Dy kinema në natyrë dhe falas po shfaqin filma serbë dhe të huaj përgjatë verës në Beograd, duke i ofruar vendasve një argëtim të ri nën freskinë e mbrëmjes, shoqërinë e miqve dhe konsumin e birrave dhe kokoshkave.
Filmstreet ka qenë një nga festivalet më interesante të verës në Beograd që nga viti 2010.
Duke pranuar se programet verore në kinematë e Beogradit priren të jenë mjaft jo mbresëlënëse, organizatorët e aktivitetit, shoqata e qytetarëve Nova Ideja (Ideja e Re), vendosi të sjellë një program të ndryshëm filmi për publikun falas.
Qëllimi i Filmstreet është që t’i kthejë vendet e zakonshme në të gjithë Beogradi në teatro filmi në natyrë gjatë gjithë verës. Festivali nisi më 17 qershor në Studentski Park me shfaqjen e filmit serb “Nacionalna Klasi” (Klasa Nacionale), e cila përkujton legjendën serbe të kinemasë, i cili vdiq së fundmi Dragan Nikoliç.
Festivali që zgjat deri në shtator, ka transformuar më shumë se dhjetë vende rreth Beogradit në kinema të hapura për veprat klasike të huaja dhe vendase të kinemasë. Sipas organizatorëve, ideja erdhi në vitin 2010, kur filmat dokumentarë në lidhje me ekologjinë dhe mjedisin po bënin bujë.
Kjo ngjalli idenë për krijimin e një aktiviteti të kinemasë duke përdorur shumë vende të bukura në natyrë që ka Beogradi. Ideja thelbësore e Filmstreet është që t’u japë adhuruesve të filmit mundësinë të shohin vepra klasike të kinematografisë, ashtu sikurse duhen parë: në ekranin e madh.
Duke e bërë festivalin tërësisht pa pagesë dhe me akomodimin që mund ta sigojë lirshëm çdokush, organizatorët janë duke u përpjekur të sigurohen se të gjithë banorët e Beogradit që dëshirojnë të shohin një nga këto filma në ekran të madh, të mund ta bëjë me lehtësi.
Në total, do të shfaqen më shumë se 30 filma. Këtë vit do të jenë gjithashtu tre vepra live si pjesë e programit Filmstreet. Dhe ndërsa ndenjëset janë zakonisht shumë të kufizuara gjattë shfaqeve, ideja e Filmstreet është që vizitorët të mund të ulen ku të duan.
Në përgjithësi, gjithçka është e përshtatshme për Filmstreet. Vizitorët mund të marrin me vete një batanije dhe të ulen në bar, mund të sjellin pije dhe diçka për të ngrënë në kinema; i gjithë thelbi i ngjarjes është që t’i jepet liri të pasionuarve të kinemasë, të cilët duan të kënqen me filma klasik nën qiell e pastër të verës së Beogradit.
Edhe pse “festivali gueril i filmit” do të zgjasë gjatë gjithë verës, vetë programi është ende duke u hartuar.
Për këtë arsye, nuk dihet se çfarë mund të pritet për pjesën tjetër të muajit.
Klasikët serbë
Filmstreet nuk është i vetmi festival me një program kinemaje të hapur këtë verë.
Skadarlijski kinematograf, i paraqitur nga Organizata Turistike e Beogradit, është një ngjarje e re që shfaq filma në natyrë çdo fundjavë.
Të gjithë filmat do të shfaqen në rrugën Skaradska, lagjja e njohur boheme në qendër të Beogradit, dhe të gjithë filmat do të jenë në gjuhën serbe.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të huajt do të përjashtohen. Kushdo që do të mësojë më shumë rreth kinemasë serbe mund ta bëjë këtë, pasi të gjithë filmat do të kenë titra në anglisht.
Çdo film i zgjedhur për festivalin lidhet me një epokë të caktuar dhe me një histori të caktuar të vendit dhe vendasve të Beogradit.
Duke pasur si Filmstreet dhe Skadarlijski Kinematograf si mundësi zgjedhjeje këtë verë, ky sigurisht që është një lajm i mirë për të pasionuarit e kinemasë, të cilët janë në kërkim të qetësisë gjatë natës, të shoqërimit me miqtë dhe të një birre të freskët shoqëruar me kokoshka. Ata mund t’i bëjnë të gjitha këto ndërsa shijojnë filmat klasikë serbë dhe ndërkombëtarë në ajrin e freskët të verës në disa prej vendet më të bukura natyrore të Beogradit.
Ky artikull u publikua në gazetën e përdyjavshme të BIRN, Belgrade Insight.