Një delegacion palestinez po viziton Bullgarinë për të hetuar vdekjen e Omar Zayed – ekstradimi i të cilit kërkohej nga Izraeli – të afërmit e të cilit thonë se ai kishte marrë kërcënime me vdekje nga shërbimet sekrete izraelite.
Një komision palestinez, drejtuar nga Zv. Ministri i brendshëm palestinez, Taisir Farahat, mbërriti në Sofje të hënë për të hetuar vdekjen e Omar Nayef Zayed, që vdiq në terrenin e ambasadës palestineze më 26 shkurt.
Misteri dhe spekulimi rreth ngjarjeve të lidhura me vdekjen e Zayed – ekstradimi i të cilit kërkohej nga Izraeli për vrasjen e një studenti izraelit 30 vite më parë – nxiti protesta nga palestinezët kudo në botë.
Zayed, një ish-anëtar i Fronin Popullor për Çlirimin e Palestinës, PLFP, u dënua me burg të përjetshëm në një burg izraelit në vitin 1986. Në vitin 1991, ai ia mbathi. Ai u zhvendos në Bullgari në vitin 1994 u martua dhe ka tre fëmijë. Ai mori lejen e qëndrimit në Bullgari në vitin 2012.
Dhjetorin e shkuar, megjithatë Izraeli kërkoi ekstradimin e tij dhe autoritetet bullgare urdhëruan arrestimin e tij për 72 orë. Që atëherë, ai kërkoi strehim në ambasadën palestineze.
Anëtarë të familjes së Zayed i thanë Televizionit Bullgar të dielën se ai kishte marrë kërcënime me vdekje dhe shpërfillën idenë se bëhej fjalë për aksident apo vetëvrasje.
Vëllai i tij, Kasheef, që mbërriti nga Omani një ditë pas vdekjes së Omar, tha se ata kishin folur vetëm disa orë përpara tragjedisë, kur Omar ishte i shqetësuar.
“Ai nuk ishte shumë i qetë, sepse kushdo po i thoshte “Izraeli do të të gjejë dhe nuk do të burgosin, por do të vrasin – në ambasadë,” tha gruaja e Zayed.
Në një deklaratë në uebsajt PFLP ia hodhi fajin për vrasjen shërbimeve sekrete izraelite, Mossad, si dhe autoritetit palestinez, që nuk arriti ta mbrojë atë nga vrasja.
“Ne quajmë përgjegjës Izraelin dhe shërbimet sekrete, autoritetin pakistanez dhe qeverinë bullgare për vrasjen e Omar Nayef Zayed, jeta e të cilit u mor papritur, në përpjekje për lirinë e Palestinës,” tha Mohammed Khatib, një anëtar i Rrjetit të Solidaritetit për të Burgosurit Palestinezë në Bruksel.
Shteti Izraelit ka refuzuar të komentojë mbi vdekjen.