Ekzaktësisht 100 vjet pas fillimit të procesit të paqes së Parisit që formalizoi fundin e Luftës së Parë Botërore, bota gjendet në një udhëkryq historik sërish. Njësoj si më 1919, joshja për të kërkuar më shumë demokraci dhe bashkëpunim ndërkombëtar më të thellë duhet të menaxhohet me kujdes sepse vetëm kështu mund të shmangen pasojat e paqëllimta tragjike.
Tashmë kanë kaluar pak më shumë se 100 vjet që nga hapja e Konferencës së Paqes në Paris, e cila prodhoi traktatet e Versajës, të Sent-Zhermen-e-Laje, Nyli-sur-Sein,Trianon dhe Sevres, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Edhe këtë ditë, pakënaqësitë ndaj Traktatit të Trianonit ushqejnë nacionalizmin dhe revizionizmin hungarez, veçanërisht të shfaqur gjatë qeverisë së kryeministrit aktual Viktor Orbán.
Me të vërtetë, procesi i paqes në Paris përgjithësisht mbahet mend si një shembul se si bashkëpunimi ndërkombëtar me synime të mira dhe promovimi i demokracisë mund të shkojë keq. Tashmë që ne po jetojmë përmes një kohe kur multilateralizmi dhe demokracia janë edhe një herë të kërcënuara, ia vlen të shtrojmë pyetjen se pse përpjekjet për të promovuat këto dy gjëra, multilateralizmin dhe demokracinë, mund të dështojnë.
Më 1919, Presidenti i SHBA Ëoodroë Ëilson u përpoq të farkëtonte një paqe jetëgjatë duke shkatërruar autokracitë e botës por kjo rezultoi tentativë tepër e mirë, ndërsa ai inaguroi me këtë rast edhe konsensusin intervencionist që ka domunuar të menduarit mbi politikën e jashtme në SHBA që nga ajo kohë. Megjithëse presidenti i SHBA Donald Trump pretendon se e ka braktisur këtë traditë, ai gjithsesi ka urdhëruar sulme ajrore kundër bazave ushtarake të Sirisë dhe ka njohur udhëheqësin e opozitës në Venezuelë si presidenti legjitim i vendit.
Procesi i Parisit dështoi për shkak se pritshmëritë ishin tepër të larta. Fitorja e forcave demokratike nuk do të thoshte se dëshirat demoratike mund të plotësoheshin, veçanërisht në rastin kur këto dëshira i kërkonin humbësve të paguanin. Përgjatë Luftës së Parë Botërore, secila palë supozoi se marrëveshja e paqes do të përfundonte duke i ngarkuar të mposhturit kostot materjale – e madje edhe ato emocionale – të luftës, por kjo në të gjitha rastet do të ishte një përmbyllje e pakënaqshme e konfliktit.
Në mënyrë të ngjashme, më 2019, problemet që janë krijuar nga ndryshimi teknologjik i shpejtë dhe globalizimi mund të mos pranojnë asnjë zgjidhje të pranueshme nga të gjithë. Për rrjedhojë, vende të ndryshme do të krijojnë narrativat e veta mbi atë se si janë mashtruar nga globalizimi. Dhe, njësoj si më 1919, ata do të shpikin ‘keqbërës’ për t’ia hedhur fajin. Për shembull, administrata Trump shpesh ankohet mbi praktikat tregtare të pandershme të Kinës, suficitin e tepërt të llogarisë korrente të Gjermanisë, ndihmën për vendet në zhvillim e kështu me rradhë. Nuk ka nevojë të shtojmë se hartimi i një liste ankesash vështirë se sjell zgjidhje.
Një shpjegim i dytë për dështimin e procesit të Parisit është se disa prej palëve të përfshira, kryeministri francez Georges Clemenceau, ai britanik David Lloyd George, dhe Ëilson – ishin thelbësisht të paaftë ose ishin jo me vullnet të mirë. Clemenceau ishte nacionalist prej të gjithë jetës, i përkushtuar në mënyrë monomaniake për të ndjekur interesat e Francës ndërsa Lloyd George ishte e kundërta, dhe për rrjedhojë, tepër elastik dhe pa parime për të realizuar detyrën që kishte në duar. Ai ishte i prirur të sulmonte të tjerët personalisht dhe harronte çfarë kishte bërë kur takonte të njëjtët njerëz sërish.
Nga ana e tij, aspiratat e rënda të Ëilson tejkalonin me tepri aftësinë e tij për marrëveshje politike, si në çështje të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Dhe problemet shëndetësore në rritje të tij natyrisht që nuk ndihmonin. Për shkak të presionit të gjakut jashtëzakonisht të lartë, problem që ai e linte pa trajtuar, Ëilson pësoi një atak në zemër pak pas bisedimeve në Paris. Leksioni i dukshëm i këtij episodi është që në histori është e rëndësishme të monitorosh shëndetin fizik dhe mendor të udhëheqësve botërorë, veçanërisht të presidentit të Shteteve të Bashkuara, gjatë periudhave të vendimmarrjeve të rëndësishme.
Kur vjen puna te defektet në karakter të udhëheqësve botërorë, viti 2019 ofron po aq ushqim sa edhe viti 1919. Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May nuk mund të jenë persona më të ndryshëm se sa janë, megjithatë që të dy kanë hedhur tutje këshillat nga ekspertët dhe kanë bërë dëme të mëdha për vendet dhe sistemet politike përkatëse. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron shpesh kritikohet për eksperiencën e tij relativisht të paktë, kancelarja gjermane Angela Merkel shihet si tepër me eksperiencë në ruajtjen e status quo-së tashmë të vjetëruar.
Arsyeja e tretë se pse dështoi procesi i Parisit është ndoshta më e rëndësisshmja. Konferenca pati objektiva tepër ambiciozë dhe personalitetet defektoze që duhej t’i realizonin këto objektiva ishin objektiva të lehtë për t’u sulmuar publikisht. Ky sulm erdhi nga ekonomisti britanik John Maynard Keynes, një nga mendjet më të ndritura të epokës në librin e tij të vitit 1919, Pasojat Ekonomike të Paqes.
Kritikat e Keynes për procesin e paqes së Parisit dhe pjesëmarrësit në proces ishin shkatërrimtare dhe ai e dinte këtë. Në tetor dhe nëntor 1919, ai mori pjesë në takime, të organizuara nga bankieri holandez Gerard Vissering, në të cilat bankierë nga SHBA dhe fuqi të ndryshme neutrale zhvilluan një plan të sofistikuar për të përdorur kapital privat amerikan në rindërtimin e Europës. Plani premtonte shumë por Keynes nuk e lidhte dot veten me të për shkak se polemika e tij brilante kishte armiqësuar udhëheqësit politikë që nevojiteshin për ta vënë atë në zbatim. Në fund, vetëm pak elementë të planit u miratuan dhe jo para vitit 1924, kur tashmë ishte tepër vonë.
Leksioni këtu është se një kritikë brilante mund të jetë kundërprodhuese. Nëse do t’i vësh politikanët në drejtimin e duhur duhet t’i bindësh, jo të polemizosh. Për rrjedhojë, kur koha erdhi për të riorganizuar botën në vitet 1944-45, Keynes përdori një përqasje shumë të ndryshme. Ai përpunoi një plan kompleks rindërtimi, por kësaj here veproi pas kuintave. Ai nuk e kishte të vështirë të sulmonte kryeministrin britanik Ëinston Churchill dhe presidentin e SHBA-së Franklin D. Roosevelt për politikat ekonomike që kishin ndjekur në të shkuarën, por me kritika të tilla ai nuk do të kishte arritur asgjë.
E vërtetë, Churchill dhe Roosevelt ishin udhëheqës shumë më të mirë se sa Lloyd George dhe Ëilson. Por edhe nëse ata do të ishin defektozë, Keynes pati mësuar koston e të përqendruarit tepër te kritika ndaj udhëheqësve të këqij në kohë të këqija. Pavarësisht nëse jemi më 1919 apo më 2019, fiksimi me udhëheqësit individualë mund të na çorientojë ne nga puna drejt zgjidhjes së problemeve më urgjente që kemi sot.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Ghosts of Versailles