Zgjedhjet e të dielës në Greqi mund të shkaktojnë një ndryshim rrënjësor, ku partia e të majtës radikale SYRIZA është pranë marrjes së pushtetit.
Në vitin 2008 kriza ekonomike botërore, e cila u shkaktua nga kriza financiare e një viti më parë, dukej se do të tregonte fytyrën e saj më të ashpër në Greqi. Dy vjet më pas, më 23/05/2010, ndërkohë që kriza ishtë bërë pjesë e shoqërisë greke, ish-kryeministri Jorgos Papandreu argumentoi se ishte domosdoshmëri të gjehej një zgjidhje me Bankën Qëndrore Europiane (B.Q.E), Komisionint Europian (K.E) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (F.M.N). Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Trojka”, e cila paraqitej si një mekanizëm ndihme dhe përkahjeje së gjëndjes ekonomike në Greqi.
Pothuajse pesë vjet më vonë shumë besojnë se programi i Trojkës, jo vetëm nuk ndihmoi gjëndjen ekonomike të Greqisë, por e zhyti atë më thellë duke e transformuar krizën ekonomike në krizë politike dhe shoqërore.
Emigrantët shqiptarë në Greqi duket se i kanë shumë të qarta pasojat e krizës, pasi rreth 134 mijë prej tyre, ose gati një në pesë nga rreth 600 mijë emigrantët shqiptarë, u kthye në atdhe.
Në të njejtën kohë gati 200.000 qytetarë Grekë, shumica dërrmuese prej tyre shkenctarë të fushave të ndryshme, lanë pas Greqinë, për një jetë më të mirë në vendet e Europës veriore ose diku tjetër.
Memorandumi, fundi i sistemit dy-partiak, dhe kriza e sistemit politik
Papandreu kërkoi ndihmën financiare të Trojkës më 6 qershor 2010 dhe dy javë më vonë, memorandumi i ndihmës u miratua në parlament. Për shumë analistë, kjo qe një dorëzim i pjesshëm dhe i përkohshëm i pavarësisë së Greqisë dhe krijoi një lloj “qeverisjeje ekonomike”. Shumë grekë ndjejnë se memorandumi ndihmoi veçanërisht tregjet financiare, kompanitë e mëdha greke dhe ato shumëkombëshe, ndërkohë që kjo u bë në kurriz tëtë drejtave sociale, si e drejta për punë, për edukim apo ajo e kujdesit shëndetësor.
Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK) e pati të pamundur të përballej me pakënaqësinë popullore dhe u detyrua të krijojë një koalicion qeveritar me armikun e vet historik Nea Democratia, (parti e djathtë) dhe me partinë e të djathtës ekstreme, Alarmi Orthodoks popullor (LAOS).
Ky koalicion me kryeministër ish – bankierin, Lukas Papadimos, miratoi memorandumin e dytë me Trojkën në shkurt 2012 dhe pas kësaj krijoi një qeveri të përkohëshme me të njëjtin kryeministër për ta çuar vendin në zgjedhje parlamentare.
Zgjedhjet i fitoi Demokracia e Re dhe madje me një retorike kundër memorandumit dhe Trojkës. Megjithatë, Demokracia e Re qe larg maxhorancës së nevojshme për krijimin e një qeverie më vete dhe hyri sërish në koalicion me PASOK dhe me partinë e të Majtës Demokratike (DIMAR).
Sistemi dypartiak i qeverisjes së Greqisë që pati qeverisur këtë vend prej dekadash mori fund. PASOK pa rënien drastike të mbështetjes së vet dhe sot mund të konsiderohet parti e vogël. Pavarësisht retorikës kundër memorandumit dhe Trojkës, kryeministri Andonis Samaras që mori pushtetin në qershor 2012, jo vetëm që nuk e shfuqizoi memorandumin, por u kthye në mbështetës të flaktë të politikave neoliberale.
Neo-nazistët e Agimit të Artë
Me një retorikë kundër sistemit dhe politikanëve, partia e neo – nazistëve grekë, arriti të futet në parlament (zgjedhjet e 21/06/2012) me 6.97% të votave, duke gjetur mbështetjen e 440.894 qytetarëve. Megjthëse Grekët kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore kur vendi qe i pushtuar nga nazistët gjermanë si dhe një luftë të egër civile e cila u fitua nga e djathta, mjerimi i vazhdueshëm ekonomik dhe shoqëror, por edhe humbja e besimit te partitë tradicionale politike (PASOK, N.D), i drejtoi ata në një parti që shumë e akuzojnë si neonaziste. Agimi i Artë duket se qe shprehje e urrejtjes së një pjese të popullit grek ndaj klasës politike dhe që beson se Agimi i Artë do të hakmerret ndaj klasës politike për hir të tyre.
Por ky rezultat do të ishte i pamundur, për Agimin e Artëdhe anëtarët tij, nëse pejsazhi i tyre nuk zbukurohej dhe legjimitohej nga mediat greke. Këto të fundit, zgjodhën një qasje life-style dhe nuk paraqitën me rëndësinë e duhur faktin se kjo parti konsideronte të huajt si cjapi i shushavës i krizës ekonomike. Madje, ideologjia neo-naziste e Agimit të Artë, promovonte urrejtjen jo vetën ndaj të huajve, por kundër cilitdo “tjetri”, qoftë edhe grek, nëse nuk ishin dakort me atë që ata përfaqësonin.Ndonëse anëtarët – deputetët e saj ishin të akuzuar për vrasje emigrantësh dhe për çështje të ndyshme me fjalë dhe vepra të ashpërarracisteu desh të arrinim në vrasjen e një qytetari antifashist Grek (18/09/2013), që shteti të merrte vërtet masa të rrepta. Falë edhe presionit që u bë nga një piesë e rëndësishme e shoqërisë greke nëpërmjet lëvizjeve antifashiste, 10 ditë pas vrasjes së PavlosFisas, u arrestua pjesa më e madhe e zyrës politike të Agimit të Artë. Duke filluar kështu fillimi i fundit i veprës së saj politke.
Puna parlamentare e Agimit të Artë ashtu siç duket nga ligjet që votoi, ishte tëmbështeste interesat e bankave greke dhe përputhja me një logjik që thoshte që për të gjetur të ardhura duhet Greqia ta shesi disa nga ishujt e saj. Përfaqësoi gjithashtu me “dinjitet” pronarët e anijeve duke këmbëngulur se ata nuk duhet te paguajnë taksa. Në të njëjtën klimë votuan edhe për të mos kërkuar llogari më tej për listën Lagard ku ndodheshin emrat e shumë politikanëve dhe biznesmenëve që hoqën lekët nga bankat greke dhe i vendosën në Zvicër.
Nuk është rastësi, që Shoqata e Industrialistëve Grek, shihnte me “sy të mirë”, Agimin e Artë, ndërsa shumë publikime bënin fjalë se kjo parti sponsorizohej nga disa pronarë anijesh. Guardian.
To bima -> http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=505683
Ndërsa puna jashtëparlamentare e saj kishte të bënte me praktika mafioze pasi ata sulmonin sindikatat, vranë njerëz, shanin të huajt por edhe grekët që nuk pajtoheshin me ta dhe kështu me radhë. Ndonëse tashmë gjenden në burg, rreziku serioz shoqëror dhe politik i rritjes elektorale të Agimit të Artë dhe nacionalizmit mes një pjese të popullsisë nuk ka marrë ende fund.
Pasojat e memorandumit dhe kriza huminatare
Politikat neoliberale ashtu siç u shprehën në memorandumet midis Trojkës dhe Greqisë nuk arritën të nxirrnin vendin nga kriza ekonomike. Ndonëse, një gjë e tillë nuk ishte kurrë qëllimi tyre. Të ardhurat që merrte Greqia shkonin për pagesën e intersit së borxhit të mëparshëm. Ishte një rreth vicioz i pafundshëmdhe tashmë është pranim i përbashkët midis ekonomistëve se borxhi është i pashlyeshëm.
Megjithatë, pasojat e memorandumit shqyen, dhe vazhdojnë po ashtu, strukturën shoqërore të vendit. Shumë gjëra ndryshuan dhunshëm gjatë këtyre pak viteve në mënyrë që vetë NaomiKlein, tha se bëhet fjalë për atëqë ajo quan “doktrina e shokut”.
Shpërbërja e strukturës shoqërore është e qartë në çdo cep të realitetit grek. Fakt ky që nuk mohoet nga askush. Të dhënat bëjnë fjalë për 35.7% të popullsisë greke e cila gjendet në kufirin e varfërsisëdhe të perjashtimit social, ndërsa 20.3% i mungojnë edhe mallrat e domosdoshme. Numri i njerëzve të pastrehë rritet çdo ditë e më shumë ashtu siç edhe numri i atyre që ushqehen ne kuzhinat publike. Sa i përket papunësisë shkalla e përgjithshme arrin deri në 27%, ndërsa papunësia e të rinjve tejkalon çdo kufieuropian duke arritur 65%. Gjatë kësaj periudhe populli grek humbi të drejtat e fituara në marrëdhëniet e punës. Në këtë kuadër u abrogua kontrata kolektive, u hoqën pothuajse të gjitha ndihmat sociale, dhe u ulën pagat dhe pensionet.
Taksat e ashpra dhe të sheshta veç të tjerave kishin si pasojë dhe mbylljen e rreth 300.000 bizneseve të vogla dhe të mesme duke shënuar kështu rënien ekonomike të klasës së mesme dhe zhdukjen e një pjese së saj. Një goditje ndaj arsimit publik dhe shëndetit dukej e pashmangshme, dhe kështu që ndodhi.
Organizimi i universiteteve u bë më shumë autoritar, dhe disa prej tyre mezi sa funksionojnë, pasi nuk financohen as për pedagogët e domosdoshëm. Nga ana tjetër, në provincat e vendit u mbyllën shumë spitale ndërsa ata të qëndrave urbane vendos “biletë” për të lejuar hyrjen. Qeveritë e permëndura më sipër krijuan një mekanizëm për shfrytëzimin e pronës publike duke e shitur atë në çmime krejtë të ulëta, dhe blerësit ishin zakonisht individë të qarqeve të tyre.
Rritja e të majtës radikale
Megjithëse, gjithçka dukej sikur populli grek do të ishte një eksperiment tjetër i ekspertëve neoliberal, lëvizjet sociale nuk kishin thënë ende fjalën e fundit. Përgjigjja erdhi në terren nga grevat e përgjithshëme dhe u shpreh në parlament merritjen e së majtës radikale. Partia e Koalicionit të së Majtës Radikale (SIRIZA), arriti të zhvillohej nga një parti e 4.6% të votave në vitin 2009, në një fuqi e cila sipas sondazheve do të jetë qeveria e datës 26/01/2015. Propaganda që u hodhë kundër paristë në fjalë por edhe perpjekja për të frikësuar popullin kishte, mesa duket, datë skadimi. SIRIZA arriti të ngrejë deri në nivel europianshqetësimet për gjendjen aktuale ekonomike me një analizë të majtë. Një analizë, e cila bindi dhe dominoi jo vetëm opinionin publik në Greqi, por tenton gjithashtu të vendosëEuropën në tavolinën e bisedimeve për të rishqyrtuar çështjen e borxhit.
SIRIZA i ka shpallur luftë të ashtuquajturit “trekëndëshit të korrupsionit”, që sipas tij përbëhet nga sistemi partiak i vjetër, nga masmediat e falementuara ekonomikisht dhe korruptuara politikisht dhe gjithashtu nga bankat e falimentuara.
Duhet theksuar fakti se jo pak herë në cepat e ndryshme e këtij trekëndëshi gjenden të njejtët persona. Nga ana tjetër AlexisTsipras është një politikan, i cili nuk vjen nga ndonjë familje politike, dhe mund të jetë kryeministri më i ri në historinë Greke. Por nuk është mosha e kryetarit ajo çka vërtet sjell SIRIZA në Greqi dhe ne Europë.
Thelbi është se me programin e tij politik SIRIZA përbën një alternativë ndaj sistemit neoliberal, i cili dominon pothuajse në të gjithë botën që prej viteve 1970. Siç mund të thoshte edhe Agaben, Greqia gjendet në një situatë“urgjencetëpërhershme”, kësisoj nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e datës 25 Janar janë më të rëndësishmet qysh prej rënies së juntës ushtarake në vitin 1974. Por që të ndryshojë vërtet diçka në Greqi SIRIZA është i detyruart’i japifundë shtetit jofunksional, mekanizmit korruptiv shtetëror, por edhe duhet të demokratizojëpolicinë, pjesa e madhe e së cilës mbështesin Agimin e Artë.
Duke mbyllur këtë shkrim po përmendim fjalët e David Harvey në një intervistë i cili shprehu mendimi se Europa ndodhet në një periudhëtranformimi, e cila do të zgjasë dy deri në tre vjet, dhe do të varet nga çfarë do të bëjnë SIRIZA në Greqi dhe PODEMOS në Spanjë.
Një nga përgjigjet e dhëna nga lëvizjet sociale në Greqi, dhe jo vetëm, gjatë pesë viteve të shkuara është se kundrejt sloganit neoliberal“nuk ka alternative»përgjigja është “demokracia” dhe demokracia pa alternativë është e pakonceptueshme. Pra me zgjedhjet eardhshëme ne Greqi, Europa hyn përsëri në një ritëm politikash konfliktuale, të cilat mund të çlirojnë edhe më shumë forca shoqërore radikale, drejtimi i të cilave është ende i hapur.
Mundë të lexoni gjithashtu:
A Brief History of Neoliberalism – David Harvey
State of Exception – Agaben
The Shock Doctrine – Naomi Klein
ProgramiPolitiki SIRIZA – http://syriza.net.gr/index.php/el/