AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

Kryeministri Edi Rama iu bashkua së fundmi autokratëve të shumtë të Evropës Lindore e gjetkë, të cilët mendojnë se zemërimi popullor nuk është rrjedhojë e çfarë udhëheqësit kanë bërë, por është rrjedhojë e ndonjë komploti të mistershëm, një prej të cilëve rezultoi se është algoritmi.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
39 seconds më parë
në Blog, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
protestues ne kryeministri
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Foto: LSA.

Më shumë se një dekadë më parë, një studiues në një universitet amerikan tentoi të hulumtojë mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook, duke krijuar një llogari nga e para dhe duke filluar të lundrojë në hapësira që zakonisht frekuentohen nga e djathta konservatore. Ndërsa ndërvepronte me postime të kësaj natyre, zbuloi i lemerisur se brenda një jave, muri i Facebook i ishte mbushur me  postimet më ekstreme të imagjinueshme, neonazizëm dhe teori komploti. E njëjta gjë ndodh  edhe nëse e nis lundrimin në krahun tjetër. Nga socialdemokracia mundet të përfundosh në stalinizëm.

Shqetësimi aktual kryesor në botë nuk është algoritmi i Facebook se sa është algoritmi i Instagram. Për shembull, në ditët përreth 9 Majit, ditës së fitores së Luftës së Dytë Botërore nga aleatët në Evropë, Reels të Instagramit u mbushën me versionet më të larmishme të mundshme të këngës Katjusha. Kjo është një këngë propagandistike sovjetike e vitit 1938. Suksesi i saj njihet në muzikologji si përdorimi efikas i lajtmotivit, një fragment muzikor që përsëritet me variacione të vogla dhe që e mban mendjen të mbërthyer me variacione brenda temës. Në botën moderne njihet si catchy music dhe që përdoret veçanërisht si sfond muzikor për qendrat tregtare apo supermarketet. Për instagramin, kjo është një lloj muzike shumë me interes sepse, duke mbajtur dëgjuesin më shumë milisekonda të lidhur, ndihmon pronarët e kompanisë të shesin më shumë reklama.

Vija melodioze lejon që kënga të interpretohet në mënyra shumë të larmishme, nga një këngëtare vetëm, nga një e shoqëruar me kor apo nga një orkestër e tërë. Ajo kombinon ëmbëlsinë e një kënge dashurie me pathosin e një marshimi ushtarak.

Katjusha është një këngë propagandistike sovjetike. Teksti flet për një vajzë me emrin Katerina, e cila shkurtohet Katia, e cila me përkëdheli bëhet Katjusha. Teksti flet për një vajzë që përhumbet brigjeve të një lumi ndërsa ëndërron për të dashurin ushtar. Në vargun e fundit, Katjusha, i thotë të dashurit: Ti ruaj atdheun, unë ruaj dashurinë tonë.

Videot që shoqërojnë interpretimet e pafundme të kësaj kënge luajnë me një gamë të gjerë mjetesh të gjuhës vizuale, të cilat krijojnë në subkoshiencë silogjizma dhe  na flasin përmes simbolikave të panumërta për të na mbajtur të ngulur para ekranit.

Në një version, burra dhe gra që dukshëm janë përzgjedhur të simbolizojnë përbërjen e larmishme etnike të Rusisë, shfaqen në një qendër tregtare, befasohen nga një këngëtare që nis të këndojë Katjushën me kameran që fokusohet më mimikën e secilës prej personazheve me radhë. [link] Në një tjetër, të kënduar në grup në shesh, kamera në planin e fundit ngrihet për të fiksuar kryqin e një kishe orthodokse.

Sapo kuriozohesh dhe e dëgjon një herë, algoritmi kapitalist i Instagram, i konceptuar për të të mbajtur sa më gjatë, të paraqet disa variante të kësaj kënge, njëra kënduar nga një vajzë e vogël, tjetra e kënduar nga një vajzë e rritur e shoqëruar me kor, tjetra e kënduar në vargje të lexuara në gjuhë të ndryshme, nga rusishtja në gjuhën kirkize, në bullgarisht, serbisht apo në gjuhën polake. Në një version, kënga këndohet nga pesë vajza simpatike të shtirura si fshatare me cfurqe e cape në duar.

Propaganda është tinëzare, ajo synon ta përçojë mesazhin në mënyrë sa më të pakuptueshme për viktimën.

Nëse kënga në fjalë të fikson dhe ndjek disa versione të saj, nuk duhet të çuditesh nëse, në vijim të vargut të reels të të shfaqet edhe vetë ayyyy, Vladimir Putini, me pamjen e njeriut të lodhur por të vendosur, lodhja jep mesazhin e sakrificës dhe orëve të gjata të punës, një mesazh krejt i gënjeshtërt sepse diktatori i një diktature nuk  ka praktikisht asnjë punë për të bërë gjatë të gjithë ditës.

Algoritmi nuk ushqen urrejtje, siç pretendon Edi Rama. Ekzistenca e algorimit synon thjesht sa të të mbajë në Instagram, Facebook apo Tik Tok sa më gjatë. Vetëm se grupe të ndryshme, qeveri totalitare apo organizata politike, përdorin burime të mëdha për të prodhuar materiale që synojnë të mbajnë të lidhur vëmendjen e qytetarëve me atë që atyre u intereson dhe të largojnë vëmendjen e qytetarëve nga ajo çfarë atyre nuk u intereson.

Nuk është e vështirë të shohësh se Katjusha dëshiron të mbajë vëmendjen larg realitetit të luftës mizore në Ukrainë dhe ta zhvendosë te një shoqëri që duket në paqe, e lumtur.

Ka edhe raste kur qytetarëve të shqetësuar për një kauzë të drejtë, siç është rasti i të drejtave të Palestinës dhe të palestinezëve, algoritmi, krahas materialeve joekstreme, t’u shfaqë materiale dizinformuese, të cilat, ne mund të hamendësojmë se kanë origjinë nga Irani, por vetëm mund të hamendësojmë sepse nuk kemi nga ta dimë. Dizinformimi synon para së gjithash të kapë njerëzit pa mendje. Kështu që fushata dizinformuese që hamendësimi të çon të mendosh se kanë origjinë nga Irani, mund të kenë origjinë tjetër.

Një nga këto fushata dizinformuese që qarkullon aktualisht është supozimi se hebrenjtë “po e blejnë Qipron”. Ashtu si edhe dizinformimi tjetër që sugjeron se pas projektit të Zvërnecit janë hebrenjtë që po përpiqen të blejnë Shqipërinë. Dizinformime të tjera të ngjashme: Turqit po blejnë Thrakinë, krahinën greke në kufi me Turqinë. Arabët po blejnë Bosnjën, etj.

Qeveritë në të gjithë botën po bëhen pjesë e rëndësishme e portofolit të reklamave ose të materialeve propagandistike të shpërndara në mediat sociale. Disa qeveri promovojnë turizmin, disa të tjera, si kjo e jona, maskojnë propagandën qeveritare duke e paraqitur si promovim turizmi. Në një rast ekstrem para disa vitesh, blogu i një turisteje suedeze u promovua për t’u shfaqur te përdoruesit shqiptarë të Facebook. Qeveria paguan median e ashtuquajtur “të pavarur” apo blogje të parëndësishme nëpër botë për të prodhuar materiale reklamuese për turizmin, të cilat na shfaqen çdo mbrëmje në edicionet e lajmeve këtu në Tiranë për të na çuditur. Filan media e huaj u magjeps sërish me Shqipërinë. Normalisht që qeveria ka të drejtë legjitime që të promovojë turizmin shqiptar te turistët, vendës apo të huaj. Por askush nuk mund të gënjehet nga propaganda e viteve të fundit, ku reklamat për turizmin duan të na përçojnë mesazhin: jetoni në një vend të lumtur! Mos e vrisni mendjen për korrupsionin dhe keqqeverisjen! Mos i shihni plehrat gjithkund! Mjaftohuni me këto pamjet e kuruara me plazhe, natyrë e gjelbërim.

Ashtu si fushatat e dizinformimit me komplot të hebrenjve kundër botës, edhe kjo bie në kategorinë e një fushate dizinformimi: në vend që të pyesim se si po qeveriset vendi, dhe nëse janë apo jo të manipuluara proceset e prokurimeve publike, jemi duke konsumuar pamje të këndshme natyre apo plazhe, pamje të kuruara për të mos shfaqur batërdinë e betonit.

Këto të gjitha nuk janë ndonjë shqetësim i madh për demokracinë. Njerëzit që i shohin përbëjnë një pjesë të vogël të shoqërisë. Dizinformime të tilla depërojnë në shoqëri që, si kjo e jona, nuk kanë kundërtrupat e nevojshëm, në formën e të arsyetuarit logjik, me të cilin qytetarët pajisen normalisht nga sistemi arsimor i vendit, për shkak se sistemi arsimor i sotëm, njësoj si politika dhe ekonomia, duke qenë vijimësi e regjimit komunist, ka nevojë të reformohet, për të kaluar nga leksionet që mësojnë qytetarin të jetë pasiv dhe të shohë nga shteti si padron apo si baba, te shoqëria ku qytetari e sheh shtetin si organizimin e përbashkët në shërbim të të gjithëve, produkt i kontributit të të gjithëve.

Qytetari bën mirë të dallojë pikën kur algoritmi po e bombardon me tepri me gjënë që përbën interesin e tij të momentit, qoftë ky interes një çëshje politike, qoftë një çështje jopolitike, fjala vjen, sport, blerje online mallrash të panevojshëm, konsum i tepruar i medias apo i informacioneve politike.

Etiketa: AlgoritmidizinformimiEdi RamaFacebookInstagramTeoritë e komplotit
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.