Një numër i madh banorësh dhe turistësh humbën jetën gjatë së hënës në dy plazhe në lindje dhe perëndim të kryeqytetit të Greqisë kur zjarret goditën pyjet me pisha duke shkaktuar tragjedinë më të rëndë që nga viti 2007.
Një zjarrfikës duke luftuar me flakët në qytezën Mati, lindje e Athinës, të hënën më 23 korrik 2018. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën lindore dhe perëndimore të Athinës pasi zjarret goditën pyjet e pishave dhe vendbanimet pranë detit në të dyja anët e kryeqytetit grek. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Makina dhe shtëpi të djegura në fshatin Kineta, në perëndim të Athinës të martën më 24 korrik 2018. Zjarret shkaktuan mbi 50 të vdekur gjatë dy ditëve të fundit në zonat pranë detit. Tragjedia më e madhe ndodhi në një plazh në verilindje të Athinës ku u gjetën trupat e 20 personave. (AP Photo/Yorgos Karahalis)
Një zjarrfikës po hedh ujë jashtë një shtëpie të djegur në fshatin Kineta, perëndim i Athinës, të martën më 24 korrik 2018. Greqia kërkoi ndihmë ndërkombëtare pasi zjarret në të dy anët e kryeqytetit shkaktuan shumë viktima dhe dëme materjale ndërsa shumë pushues shpëtuan duke u hedhur në det për t’u evakuuar nga anijet ushtarake, jahtet dhe varkat e peshkimit. (AP Photo/Yorgos Karahalis)
Një grua po qëndron pranë mbetjeve të pronave të djegura në Mati, lindje e Athinës, të martën më 24 korrik 2018. Dy zjarre të fuqishme goditën zonat bregdetare të mbushura me turistë duke djegur shtëpi, makina dhe pyje e duke vrarë së paku 50 vetë. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Mbetjet e një motori dhe një shtëpie të djegura në Mati, lindje të Athinës, të martën më 24 korrik 2018. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Një burrë po ecën në plazh ku pemët e djegura mbushin bregun e detit në Mati, lindje të Athinës të martën më 24 korrik 2018. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Një grua e trishtuar në mes të mbetjeve të makinave të djegura në Mati, lindje të Athinës më 24 korrik 2018. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Një flamur grek varet në mbetjet e djegura të një makine dhe shtëpie në Mati, lindje të Athinës të martën më 24 korrik 2018. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Një flamur grek varet mbi një shtëpi të djegur në Mati, lindje të Athinës të Martën më 24 korrik 2018. (AP Photo/Thanassis Stavrakis