AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë i ndjeri Andi Maloku, si dhe për organizimin e pritave të tjera për t’i ekzekutuar ata, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 hour më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plaurent Dervishaj në listën e të kërkuarve të Interpolit. Screenshot: BIRN

Gjykata e Posaçme vendosi të premten të dënojë me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajt për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”, i cili shkaktoi vdekjen e Andi Malokut.

Për të njëjtën vepër penale, Julian Meçaj u dënua me 35 vjet burg.

Kryesuesja e trupit gjykues, Marinela Osmani deklaroi se Plaurent Dervishaj është gjetur fajtor për tentativën e vrasjes së ish-prokurorit Ndoja dhe Lahos; për vrasjen e Andi Malokut; për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje para dhe pas ngjarjes së datës 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, në Autostradën Durrës-Tiranë; për armëmbatje pa leje në dy raste; shkatërrim të pronës me ekspoloziv dhe për vjedhje në një rast, krime të kryera në formën e posaçme, atë të grupit të strukturar kriminal. Për vrasjen në rrethana të tjera cilësuese të Malokut, Plaurent Dervishaj u dënua me burgim të përjetshëm, dënim që mbeti në fuqi edhe pas bashkimit të dënimeve për veprat e tjera penale.

Për të njëjtat ngjarje u deklarua fajtor edhe i pandehuri Julian Meçaj, i cili u dënua në bashkim të dënimeve me 35 vjet heqje lirie. Gjykata caktoi që dënimi të kryhet në burg të sigurisë së lartë.

Të njëjtat masa dënimi u kërkuan edhe nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Dy të pandehurit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj nuk ishin të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit.

Prokuroria e Posaçme akuzoi Plaurent Dervishajn se në bashkëpunim me Redjan Rrajën, Ariol Halilin, Julian Meçajn, Bledar Polovinën, Amar Shkëmbin (alias Dritan), Ramazan Rrajën, Endrit Sinanin, Genti Nderjakun, Bashkim Haxhijan dhe Julian Pjetrin, kryen atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, Aleksandër Lahos dhe të ndjerit Andi Maloku.

Dervishaj dhe Meçaj u gjykuan veçmas të pandehurve të tjerë, një pjesë e të cilëve janë gjykuar më parë dhe janë gjetur fajtorë. Gjykata ka dënuar për këtë vrasje Redjan Rrajën me burg përjetë dhe Ariol Halilin me 35 vjet heqje lirie. Të dënuar janë dhe Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.

Përgjatë seancave, avokati i Plaurent Derivshajt pretendoi se një prej viktimave në këtë procesi, Aleksandër Laho, ka tentuar i pari të vrasë klientin e tij, pasi këtij të fundit i ishte dhënë prokurorë nga të afërmit e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, që t’i ndihmonte për të marrë pronat e tyre në Hamallaj të Durrësit.

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme, ende i papërfunduar, tregon se si një grup i akuzuar për krim të organizuar, i drejtuar nga Aleksandër Laho, kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te të tretët.

Etiketa: Aleksandër LahoAndi MalokuArjan NdojaJulian MeçajMarinela OsmaniPlaurent Dervishaj
Tjetri
726367614 1628405469288884 6397092949787921455 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

726367614 1628405469288884 6397092949787921455 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.