Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani, specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dhe biznesmeni Niko (Parid) Kalus u arrestuan në lidhje me shkeljet në një leje ndërtimi.
Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj, u arrestuan të martën pasdite me akuzat e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me dy zyrtarët lokalë u arrestua edhe Niko (Parid) Kalus një biznesmen nga Vlora.
BIRN mësoi se dy zyrtarët akuzoheshin për shpërdorim detyre në lidhje me një leje ndërtimi dhënë për lokalin e Kalus në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sipas hetimeve leja e ndërtimit për një shtesë dhe tendën e lokalit ishin dhënë në kundërshtim me ligjin, ndërsa vetë pronari i biznesit kishte tejkaluar edhe këtë leje.
“Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë”, thuhet në njoftimin e policisë.