nuk kanë besim tek institucionet.

Gratë LBT përballen gjithashtu me margjinalizim të shtuar dhe më kompleks në sektorë të ndryshëm si shëndeti, arsimi, punësimi, dhe strehimi.

Xheni Karaj, Endri Shabani dhe Elena Petrovska, gjate prezantimit te raportit mbi Dhunën me Baze Gjinore. Foto_Nensi Bogdani

“Një grua e dhunuar përballet në fakt me dy dhunues, me dhunuesin e vërtetë dhe me indiferencën e institucioneve të shtetit”, tha gjatë fjalës së tij Avokati i Popullit, Endri Shabani.

Ai shtoi se kjo problematikë nuk mund të zgjidhet më nëpërmjet trajnimeve të përfaqësuesve të organeve kompetente publike, por duhet që secili të mbajë përgjegjësinë ligjore për mosveprim ndaj rasteve të dhunës.

Sipas Koordinatores për Projekte dhe Advokim pranë organizatës ndërkombëtare ERA – të drejta të barabarta për LGBTI – Elena Petrovska, konteksti politiko-social në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe lëvizjet anti-gjinore të ekstremit të djathtë luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e nivelit të sulmeve ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTI dhe grave.

Edhe pse Shqipëria ka shënuar progres në miratimin e Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjit për Parandalimin ndaj Dhunës në Familje ndaj Grave, kuadri ligjor lë akoma hapësira për përjashtim të grave që i përkasin komunitetit LGBTI në vend.

Sipas avokates Dea Nini, një pengesë kryesore për mbrojtjen e grave LBT është edhe mungesa e legjislacionit që u garanton atyre të drejta si martesa civile apo bashkimet e së njëjtës gjini, si edhe mungesa e njohjes së identitetit gjinor të një gruaje transgjinore.

“Këto mungesa ligjore çojnë në përjashtim nga mbrojtja ligjore dhe tregojnë një model të qëndrueshëm të përjashtimit strukturor”, tha avokatja Nini.

Përtej mungesës së mbrojtjes, gratë LBT gjithashtu hasen me përjashtim nga shërbimet publike shëndetësore, me izolim social dhe si pasojë nivel të lartë migrimi.

“40% e personave LBTI+ patën vështirësi të aksesojnë kujdesin shëndetësor, ku 36% u përballën me diskriminim dhe 32% e shmangën këtë kujdes për shkak të frikës së paragjykimit”, tregojnë gjetjet e raportit për Shqipërinë.

Nga ana tjetër, legjislacioni mbi shëndetin publik dhe atë riprodhues nuk adreson specifikisht diskriminimin me bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor, duke çuar kështu në barriera sistemike në shërbimet shëndetësore për gratë LBT.

Etiketa: Avokati i Popullitbarazi gjinoreDea NiniElena PetrovskaEndri Shabani
Tjetri
SPAK sekuestron pasuritë e dyshuara të kreut të ARRSH, Evis Berberi

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Evis Berberit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.