Vendimi për të përfshirë Rumaninë në listën e vendeve kryesore europiane në axhendën e familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, tregon se kjo e fundit e sheh Bukureshtin si aleat rajonal.
Teksa Britania përpiqet të zbusë lidhjet e saj me partnerët europianë përpara fillimit të negociatave të vështira të Brexit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përdor një nga armët e saj më të besueshme – familjen mbretërore.
Një grup princash dhe dukeshash do të shpërndahen në shumicën e kontinentit europian nga fundi i marsit deri në korrik, përfshirë Ballkanin, në atë që ministrat shpresojnë të jetë një demonstrim i suksesshëm i “fuqisë së butë” Britanike.
Trashëgimtari i fronit princi Çarls dhe gruaja e tij, dukesha e Kornuoll do të mbulojnë Rumaninë, Italinë, Vatikanin dhe Austrinë, ku Rumania është programuar për 29 deri më 31 mars.
Çarlsi, i njohur me Rumaninë, do të ketë kënaqësinë të kthehet në një kapacitet zyrtar në një vend të cilin ai më parë e ka vizituar privatisht thuajse çdo vit dhe aty ku zotëron prona dhe ka një fondacion.
Vendimi për t’i dhënë prioritet Rumanisë përmbi vendet e tjera të rajonit në tur, si aleati i vjetër Greqia, sugjeron pikëpamjet e Britanisë për Bukureshtin si një nga vendet më miqësore dhe më të besueshme në Ballkan nga pikëpamja britanike. Dy vendet janë dakord mbi NATO-n dhe Rusinë.
Ndërsa Çarlsi shkund duart me rumunët, austriakët, italianët dhe Papën, djali i tij Uilliams dhe bashkëshortja, Dukesha e Kembrixhit, ndërkohë do të habisin njerëzit në Francë, Poloni dhe Gjermani.
Lajmërimi i përhapjes së diplomacisë mbretërore vjen teksa kryeministrja britanike Theresa May përgatitet të tërheqë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës me BE-në, proces që do të fillojë një shkëputje dy-vjeçare nga BE-ja, ku Britania u anëtarësua në 1973.
Revista politike franceze Le Point, e cituar nga BBC, tha se Uilliam dhe Dukesha e Kembrixhit janë parë si “armë e magjepsjes përkundrejt një Brexit të fortë” dhe e përshkruan vizitën si një përpjekje për të “lehtësuar” efektin e Brexit në Europë.
Monarkët britanikë dhe homologët e tyre rumunë të rrëzuar nga froni janë të lidhur ngushtësisht. Gjyshja e sovranit të fundit rumun Michael, Marie, ishte një kushërirë [e preferuar] e Mbretit Xhorxh V i Britanisë.
Por pasioni i Çarls për Rumaninë ka më tepër lidhje me periferitë e paprekura dhe fshatrat piktoreske sesa me lidhjet e vjetra dinastike.
Princi ka blerë disa prona në ish-fshatrat Saksone në Transilvani, të cilat i jep me qira kur nuk i shijon vetë.