Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 147 të tjerë raportohen si të plagosur të martën në mbrëmje, pas një serie shpërthimesh në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, ku sipas zyrtarëve vendas dy kamikazë shpërthyen bombat e trupit në pikat e sigurisë.
Mediat e huaja raportuan se pak përpara shpërthimit forcat e policisë u përleshën me sulmuesit, të cilët më pas aktivizuan bombat e tyre. Një dëshmitar i tha Reuters se një nga personat e armatosur me AK-47 hapi zjarr kundër personave të rastësishëm në aeroport.
“Nuk ka rëndësi se nga vjen terrorizmi, vendi ynë është mjaftueshëm i fortë për ta luftuar këtë terrorizëm,” tha kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një deklaratë për shtyp të martën në mbrëmje.
“I bëj thirrje çdo shtetasi të veprojë në unitet dhe të qëndrojë të bashkuar me të tjerët”, shtoi ai.
Zyrtarët akuzojnë Shtetin Islamik si përgjegjës ndaj sulmit.