Dy klerikët më të lartë të Kishës Orthodokse të Maqedonisë po mendojnë të ndërrmarrin vullnetarisht një test lustracioni në mënyrë që të heqin dyshimet se priftërinjtë dhe peshkopët punuan dikur si spiunë të policisë sekrete të periudhës komuniste.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse të Maqedonisë – institucioni qeverisës i grupit kryesor fetar në vend – po diskuton nëse priftërinjtë duket t’i nënshtrohen testit të lustracionit.
Çështja u parashtrua në një seancë të sinodit këtë javë. Gjithsesi, organi me 13 klerikë nuk miratoi një vendim final.
“Klerikët e rinj – dhe disa të moshuar – kanë mbështetur këtë ide, kryesisht për të rritur besueshmërinë mes klerikëve tanië,” tha një burim pranë sinodit për BIRN.
Kisha është aktualisht organizata fetare më e madhe në vend.
Maqedonia ndoqi rrugën e shumë ish shteteve komuniste që kanë miratuar ligje të ngjashme lustrimi si mënyra për trajtimin e padrejtësisë së të shkuarës nëpër gjyqet e motivuara politikisht.
Maqedonia e miratoi ligjin e parë të lustracionit më 2008. Një ligj i dytë u miratua më 2012 pasi gjykata kushtetuese rrëzoi pjesët kyçe të ligjit origjinal, duke zvogëluar hapësirën kohore dhe gamën e profesioneve që duhej t’i nënshtroheshin kontrolleve.
Ligji i parë parashikonte kontrollin e klerikëve në bazë të së cilit shumica e klerikëve orthodoks firmosën deklarata se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të policisë. Këto deklarata u depozituan te Komisioni i Lustracionit.
Gjithsesi, kontrolli i klerikëve u ndalua në vitin 2012 dhe, ndërsa ligji i ri i lejon vetëdeklarimet, ato nuk janë më të detyrueshme për klerin.
Nëse sinodi vendos për një proces të përgjithshëm lustracioni “ata duhet të na japin ne një listë të punonnjësve në të gjitha dioqezat. Pas kësaj ne bëjmë kontrollin por do të jetë në dorë të kishës se çfarë duhet të bëjë me gjetjet tona,” tha zëdhënësi i Komisionit të Lustracionit Predrag Dimitrovski.
Kreu i Komisionit, Tome Adziev, së fundmi tha se sipas dijenisë së tyre, priftërinjtë qenë mes spiunëve të forcës së vjetër policore dhe se “priftërinj të njohur po ushqenin policinë sekrete me informacion”.
Boban Mitevski, shefi i kabinetit për Kryepeshkopin Stefan të Shkupit, tha se klerikët e lartë të Kishës nuk kanë asgjë për të fshehur.
“Më shumë se një vit më parë, Kryepeshkopi Stefan krahas priftërinjve të tjerë nga dioqeza e Shkupit nënshkruan një deklaratë të tillë, e firmosën… dhe e dorëzuan te komisioni,” raportohet të ketë thënë Mitevski për gazetën e përditshme Vecer.
Në pesë vitet e para, organi shtetëror i ngarkuar me detyrën për të kontrolluar mbi 29 mijë dosje personale, ka gjetur deri tani rreth 130 njerëz që dyshohet se baskëpunuan me policinë sekrete të Jugosllavisë Komuniste apo urdhëruan mbikëqyrjen e të tjerëve për arsye ideologjike.
Procesi është mbushur me debate. Kritikët po akuzojnë qeverinë se e ka keqpërdorur komisionin për të diskretituar anëtarët e opozitës dhe intelektualët e njohur për kritikat e tyre nga politikave të qeverisë.