Avokati Ravik Gura u vra në një atentat në një lokal në Elbasan. Gura ishte avokat i Emiljano Shullazit në çështjen e fundit.
Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e të premtes vrasjen me armë zjarri të avokatit të njohur Ravik Gura. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 së të premtes në një lokal në qytetin e Elbasanit, ku banonte avokati Ravik Gura, 50 vjeç. Personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt avokatit Gura mbetet ende i paidentifikuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
“Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët”, thuhet në njoftim. Sipas burimeve të policisë, mjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori, bështë gjetur i djegur pak kohë pas ngjarjes.
Avokati Gura ka qenë një prej përfaqësuesve ligjor të Emiljano Shullazit gjatë procesit kur ky i fundit u dënua me 14 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.