Prokuroria Speciale e Prishtinës ka marrë përsipër hetimin për vrasjen e liderit të partisë politike serbe të Kosovës Oliver Ivanoviç nga prokurorët lokal për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku, tha për BIRN të enjten se kishte marrë përsipër hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit “për shkak të kompleksitetit të çështjes”.
Çështja më parë ishte udhëhequr nga dy prokurorë nga Prokuroria Themelore në qytetin e Mitrovicës – një shqiptar etnik, Njazi Rexha, dhe një serb, Jova Radoviç.
Ivanoviç u qëllua për vdekje në Miyrovicën e veriut më 16 janar jashtë zyrave të partisë së tij Liri, Demorkadi, Drejtësi.
Politikani i njohur kishte thënë disa herë se ai dhe familja e tij kishin marrë kërcënime dhe kishte kërkuar ndihmë nga Kosova, Serbia dhe të tjerët, por pa asnjë rezultat.
Çështja është ende e hapur dhe deri më tani s’ka pasur asnjë arrestim.
IvanoviçI ishte një kundërshtar I partisë serbe të Kosovës të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, e cila tani është pjesë e qeverisë së Kosovës.
Në kohën e vdekjes, ai po rigjykohej nën dyshimet se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999. Ai e kishte deklaruar veten të pafajshëm.
Lexoni më shumë:
Kërcënimet ndaj Ivanoviçit u shpërfillën