Vendimi për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Ardian Braho është marrë me shumicë votash.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Kryesuesja e trupit gjykues të KPK, Genta Tafa Bungo deklaroi se vendimi është marrë me shumicë votash.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën me 25 tetor, Komisioni kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve dhe marrëdhëniet financiare të të atit me tezen e tij emigrante në SHBA. Braho argumentoi burimet e pasurisë dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.