AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Evis Berberit

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së ishte i drejtë. Gjykata refuzoi të marrë në shqyrtim pretendimet e Berberit mbi cënimin e korrespondecës, duke referuar faktin që ato nuk janë ankimuar në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH. Foto: LinkedIN.

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të enjten se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi ishte i drejtë dhe në të nuk kishte shkelje.

Në një komunikim me mediat, kryetarja e gjykatës, Fiona Papajorgji sqaroi se trupa kishte shqyrtuar vetëm vendimet e Gjykatës së Posaçme, asaj të Apelit dhe Gjykatës së Lartë në lidhje me masën e sigurisë për të cilat ishte bërë ankimi dhe se argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit në ankim mbi cënimin e privatësisë dhe korrespondecës nuk ishin marrë parasysh.

Papajorgji tha se Gjykata nuk mund të shprehej për këto pretendime, sa kohë që ato nuk ishin pjesë e vendimeve gjyqësore të ankimuara. Ajo po ashtu bëri me dije se këto pretendime mund të vinin në Kushtetuese vetëm nëse ato ishin shqyrtuar më herët në gjykatat e niveleve më të ulëta.

Berberi ishte ankuar në Kushtetuese në lidhje me vendimet e gjykatave që e linin atë në masën e sigurisë arrest me burg, por në argumentet para gjykatës ishin përfshirë po ashtu pretendime në lidhje me cënimin e privatësisë dhe korrespondecës dhe vlefshmërinë e provave të marra nga celulari i tij.

Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.

Ndërkohë në një çështje të dytë bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.

Po të enjten Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk kishte shkelje as në vendimet e gjykatave për lënien fillimisht në masën arrest me burg për Redi Mollën, një ish-drejtor i Bashkisë së Tiranës dhe një prej të pandehurve në dosjen e njohur si “5D”.

Etiketa: Belinda BallukuEvis BerberiFiona PapajorgjiGjykata KushtetueseMasa e arrestitProkuroria e Posaçme
Tjetri
Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.