Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore më 30 qershor, të gjitha autoritetet kontraktore mund të rifillojnë procedurat e prokurimit normalisht.
Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi të enjten institucionet prokuruese se mund të rifillojnë procedurat e zakonshme pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur fillimisht nga qeveria dhe miratuar nga parlamenti për një periudhë tremujore. Sipas njoftimit, “me përfundimin e afatit të shpallur për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, të gjitha autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit për mallra, punë ose shërbime.”
Shqipëria ndërpreu të gjitha proceset e prokurimit duke filluar nga muaji 1 prill me përjashtim të prokurimeve të lidhura me pandeminë.
Qeveria shqiptare prokuron mallra dhe shërbime me vlerë të përgjithshme prej rreth 900 milionë euro.